Kryeministri Berisha është shfaqur në mbledhjen e qeverisë përkrah ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, për të cilin u shfaq një video shokuese, pa thënë asnjë fjalë për rastin në fjalë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha ka folur vetëm për atë që ai e quajti suksesin në planin e qeverisë për mbjelljen e ullinjve. Berisha ka thënë se ky plan është ndër më të mëdhenjtë të qeverisë shqiptare. Ndërsa gjithë shqiptarët prisnin një koment të Berishës për skandalin e Ilir Metës, ai nuk e ka përmendur fare atë.
Kryeministri shqiptar është i pasionuar pas shprehjes “heshtja është miratim”. Aq shumë sa e ka kthyer në nismë ligjore atë. Kjo ka ndodhur në rastin e miratimit të lejeve të ndërtimit. Por edhe sa i përket korrupsionit, disa herë ai ka deklaruar se heshtja është miratim. Kjo duket e vërtetë në rastin e kasetës së Metës. Heshtja e Berishës është miratim ndaj aferave e korrupsionit.