Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA
Berisha i arrorëve dhe malet e zhveshur të Skënderbeut… Rreth 53 % e sipërfaqes së Shqipërisë mëmë, ishte e mbuluar me pyje. Ndërsa sot nuk dihet me saktësi, se sa do të nxjerrë inventarizimi i pyjeve dhe kullotave, po ne nuk e kemi këtë informacion dramatic. Zëra studimorë të pavarur tregojnë se gjeohapësira shqiptare ka sot jo më shumë se 19.8 % të mbulimit pyjor
Berisha, teksa inaguronte impiantin prodhimit të Biokarburanteve, në Porto Romano u ngazëllye dhe iu kthye fjalim-mbajtjeve të tij eruptive. Kështu erdhi energjia, biomasa bioenergjia…kur befas futi krahun e buldozierit të tij, sërish tek plahrat dhe Aleanca e saj dhe prapë për votat…Një trazim allaberishë, para shqiptarëve të lodhur, që nuk mund t’ua errësosh më shikimin me terma të tillë, kur janë disa antivepra të dukshme, në natyrën e sotme shqiptare, për të cilat, ai kurrë nuk flet. E kjo është pasuria e madhe pyjore, në masakrën e saj të pahshëmbullt, në epokën e ngrohjes globale. Në sfond të fjalimeve të tij, në reliev, si një mashtrim regjisorial, ai mban një imazh gjelbërimi pyjesh, të cilin e sjell nga pas, kudo që shkon. Ai imazh më shumë është kanosës se sa inspirues, tek shqiptarët.
Pak më parë se biokarburantet Berisha shpërtheu fantazinë e arrëve dhe bajameve, planatcioneve të tyre që mund të mbillen në ato lugina malore, ashtu siç ka folur për mbjellje skënderbejane të ullinjëve pambarim(!!!)
Por asnjë herë ai nuk e tha një fjalë për pyjet shqiptare.
Këtu në Porto Romano, ai u thirri biokarburanteve më shumë për qëllime të tij politike, sepse edhe për këtë ai duhet të dijë se i duhen ligje të përshtatshme dhe një strategji kombëtare, që s’mund të izolohet vetëm këtu, por në të tërë botën bimore shqiptare. Vërtet e nesërmja e sigurimit të energjisë mund t’u bëjë vend biokarburanteve po kjo do të kërkonte ndryshime të peizazheve gjeohapësiniore bimore. Ndërkaq ne kemi një bujqësi e kredhur në dështim, një pylltari gati në braktisje fatale, ndën një qiell të ngrohes globale të kërcënuar. Inaguroi impiantin e biokarburanteve dhe foli për një mjedis të pastër.
Ai flet aty me pasion për ndërtime të tjera inagurime rrëzillitëse, se si nëpë lugina do të mbillen arrë, bajame, se në shpate do të mbillen ullinjë, diku mollë dhe fiq, planatcione të fantazisë së tij të ndezur, por askurrë nuk i hodhi sytë se ç’po bëhet me natyrën e vendit të tij, ç’është bërë dhe ç’do të bëhet, nëse do të vijohet me këtë masakër të pashëmbullt. Për poërmbytjet në Lezhë e Shkodër dhe dallgëzimit të detit, ai iu drejtua “eklipsit të Hënës”
Si nuk e hodhi vështrimin, tek shkatërrimi lumenjve dhe shfrytëzimin e lëndëve të ngurta në ta, të veprimit njerëzor të pakontrolluar, si nuk u shqetësua se si janë zbuluar këto pejsazhe të rralla plot pyje, që tani pothuajse janë në fundin e tyre, të prerë apo të djegur nga viti në vit.
Si nuk i shkoi mendja se duke hartuar një strategji kombëtare, jo vetëm për plehrat dhe importin e tyre nga jashtë, që siç paralajmërojnë specialistët, e shton rrezikun ndotës krahas dorës së mizore të shqiptarëve, për të shkulur, prerë e djegur atë pjesë të mushkërisë frymëdhënëvse e frymëpërtëritëse prej pyjeve dhe bimësisë në përgjithësi, pra: shkatërrimit të Florës dhe të Faunës.
Gjurmë të tilla shkatërrimi, që kanë ndodhur tek ne, mund t’i sjellë vet natyra me tërmetet, vërshimet, cunamet, apo lavën vullkanike, sëmundjet katastrofale bimore, po e këtillë, si kjo e njëzetë vjetëve të fundit me pyjet shqiptare, zor se mund të gjendet në planetin tonë.
Kudo që të klikosh, të kujtosh të përfytyrosh, dhe do të ndjesh dhimbjen dhe zbulimin që të ndodh në vetvete kur sheh se si pyejt e Kunorës së Dardhës e të Runës, ato të Qafë Malit dhe rrotull janë qethur, duka nxjerrë aq hapur formacionet gjeologjike virgjine. Pejsazhe të tëra janë ndryshuar në pyjet fanastikë të Lurës, që konsiderohet si perla e Ballkanit, tek ndoshta oazi më larmishëm i prehjes dhe i përjetëimit shërues të natyrës, ku s’ke dëshirë as të flasësh për mite e gojëdhena të Liqeneve të Lurës ( liqeni i Luleve ) dhe as të reshperimit të shqiptarëve në mbijetesën e tyre. Kthehemi në Cukal e rrotull tij, po i njëjti mjerim pyjor.
