BEOGRAD – Tači ima srpske krvi!

0
73

Muhaxhiri Hashim Thaçi, me gjak serb  

Pravoslavni sveštenik Radoslav Danilović, koji je početkom 20. veka prešao u islam i promenio ime uJusuf, ni manje ni više je nego pradeda premijera Kosova Hašima Tačija, tvrdi bloger na sajtu Balkanoid! (Kurier)

Mediet serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb. “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit, ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në mysliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf. Gazeta i referohet disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara. (SHEKULLI)

Shkrimi i Faik Bèj Konices “ Muhaxhiret” i shkruar nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania”, që publikohej në Bruksel në vitin 1901. Shkrimi e ka titullin “MENDIME TE VOGLA”, ku flet mbi “Muhaxhiret”.
Muhaxhirët!

Faik Konica

E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.

Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!

Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!