Berisha dhunë e gjoba medies, gjithçka për t’i mbyllur gojën kritikëve

0
39

Faktori Plus

Nga “Faktori Plus

Kryeministri Sali Berisha ka nisur një fushatë diferencuese në median shqiptare, duke gjobitur ose kërcënuar me gjoba disa grupe mediatike kritike me qeverinë. Në krye të listes qëndrojne tri gazeta kritike me qeverinë, gazeta Shekulli, gazeta tema dhe gazeta korrieri, të cilat së bashku janë gjobitur mbi 1 milione euro.

Qeveria ndërkohe duket se ështe përfshirë në një betejë sistematike për nënshtrimin dhe të medias më të rëndësishme televizive në vend, si Top Chanel, Vizion Plus apo News 24. Përmes presioneve të rendomta për kontratat e ndërtesave ku zhvillojnë aktivtetin, apo përmes ndërhyrjeve klienteliste mes ortakëve të këtyre kompanive, qeveria ia ka arritur të siguroje shpesh herë një lloj konformizimi apo dhe diktim të politikes editoriale dhe stafeve të këtyre stacioneve televizive.

Faktori Plus,qei i referohet një raporti të fundit të Forumit Shqiptar për Mediat e Lira, veren, se situata në median e shkruar kritike me qeverine,eshte bërë më shumë se shqetësuese. E para që u gjend në listën e gjobave anromale nga qeveria, ishte shoqeria, që botonte gazetën tema. Një grup kontrolli i urdhëruar në fund të dhjetorit, vendosi një detyrim prej rreth 200 mije euro. Edhe pse nuk ka egzistuar një manual për kontrollin e gazetave, kërkesat e tatimoreve, të cilët komunikonin gjithe kohen online me drejtues të larte të shtetit shqiptar gjatë kontrollit, ishin të paarsyeshme dhe të jashteligjshme. Pas ish-kompanisë që ka botuar gazetën tema, sulmi vazhdoi tek shoqeria që e printonte kete te perditshme,kontrolli ndaj së cilës, ende nuk ka mbaruar. Forumi Shqiptar për Mediat e Lira, mori përgjigje shfaqjesimi nga disa zyrtare tatimesh, të cilët thanë në konfidencë, se për cdo kontroll mbi këtë gazetë ata raportojne direkt tek Ministri i Financave Ritvan Bode dhe një stukture e dyshimte politike brenda këtij sistemi, drejtuar nga Gjeneral Agim Shehu, një ish oficer i Sigurimit të Shtetit, që ka luajtur një rol regresiv në demokracine shqiptarë pas viteve 90-të.

Në këto kushte gazeta tema, ka këkruar falimentimin e kompanisë dhe ka ndërprerë printimin e saj. Pas kesaj represioni i kryeministrit Berisha ështe shtuar, duke shkuar deri në gjoba personale, dhe veprime arbitrare antiligjore, duke shkarkuar nga puna dhe pjesetarë të familjes së botuesit të gazetës. Sulmet ndaj gazetes, pasuan nxjerrjen e saj me dhunë nga redaksia, ku kishte investuar mbi 400 mij euro ,edhe pse një vendim gjykate, e ndalonte qeverinë të vepronte në këtë mënyrë. Qeveria ende, nuk ka dëmshëprblyer asnjë euro nga investimi i bërë, ndërkohë që ka shkaterruar pasuritë e saj dhe ka mbajtur peng dokumentacionin dhe gjithcka tjetër në mënyrë arbitrare.

Kryeministri Berisha po ashtu ka inkurajuar hapur sulmin mbi botuesin e gazetës tema, duke i dhene hapur mbështetje publike, biznesnenit Rezart taci, pas sulmit të tij mbi disa gazetarë.

Më pas sulmi vazhdoi mbi gazetën Korrieri, botuesit e se cilës Dulaku dhe Leskaj, u etiketuan publikisht nga kryeministri Berisha në muajin Dhejtor 2009, pas mitngut të opozitës në Sheshin Skënderbej.

Kontrolli tërësisht arbitrar ka gjobitur këtë gazetë me një detyrim që shkon mbi 300 mije dollarë, duke mos pasur asnjë mbështetje ligjore në arsyetimin e tyre.

