Berisha flet kot, Rregullorja po shkelet.Ky eshte Rreziku!

0
41

Erjon Brace

Kryeministri yne injorant dhe i pa ditur shkaku i permbytjes!

Nga Erjon Brace

Sot ne mesdite Kryeministri Sali Berisha, ne mbledhjen e shtabit te emergjences qe drejtohet nga Lulzim Basha ( i arsimuar per marredhenie nderkombetare dhe pervoje pune si perkthyes dhe minister), tha se niveli i ujit ne HC-t e Drinit po administrohet ne perputhje me Rregulloren , sic deri tani. “Eshte ulur niveli ne Koman deri ne 172 meter, do ta ulim edhe me poshte deri ne 170 meter, sic thote Rregullorja”-tha me kopetence Berisha!

Po ne oren 13.00, Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes Dritan Prifti (i diplomuar ne gjuhe dhe letersi angleze, si formim baze) beri kete raportim:
“Niveli i ujit në Fierzë 292.5 metër nga 296 m maksimale, në Koman172.9 m nga 176 m maksimale, ne Vau Dejës 74.85 m nga 76 m maksimale”. (marre nga FLASH NEWS24)

Ne njohje te Rregullores dua te pohoj se Kryeministri yne por edhe Ministri pergjegjes Dritan Prifti nuk e njohin fare Rregulloren! Madje nuk bejne asnje perpjekje per ta njohur! Natyrisht kjo ben qe menaxhimi i nivelit te ujit ne HC-t mbi Drin, edhe ne keto momente qe flasim, te jete ne kundershtim te hapur me Rregulloren, ashtu sic ka qene qysh nga muaji Nentor! E gjitha po fsheh keqmenaxhimin dhe ne kushtet kur Prokuroria Ina vijon te shijoje shfaqjen nga Salloni i Bukurise, krimi po fshihet duke mbuluar pergjegjesit zyrtare.

Ne Rregullore per situaten ne te cilen ndodhemi ne liqenin e Fierzes, kuote 292.5 m dhe prorje 1240 m3/sek uje, thuhet:
Rasti i katert: Qe ne castin kur prurja ne HC Fierze kalon vleften 1100 m3/sek dhe derisa niveli i Fierzes te arrije kuoten 295.5 M absolute (296 M relative) ose derisa prurja te zbrese deri ne 500 m3/sek, pa e arritur kuoten 295.5 M absolute, shkarkimet e plotave ne te tre HC-te behet si me poshte:

Ne HC Fierze: nese niveli i liqenit te Komanit ndodhet nen kuoten 171 M absolute, tuneli nr 4 i Fierzes duhet te hapet plotesisht. Centrali duhe tte punoje me fuqi sa me te madhe por te leshoje jo me pak se 300 m3/sek…. Tuneli nr.3 qendron i mbyllur derisa niveli i liqenit te arrije kuoten 295.50 M absolute (296.5 M relative). Niveli i lieqenit nuk duhet te ulet nen kuoten 289 M absolute…
Nese ne HC Koman ngrihet niveli i liqenit mbi kuoten 171 M absolute, tuneli nr 4 i Fierzes kufizohet ne menyre te tille qe ne Koman mundesisht te mos kalohet kuota 171 M absolute. Per kete qellim, po te jete nevoja, tuneli nr. 4 mbyllet plotesisht dhe prurja qe leshohet nga centrali ulet ne minimum por jo me shume se 100 m3/sek.
Kur prurjet ne Fierze jane ne zbritje, menyra e shkarkimit te tyre dhe e uljes se nivelit te liqenit deri ne kuoten 289 M absolute (290 M relative), nepermjet shkarkuesave apo vetem me anen e centralit, percaktohet nga Komisioni i Posacem, i cili per kete merr parasysh gjendjen hidrologjike ne pellgun e Drinit…..

Ne HC Koman: Me te arritur prurja ne Fierze 1100 m3/sek, ne Koman fillon ulja e nivelit te liqenit mundeisisht deri ne kuoten 160 M absolute………

Ne HC Vau i Dejes: Prurjet qe vijne duhet te kalohen tranzit me ane te shkarkuesave dhe te centralit per ta ruajtur kuoten e nivelit te liqenit.

Pra, sic lexohet qarte, nese ne Fierze kuota eshte mbi 290 m deri ne 295 m (kuota eshte 292,5 m), niveli i ujit ne Koman nuk duhet te lejohet te jete mbi 171 m (kuota eshte 172,9 m).
Ne te njejtat kuota ne Fierze, kur niveli ne koman eshte mbi 171 m (kuota eshte 172,9), tuneli Nr.4 ne Fierze kufizohet per shkarkim ose po te jete e nevojshme mbyllet fare! Nga pamjet e mediave tuneli ne Fierze jo vetem eshte i hapur maksimalisht por po shkarkon mbi 1200 m3/sek uje.
Nese prurjet ne Fierze jane ne nivelin e 1100 m3/sek uje ( prurjet jane 1240 m3/sek uje) atehere niveli i ujit ne Koman duhet te ulet ne kuoten 160 m absolute (kuota eshte 172,9, Kryeministri yne i papaergjegjshem thote qe do ta ule deri ne 170 m, shton sipas Rregullores)

Besoj tashme te gjithe e kuptojne se rreziku per ne eshte injoranca dhe paaftesia e Kryeministrit, ministrave qe po “menaxhojne” situaten!