TemA Online, 25 Maj 2012
Kryeministri Berisha duket se po zhvillon një seancë të vështirë bisedimesh me Jozefina Topallin sonte në periferi të Shkdorës në Hotelin e Razmës. Berisha është parë të hyj në Shkodër dhe të marr rugën e Razmës rreth orës 20, ndërsa burime nga hoteli bënë të ditur se aty e priste dhe familja Topalli.
Një burim nga hoteli nuk bëri komente rreth darkës së tyre, por pranoi se në hotel ka njerëz të rëndësishëm të shtetit. Takimi synon me sa duket koordinimin e punëve drejt kandidaturës së presidentit. Topalli sipas burimeve nga PD, nuk ka pranuar të jetë kandidate në tre raundet e para dhe ato do të konsumohen pa kandidat. Ajo do të hyj kandidate në raundin e katërt.







