Bashkimi me LSI-në do të rilindë Shqipërinë

0
37

E shkuara tregon se Ilir Meta nuk ka prishur asnjë marrëveshje. Ata që i referohen 2009-ës duhet të kuptojnë se nuk kishte marrëveshje, por një lëvizje

Shekulli, 12.04.2013

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi mbrëmë në emisionin “Top Story”, përballë gazetarit Sokol Balla, se LSI-ja nuk ka dilema për koalicionin me Partinë Socialiste. Ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në bashkëpunimin në nivelin e pushtetit lokal. Rama tha se shumë shpejt këto shumica do të veprojnë për të krijuar shumica që do të jenë në funksion të vullnetit të qytetarëve. I pyetur nëse negociatat me Ilir Metën kanë një pikënisje nga darka e Gjirit të Lalëzit, Rama tha se “po, ajo kohë vendosi komunikimin njerëzor, i cili është i pazëvendësueshëm për bashkëveprimin mes përfaqësuesish politikë të ndarë për një mijë e një arsye”. Zoti Rama, mirësevini në këtë studio. Dëgjova një moment kur thatë se e majta shqiptare ishte e përçarë në të shkuarën dhe se ndasitë janë një karakteristikë e jona.

Hapat drejt bashkimit janë një tipar që kanë sjellë kudo fitoren e së majtës. Më vjen ndërmend historia e Francois Miterrand (ish-President i Francës), që realizoi pas një sërë disfatash një bashkim spektakolar që askush nuk e priste. Zhvillimet e fundit në KQZ, mund të konsiderohen prej jush si një argument më shumë për të treguar një tentativë të pushtetit për të kontrolluar zgjedhjet? Ne nuk kemi nevojë për argumente plus. Jo vetëm që PS me LSI duhet të bashkoheshin, por bashkimi është një hap i natyrshëm për t’i dhënë fund një anomalie në sistemin politik shqiptar. Pasi gjithë ajo që ka ndodhur me KQZ-në, është një shprehje brutale e së vërtetës që zgjedhjet janë të kërcënuara dhe që kërcënimi vjen nga i njëjti person dhe e njëjta parti.

Nisma për ndryshimin e anëtarit të LSI-së në KQZ erdhi 24 orë pasi kjo forcë mbështeti në Këshill Bashkiak Lulzim Bashën. Mendoni nëse duhet të ketë më dilema Meta për pushtetin lokal? Nuk besoj se ka dilema të tilla. është një proces i shpejtë tranzicioni, që ka të bëjë me struktura që duhen ridizenjuar në bazën e shumicave të reja që tani janë edhe në nivel vendor e shumë shpejt këto shumica do të veprojnë për të vendosur vullnetin sovran në funksion të një vendimmarrje që s’do të jetë asnjë rast penguese, por vijimësisht në funksion të vullnetit të qytetarëve. Brukseli ka të drejtë të këmbëngulë tek ajo që thotë për respektimin e ligjit, si rasti i KQZ-së, por argumenti politik e ka një sens. Anëtari i KQZ mund të hiqet vetëm kur kryen një vepër penale apo vdes.

Askush nuk ka vdekur, ajo që ka vdekur është vetëm pushteti i Saliut. E megjithatë, politikisht ka sens si debat, sepse ka shkuar drejt një balancimi politik në KQZ dhe fakti që balanca politike ndryshon, mbase imponon një ribarazim. Jo, nuk është ashtu. Së pari nuk është ndonjë blasfemi që PD është në pakicë, pasi e tillë është. E dyta, ajo që thotë ligji, kodi i miratuar me konsensus, është që forcat në Parlament zgjedhin anëtarët mbi bazën e këtyre raporteve, ashtu si kur ndonjëri thotë që këto forca duhet të zgjedhin persona jo anëtarë partie dhe që nënkupton se në momentin kur këtyre njerëzve të pavarur nga forcat politike.

