Berisha i rrit pagën Bashës dhe drejtuesve të lartë të njësive vendore

0
59

TemA, 16 Gusht 2012

Qeveria mori sot vendim në mbledhjen e radhës për të rritur pagat e drejtuesve të lartë të njësive vendore. Kryeministri Sali Berisha i rriti pagën Lulzim Bashës me rreth 34 mijë lekë të reja, duke krijuar disi diferencë me pagën e nënkryetarit. Në mënyrë të ndjeshme janë rritur edhe pagat e drejtuesve të tjerë të qeverisjes vendore.

a) Për Bashkinë e Tiranës:

– Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;
– Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.

b) Për njësitë e qeverisjes vendore me mbi 100000 banorë:

– Kryetari 92 000 – 140 000 lekë;
– Nënkryetari 60 000 – 93 000 lekë.

c) Për njësitë e qeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:

– Kryetari 60 000 – 116 000 lekë;
– Nënkryetari 49 000 – 91 000 lekë.

ç) Për njësitë e qeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:

– Kryetari 51 000 – 91 000 lekë;
– Nënkryetari 41 000 – 78 000 lekë.

d) Për njësitë e qeverisjes vendore me 5 001 – 20 000 banorë:

– Kryetari 41 000 – 78 000 lekë;
– Nënkryetari 28 000 – 69 000 lekë.

dh) Për njësitë e qeverisjes vendore me nën 5.000 banorë:

– Kryetari 37 000 – 55 000 lekë;
– Nënkryetari 27 000 – 43 000 lekë

e) Për Këshillin e Qarkut;

– Kryetari 87 000 – 132 000 lekë;
– Nënkryetari 57 000 – 91 000 lekë.”.