TemA Online, 10 Qershor 2012
Kryeministri Berisha u shpreh pas takimit pozitë-opozitë se mazhoranca ka bërë të gjtiha përpjekjet për të bërë të mundur zgjedhjen e një kandidati që do të gëzonte edhe mbështetjen e opozitës.
“Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Për këtë arsye në përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm persoanlitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve nukarritëm një kandidaturë konsenduale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës”. – u shpreh kryeministri Berisha, duke vlerësuar “kontributin e tij në kompleksitetin e reformave gjatë dekadës së fundit”.
Ndërkohë, Ilir Meta u shpreh se “caktimi i Artan Hoxhës nuk përbën pengesë për statusin kandidat. Mund të jetë fryma konfliktuale e politikës shqiptare ajo që mund të pengojë integrimin e Shqipërisë.”
————–
Artan Hoxha, KANDIDATI i mazhorancës për president
TemA Online, 10 Qershor 2012
(E PERDITESUAR) – Artan Hoxha është kandidati i mazhorancës për president. Pavarësisht takimit të sotëm mes opozitës dhe pozitës, nuk është rënë dakord për një kandidat konsensual dhe për këtë arsye, mazhoranca ka zgjedhur e vetme kandidatin për president. Hoxha do të votohet nesër në Kuvend dhe me shumë gjasa do të jetë presidenti i Shqipërisë.
Kush eshte Artan Hoxha
Artan Hoxha ka mbaruar studimet në Fakultetin Gjeologji Miniera në vitin 1989, me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar për dy vite në ndërmarrjen shpim kërkim gazit në ultësirën e bregdetit dhe në vitin 1991 drejtoi Partinë Demokratike në Durrës. Pas fitores së zgjedhjeve më 22 mars 1992, ai u bë Ministër i Tregtisë me jashtë, duke u bërë dhe ministri më i ri në historinë e Shqipërisë.
Hoxha u konfliktua shpejt me Berishën dhe në fund të vitit 1993, u detyrua të dorhiqet. Në Korrik të vitit 1994 ai shkoi në Milano ku mbaroi studimet pasuniversitare si ekonomist për energjinë e mjedisit, dhe u kthye prej andej në vitin 1995. Berisha nxiti një hetim ndaj tij, që nisi në Dhjetor të vitit 1994, pas humbjes së referendumit për Kushtetutën. Hoxha shikohej në atë kohë si njeri i afërt me Ministrin e Financave Genc Ruli, ndaj të cilit po ashtu u tentua të niste një proces penal por u bllokua nga kuvendi, i cili nuk i hoqi imunitetin.
Pas daljes nga qeveria dhe nisjes së hetimeve, Hoxha u largua nga Shqipëria, dhe u rikthye pas vitit 1997. Së bashku me Genc Rulin themeloi Institutin e Studimeve Bashkëkohore, një OJQ e rëndësishme në fushën e projekteve për mirëqeverisjen dhe zhvillimin e vendit.
Ai ka punuar ngushtë me gjithë qeveritë shqiptare, përfshi atë të Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos.
Pas vitit 2004, Hoxha filloi të riafrohet me PD, dhe Berishën. Ai u përfshi në grupet e punës për hartimin e programit të PD-së, falë dhe përvojës që kishte për shkak të bashkëpunimit me qeveritë socialiste.
Pas vitit 2005, ai ka vazhduar të drejtoj OJQ e tij, e cila ka një qarkullim të madh për shkak të projekteve të shumta që menaxhon në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet partnere të saj.
Në vitin 2010 ka krijuar dhe një Universitet privat, Tirana Business Universiety.
Është i njohur për publikun shqiptar kohët e fundit si një pjesmarës aktiv në debatet politike i afishuar shumë fort pro PD-së.
Mësohet se ai është propozuar qysh ditën që është rrëzuar Zaganjori, prej Berishës dhe ka arritur të bashkoj votat e shumicës.
—————
Presidenti/ Ja kush është kandidati i mazhorancës
Kush është kandidati i mazhorancës për President të ri të vendit?
Artan Hoxha është një nga ekspertët e mirënjohur të ekonomisë. Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik (1992-1993)
Drejtor e më pas President i Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) nga viti 1997 e në vazhdim ; Anëtar i Këshillit të Administrimit të Universitetit të Tiranës (Shkurt 2008-Maj 2010) ; anëtar i Bordit Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC) në Selanik të Greqisë ; anëtar i Bordit Këshillimor të Televizionit Ora News ; anëtar i Bordit Këshillimor të Revistës Monitor ; themelues, anëtar dhe Drejtor i Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Arbitrimit dhe Ndërmjetësimit Tregtar, janë disa nga rolet e mbajtura apo në ushtrim e sipër nga z. Hoxha. Përgjatë karrierës së tij mbi 20 vjeçare, z. Hoxha ka kontribuar në përgatitjen e politikave, strategjive dhe ligjeve më të rëndësishme të lidhura me reformat ekonomike dhe institucionale.
Vitet e fundit, ka luajtur rol thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), reformimin e sistemit fiskal, krijimin e gjykatave administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin.
Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm.
Z. Hoxha, trajner i licencuar në Administrim Biznesi nga ILO Training Center në Torino të Italisë (1997), është një njohës i thelluar i çështjeve të lidhura me zhvillimin e sektorit privat. Institucione shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare si dhe biznese shqiptare e të huaja ne Shqipëri i drejtohen për këshillim.
Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Shkollën Pasuniversitare Enrico Mattei të Grupit Eni, Itali (1994-1995) dhe ato universitare në Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1984-1989). Ai është shpallur dy herë rresht, në vitet 1982 dhe 1983, fitues i vendit të parë në Olimpiadat Kombëtare të Matematikës.
(jd/shqiptarja.com)