Meqë folët për tre ligjet, ndryshimi i balancave në këshillat me aleancën e LSI mund t’i japë një zgjidhje teknike bllokimit të tre ligjeve, pasi ndryshon mazhoranca në Qarkun e Fierit dhe nëse kjo do të ndodhë zyrtarisht, ka edhe një zgjidhje të çështjes. A është kjo parathënie e votimit të tre ligjeve në këtë legjislaturë? Jo nuk është një parathënie dhe më lejoni t’iu them këtu, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kusht në këtë bashkim. Situata e re në Qarkun e Fierit dhe këshillin e këtij qarku, me shumicën e re të krijuar, megjithatë mund të zhbllokojë kushtin që ju vendosët, pra zgjidhjen e problemit të këtij qarku.

A do të votojë Partia Socialiste këto ligje? Të shikojmë si do të zhvillohen gjërat, vendimet do të merren hap pas hapi dhe vendimmarrja jonë sot dhe nesër do të jetë e përbashkët, do të jetë e bazuar gjithmonë në një projekt strategjik. Sepse i tillë është ky bashkim, nuk është vetëm taktik, por një projekt strategjik për t’i dhënë të majtës historike të gjithë energjitë dhe forcën që jo vetëm të qeverisë, por të transformojë këtë vend, ose e thënë ndryshe të rilindë Shqipërinë. Kjo marrëveshje me LSI-në thatë që garanton votën e shqiptarëve. Dikur akuzonit LSI-në se bashkëpunoi në vjedhjet e votave në Tiranë?

Në këtë deklaratë doni të thoni që votat tani do t’iu vidhen më pak sepse ai që ju ka vjedhur do të vjedhë me ju apo çfarë? Jam shumë i vetëdijshëm që ka shumë pyetje që mund të ngrihen duke u bazuar në të shkuarën, por politika nuk është shkencë e së shkuarës, por një instrument për të zgjidhur problemet aktuale duke parë nga e ardhmja. Ama vota jonë sot është shumë më e mbrojtur, pasi shumica që përfaqësojmë sot është e pakapërcyeshme nga vjedhjet, deformimet, nga makineria e vjedhjeve me shofer Sali Berishën. Nëse PD e bën fakt të kryer zëvendësimin në KQZ, me një shumicë të thjeshtë, cila do të jetë hapat që do të ndiqni? Një nga mundësitë është që LSI të kërkojë zëvendësimin e anëtarit të PBDNJ-së.

Më lejoni t’iu siguroj që edhe në këtë rast, siç e shikoni, logjika e këtij bashkimi nuk është ajo që dikur shkaktoi ndarjen apo ajo që në momente të caktuara, që nga viti i keq i ndarjes ka bërë të pamundur bashkëpunimin. Logjika e këtij bashkimi bazohet në projektin e përbashkët strategjik dhe për të shkuar përpara me vetëdijen që u detyrohemi shqiptarëve një transformim që e presin prej vitesh. Përgjigja, ne nuk shkelim ligjin dhe dy gjëra duhet të dinë mirë njerëzit, të vetmuarin Sali nuk e shpëton dot nga disfata e 23 qershorit asgjë, sikur të marrë të gjithë KQZ dhe në vend të anëtarëve të vendosi shtatë shajanë, sikur të bëjë gjithçka mund të përfytyrohet, nuk do të përmbysë dot vullnetin e shqiptarëve.

Nëse kjo do të ndodhë, do të njollosë shumë keq Shqipërinë dhe zgjedhjet që përpara se ato të mbahen, e do të njolloste kryeministrin direkt, e procesi zgjedhor të jetë i kontenstuar ndërkombëtarisht që pa u mbajtur zgjedhjet. T’i rikthehemi pak marrëveshjes. E di që ju do ta quani telenovelë rozë, por publiku dëshiron të dijë detajet. Ju thatë do të bëhet publike së shpejti e plotë. Jemi duke punuar mbi një kartë parimesh, që do ta bëjmë publike në momentin e duhur, përpara se të shpallet përfundimisht gjithë fronti i koalicionit tonë, ku presim të bashkohen edhe të tjerë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shekulli