Nga Mero Baze, 12 Prill 2012
Në mënyrë të pabesueshme, Sali Berisha ja doli të humbasë “duke fituar” me dhunë kandidatin e tij për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe opozita të fitojë politikisht, pasi shpëtoi prej një kandidati politikisht problematik dhe forcoi imazhin antidemokratik të Sali Berishës. Sali Berisha, i cili me sa duket nuk lë rast pa qenë fitues në skandale politike, në raport me opozitën, i besoi më shumë frikës nga një tronditje e shumicës së tij, për shkak të një figure laramane propozuar nga opozita, se sa dëmi politik që mund t’i shkaktonte opozitës, nga miratimi i Vishës. Në përfundim të votimit, opozita nuk përfaqësohet në KLD nga Adrian Visha dhe kjo nuk është një fitore e vogël per ta, dhe Sali Berisha u detyrua të thyente karshi publikut gjithë rregullat e votimit parlamentar të fshehtë, duke tentuar t’i përgjojë deputetët, deri tek dhoma e fshehtë. Bilanci i betejës është pabesueshmërishtë kundër tij.
Goditja e parë e madhe që mori shumica e Berishës, është se në votimin e sotëm Berisha tentoi dhe ja arriti të vendosë një standard antikushtetues për votimin e presidentit. Votimi për presidentin dhe votimi për KLD-në bëhet në të njëjtën formë, përmes votimit manual në kuti. Vendosmëria e Berishës që deputetëve t’u firmosej fleta e votimit, kur ai ta merrte atë para Komisionit, në të vërtetë prodhon pasiguri të plotë për fshehtësinë e votimit, pasi deputetëve të dyshuar, u vihet një nënshkrim identifikues dhe kështu vota e tyre dekonspirohet.
Berisha e mbrojti deri në fund këtë metodë votimi, jo aq se i duhej Cefa në KLD, por se donte t’u thoshte aleatëve të lëkundur të tij, se kjo mënyrë votimi do të jetë dhe për presidentin. Me degradimin e këtij standardi, Berisha ka bërë një paralajmërim të qartë për ta, se askush nuk do të guxojë ta godasë pas shpine disa muaj më vonë.
Goditja e dytë e Berishës ishte dhe politike. Para votimit ai ka pasur takime me Fatmir Mediun dhe LSI-në për t’i bindur për një votim të unifikuar. Sipas gjithë gjasave, Mediu ja ka pranuar marrëveshjen kundër avokatit të tij për një çështje të mbyllur, pasi Berisha sapo i ka hapur një çështje të re me Kajollin në Fier. Ndërsa Ilir Meta duket se i ka qëndruar presionit dhe ka mbajtur të hapur pazarin me të. Fakti që edhe përpos kësaj Berisha arriti të marrë 71 vota, do të thotë se ai është në kufijtë e mbijetesës politike. Politikisht Republikanet dhe Camet u faktorizuan duke i treguar Berishes se nuk ka nevoj per Ilir Meten nese Islami dhe Nasip Naco mbahen afer me qeverine. Kjo vetem sa ja heq makthin per momentin Berishes, por ja shton per te ardhmen.
Por, mbi të gjitha kjo përplasje në Kuvend e opozitës me Berishën, është një nga ato rastet e arta që duhet përdorur për të forcuar frymën e bashkëpunimit opozitar brenda dhe jashtë parlamentit. Edhe pse Berisha ja doli të çojë në KLD Cefën, siç çoi edhe Lulzim Bashën në Bashki, ai u detyrua të rrëmbejë mandatin dhe jo ta fitojë atë. Ky zhvillim duhet përdorur nga opozita për të mobilizuar një koalicion të gjerë kundër tij, duke i thënë çdo partie opozitare, çdo faktori politik të lëkundur, çdo qytetari të angazhuar kundër qeverisë pa parti, çdokujt që nuk e pranon logjikën e rrëmbimit të pushtetit me forcë, të bashkohet në një front të gjerë kundër Sali Berishës. Të gjithë duhet ta kuptojmë se nëse gara me Sali Berishën do të jetë e ngushtë për disa vota, për disa mandate, ai do t’i rrëmbejë, siç i rrëmbeu dhjetë votat në Tiranë apo mandatin e Cefës në Kuvend.
Fotografia e Berishës në Kuvendin e së enjtes, është një rast për të bashkuar opozitën dhe frymën opozitare në vend, kundër tij. Ai vrau përfundimisht çdo iluzion se do të lejojë një votim për të cilin është i bindur se e humbet. Si rrjedhojë, ai nuk do të lejojë kurrë të mbahen zgjedhje që mendon se e nxjerrin të humbur. Arben Ristani, më dukej dje më zotni burrë se Jozefina Topalli dhe Sali Berisha që çirreshin për të mos lejuar standardet e një votimi realisht të fshehtë.
Një ditë më parë isha seriozisht i shqetësuar se opozita po humbiste besueshmërinë dhe kredon morale në ballafaqimin me Berishën, duke propozuar një kandidat, politikisht problematik, por Berisha duket se ka një hall më të madh se morali i opozitës. Ai ka hall si ta mbajë me çdo çmim pushtetin dhe kjo i bën të padukshme hijet në skanerin që përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë opozitës.
“Mendjet e medhaja diskutojne idete,mendjet mediokre diskutojne ngjarjet,mendjet e e vogla diskutojne njerezit.” Anna Eleanor Roosevelt.
Beni shume mire qe nuk e lini popullin ne injorance te gjerave,por tani ka ardhur koha ta Rizgjoni.
“E verteta te rizgjon nga endrrat e gjumit.
Nese has nje skllav ne gjume,mos e zgjo se mund te jete duke emderruar per lirine.Une u pergjigja: Zgjojeni dhe flisne me te per lirine.”
Nuk me kujtohet autori,por teksti eshte i sakte.
Z.Baze ka ardhur koha qe ky parlament te shkoje ne shtepi,kjo e vertete i duhet bere e qarte popullit.
Ju i kini mundesite ,kompetencat,dhe ushtroni funksionin tuaj ne fushen e kritikes ne vend qe t’u mbani thesin plaçkitesve.
Sot nuk ka hapesire per politike ideollogjike,sot eshte koha e Globalizmit te eger.Vete kapitalizmi eshte ne krize,nuk kemi kohe per te shpetuar edhe duke fituar.
Idete ecin me shpejt se ngjarjet,i para paraqesin dhe duke i para paraqitur edhe i percaktojne.
Kujtoje shpesh kete te fundit dhe fillo,s’ka me kohe,jemi ne kohe shtese.
Comments are closed.