ResPublica.al | 8 dhjetor 2013
Xhihadistët e huaj po përdorin baza të sigurta në jug të Turqisë për të kaluar në Siri dhe për të luftuar kundër forcave qeveritare. Lajmin e bën të ditur BBC. Një person që drejton një nga bazat, në afërsi të qytetit-kufi të Rejhanlit, thotë se mbi 150 persona, mes të cilëve 20 britanikë, e kanë përdorur atë në tre muajt e fundit.
Rruga përmes Turqisë e përdorur nga xhihadistët e huaj të lidhur me Al Kaedën sa vjen e bëhet më e organizuar. Aktivistët e opozitës thonë se luftëtarët po shkatërrojnë revolucionin sirian. Një nga këta luftëtarë, nga Franca, thotë për të dërguarin e rrjetit britanik se si ai ka me mijëra, që kanë ardhur nga çdo qoshe e botës. “Ne jemi të gjithë të Al Kaedës”, shprehet ai.
Xhihadisti, dikur student në Francë, thotë se ai i është bashkuar një brigade që kishte rreth 8 mijë vetë.
Ai shton se së fundmi brigada ka bërë aleancë me organizata radikale islamike si Shteti Islamik i Irakut dhe Siria e Madhe. Në vitet e fundit, mijëra luftëtarë të huaj, përfshirë rreth 300 britanikë, kanë shkuar në Siri për të luftuar regjimin e presidentit Assad. Por opozita e vërtetë thotë se xhihadistët jo vetëm që nuk po luftojnë regjimin, por sistematikisht po sulmojnë lufëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Siriane, përcjell TCH.
ne.su.