Kontrolli ndërkohë ka nisur dhe në kompanitë e tjera të biznesve të grupit Dulaku, disa prej të cilave, janë ndaluar nga Gjykata e Tiranës, për shkak të mungesës së bazës ligjore në këto kontrolle.

Biznesemeni Dulaku, ështe ne një proces gjyqësor me kryeministrin Sali berisha në Gjykaten e Larte per shpifje ndaj personit të tij, por zoti Berisha, po mbrohet me imunitet ndaj këtyre akzuave, edhe pse vete ka deklaruar ,se nuk do ta përdore në asnjë rast imunitetin.

Së fundmi në qendër të sulmeve është vendosur Grupi 2k, dhe biznesmeni Koco Kokëdhima, po ashtu i akzuar publikisht, nga zoti Berisha dhe në një proces gjyqesor me të.

Zoti Kokëdhima në një letër të hapur për median, ka thënë, se duke nisur nga fundi i muajit dhjetor 2009, me porosi direkte nga Kryeministri Sali Berisha, Drejtoria e Pergjithshme Tatimore, ka urdheruar 26 kontrolle dhe vizita fiskale ne ndermarrjet ne pronesi te Z. Koco Kokedhima, ose rreth 10 here me shume, krahasuar me periudhat e meparshme apo me mesataren ne rang vendi.

Keto kontrolle behen me synimin e qarte per t’i bere presion mediave objektive dhe opozitare te “2K Group” e ne menyre te vecante, Gazetes Shekulli. Nepermjet kesaj forme presioni, Kryeministri i Shqiperise kerkon te kufizoje, kontrolloje dhe likuidoje lirinë tonë botuese

Si pasoje e ketyre kontrolleve, jane vendosur mbi 1.000.000 (nje milion) USD detyrime dhe gjoba te padrejta e abuzive. Mendohet qe ne perfundim te ketij procesi abuziv, te iniciuar nga zoti Berisha, shuma do te jete disa here me e larte, pasi 8 kontrollet qe zhvillohen ne shoqerite me te medha te “2K Group”, jane aktualisht ne proces.

Ja se çfarë thuhet ne letern e kesaj kompanie:

“Nga deklarimet jo zyrtare te inspektoreve, kemi mesuar se ata marrin udhezime dhe raportojne prane nje strukture te jashteligjeshme te krijuar me porosi te kryeministrit Berisha dhe prej te ciles nuk kane varesi administrative. Kjo strukture e posacme drejtohet nga Z. Agim Shehu, ish gjenerali famekeq i vitit 1997, atehere Drejtor i Policise se Shtetit dhe sot Zv. Drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

Si pasoje e urdherave dhe kercenimeve te ketij personi, vendosen gjoba te padrejta e te paligjshme, direkt nga zyra dhe ne kundershtim me deklarimet qe inspektoret na kane bere, pas ballafaqimeve me dokumentacionin qe ju kemi vene ne dispozicion.

Kjo strukture urdheron ne menyre te jashtligjshme inspektoret te kontrollojne serish periudha te kontrolluara me pare, te tejkalojne objektin e kontrollit, te pengojne shoqerine ne zhvillimin normal te aktivitetit, te provokojne punonjesit si dhe te vendosin gjoba te cilat duhet te arrijne nje vlere totale te paracaktuar.

Per me teper, nepermjet metodave qe ngjasojne me shume me sherbimet sekrete, sesa me ato te nje institucioni fiskal, inspektoreve ju kerkohet te japin informacione konfidenciale te kompanive apo te marrin dokumenta te cilat nuk jane objekt i punes se tyre.

Ne shume raste kjo strukture nuk j’ua miraton rezulatatet e kontrollit inspektoreve, por i rikthen ata per “zbulime” te reja, duke i kercenuar me pushim nga puna, nese nuk arrijne gjoben e planifikuar nga Agim Shehu.

Shoqeria e fundit qe u penalizua ishte “Planeti X”. Per te pasur sukses ne krimin e tyre, strukturat e Agim Shehut derguan ne kete shoqeri inspektore nga Dega e Tiranes, pavaresisht se e ka seline ne Fier. Keta inspektore te perdorur edhe ndaj grupeve te tjera mediatike, erdhen me qellimin e qarte qe te vendosnin nje detyrim, i cili te ishte i pamundur per t’u paguar nga shoqeria “Planeti X”, duke sjelle per pasoje mbylljen e kesaj shoqerije. Ne perfundim, ata vendosen detyrime dhe gjoba me vlere 61.000.000 lek (ose 5 fishin e te ardhurave te realizuara gjate vitit 2009) pa perfshire kamat-vonesat. Per te qene te sigurte ata nuk derguan as “Raport Kontrollin Paraprak” duke na hequr “de facto” mundesine ligjore te kundershtimit dhe duke na cuar praktikisht ne mbylljen e aktivitetit.