E tillë vjen Masdeja, dhe Vet Deja, mbi Macukull, po kështu Malet e Balgjajt dhe Allamanit, gjersa përshkojmë më këndej, Qafështamën historike dhe Malet e Skënderbeut.
Kështu vijnë njëri pas tjetrit pejsazhet e dëshpërimit pyjor, derisa ashtu, si kundër thamë për Qafë Shtamën mos të harrojmë se si ka mbetur nën kërcënim edhe Llogoraja historike e turistike apo dhe Sheleguri i Kolonjës në Juglindje.
Ka vend të sjellim atë krahasimin e paharruar të Vaso Pashës, duke përzgjedhur atë “ Lisin e rrëzuem përdhe…” Por është një lisnajë, pishnajë, masive në një mbulim bimor të shpërfytyruar.
Para shumë vjetëve mund të ngjiteshe nga Madheshi ( fshat në luginën e Shkopetit) që ndodhet në një kthese liqenore, e të merrje të përpjetën e faqes së maleve të Skënderbeut, e do të gjeje të formuar në kohë, një rrugë pothuajse të kalldrëmtë me kilometra të gjatë, në hije të aheve të lartë, si një rrugë shekujsh që lidhte pjesën perëndimnore të grykës së Matit, me Kurbinin historik. Ishte po ajo rrugë që në shekullin e përpjkjeve të Gjergj Kastrioitit as që mund të hasej dhe diktohej dot nga sulmet osmane. Tani, kjo rrugë ka dalë në shesh, është zbuluar dhe nuk e ka më atë vlerë të ruajtur brenda atij pejsazhi të jashtëzakonshëm. Gojëdhënat dhe legjendat jetojnë atje, sapo del në lartësinë 1400 metër mbi nivelin e detit, ku ishin dikur lëndina e rrethuara, me drurë të lartë ku Gjergji stërviste ushtrinë e tij. Aty lindi edhe legjenda se si, në atë qershor të vitit 1457, ushtarët e Gjegjit kishin etje për ujë, teksa bëheshin gati për betejën e famshme të Albulenës ( Ujëbardhës). Dhe ç’bëri Gjergji? Thonë se ai nxori atë shpatën e tij dhe në sy të malësorëve e teksa e nguli në Dheun rrëzë shkëmbinjëve thirri me zë të lartë : “Dil ujë, të pijë kaloria” Ashtu bë, këtu në lartësinë 1400 metra mbi nivelin e detit.
Tani aty vërtetë gurra rrjedh, por vendi nuk e ka atë virgjërinë natyrore të besueshme, por është zhveshur, gjatë gjithë faqes dhe kreshtit që prej majes së Hithit dhe deri në majën e Liqenit ( pika më e lartë e maleve të Skënderbeut.) Ndërkaq edhe vet Parku Kombëtar i Qafë Shtamës nuk i ka shpëtuar masakrës.
Kjo është jo vetëm një fragment alarmi për pyjet që po zhduken, një alarm që ka lidhje me goditjen më të madhe të hasur në Ballkan dhe Europë, shpyllëzimin barbar antiglobal, që ka ngjarë në Shqipëri.
Rreth 53 % e sipërfaqes së Shqipërisë mëmë, ishte e mbuluar me pyje. Ndërsa sot nuk dihet me saktësi, se sa do të nxjerrë inventarizimi i pyjeve dhe kullotave, po ne nuk e kemi këtë informacion dramatik që duhet të na i japë Instituti i Statistikave, ndërkohë zëra studimorë të pavarur tregojnë se gjeohapësira shqiptare ka sot jo më shumë se 19.8 % të mbulimit pyjor.
Imazhet Satelitore krahasimore të përvitëshme na e zbulojnë këtë rrëgjim dhe shkatërrim pyjor të pazakontë si një krim i vërtetë. Askërkush në Shqipëri nuk flet për pyllëzime artificiale, për erozioninn e lumenjëve dhe përrenjëve, përmirësim të kullotave… Por politika qeverisëse merret me goditjen e çdo lëvizjeje tjetër që nuk është në axhendën e saj, duke fyer me të sharat metaforike dhe parabolike, dhe kanosëse që s’mund t’u gjendet dot krahasimi. Në filozofinë e saj vijon të mbahet gjallë ky konfliktualitet, dasitë, edhe kur fantazohet për arra e agrume, ullinj, ekosistem, biomass, bioenergji, teksa sheh se si janë zhveshur malet e Gjergj Kastriotit prej mantelit bimor natyror jetëdhënës.