Nisur nga sa me siper “2K Group” vendosi te procedoj penalisht per shperdorim detyre inspektoret Petrika Bardhi dhe Gani Cupi, prane Prokurorise se Rrethit Tirane. Gjithashtu, vendosem te informojme Prokurorine qe te hetoje lidhur me implikimin e Z. Sali Berisha me detyre Kryeminister i Shqiperise dhe Z. Agim Shehu Zv. Drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ne kete ceshtje abuzimi.

Njekohesisht, po informojme dhe sensibilizojme Institucionet Nderkombetare të interesuara për gjendjen e lirisë së medias dhe liritë e të drejtat në Republikën e Shqipërisë, pasi ne 5 vitet e qeverise Berisha, keto kontrolle, gjoba dhe presione kane perkuar gjithmone me nevojat e kryeministit Berisha, per te kontrolluar, influencuar apo likuiduar politikat editoriale te mediave tona.”

Ajo që bie në sy në gjithë këtë panoramë të rënduar të medias kritike me qeverinë, ështe fakti se asnje media proqeveritare, nuk ështe vendosur nën presione të tilla financiare. Përkundrazi faqet e tyre janë të mbushura me reklama shteterore, edhe pse në treg kanë tirazhe minimale.

Nuk është nën kontroll po ashtu as TV Klan apo Scan Tv, që jane lidhje të afërta të kryeministrit ose familjes së tij.

Qëndrimi armiqësor i zotit Berisha ndaj medias kritike, duket se ka rritur ndjeshem dhe shqetesimin ndërkombëtar për këtë situatë.

Shqipëria humbi vitin që kaloi 8 pikë ne renditjen ndërkombëtare për lirinë e medias, ndërsa Komisioni Europian e ka lirinë e medias, si një një nga pikat e errëta për qeverinë shqiptare, në procesin e saj të integrimit evropian. Reporteret e Bashkimit Evropian, kanë raportuar gjeresisht problemet e qeverisë me median kritke sic ka qenë rasti i gazetës temma, Top Chanelit, Vizion Plusit etj.

Në raportin vejtor të Departamentit amerikan të shtetit theksohet qartë, se qeveria ka rritur ndjeshem presionet ndaj medias kritike me të.

Në fund të vitit të kaluar pas një sulmi brutal të nje biznesmeni të afërt me kryeministrin Berisha mbi tre gazetarë shqiptarë, 135 gazetarë të medias shqiptare i bën thirrje qeverisë të ndryshoje kursin e saj ndaj medias kritike në Shqipëri. Por në kunderpergjigje, berisha inkurajoi agresorin e medias, që pas pasurive shtetrore, të bëhej pronar dhe i një televizioni satelitor ne vend dhe fill pas kësaj shkoi si i ftuar nderi ne televizionin e tij, për ti dhënë mbështetje dhe për ta inkruajuar për gjestin e tij.

Berisha duket po ashtu se ka arritur të nështroje dhe shume faktorë të tejrë medatike në vend dikur kritikë me të. Media të tilla të mëdha kritike, si Top Chanel, News 24 apo dhe Vizion Plus, gjenden para presioneve banale për largim nga ndërtesat ku punojnë apo ndryshim të politikes editoriale dhe shpesh i detyrojne drjetuesit e tyre të mbajne qëndrime konformiste me qeverinë madje edhe të zbatojne dhe politika kuadri të hartuara në zyrën e kryemistrit.

Në një debat të fundit publik, Berisha ishte cinik me median, e persekutuar prej tij, dhe u pëproq të jepte mesazhe të qarta revanshi të administratës ndaj tyre. Ai akuzoi mediat kritike për mungese pavarësie, ndërsa po përpiqet te krijoje një infrastrukture tërëisht favroziuese në tregun e medias digitale, për klientët e e qeverisë në media, duke shkelur hapur barazinë para ligjit, lirinë ekonomike dhe lirinë e të shprehurit.