Bashkim Kopliku: Socialistët do bëjnë faj të rëndë nëse bien dakord për heqjen e imunitetit

0
78


TemA Online, 9 Shtator 2012

Në një shënim të dërguar për respublica-n, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku mbron tezën se në rrethanat aktuale shqiptare nuk duhet bërë heqja e imunitetit; madje ai e sheh si të rrezikshëm një hap të tillë. Dhe jep pesë arsye të vetat, pse mendon kështu:

1. Socialistët duhet ta pozicionohen qartë e prerë: nuk duhet hequr
imuniteti, deri sa në Shqipëri nuk janë shenjat minimale të shtetit ligjor,
deri sa vriten 4 vetë në mes të Bulevardit e vrasësi vazhdon të jetë
kryeministër etj. Duhet të ulërijnë që ta dëgjojë çdo shqiptar, por edhe ata
që dërgojnë ata burokratë nga Perëndimi, që përsërisin “hiqni imunitetin”
(më e pakta që mund të thuhet për këta burokratë është se ata “janë
injorantë të situatës shqiptare”). Në stadin aktual të zhvillimit të
Shqipërisë, jo vetëm që nuk duhet hequr imuniteti, por mbase duhet forcuar
më tej. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është pjesa më e degjeneruar e
shoqërisë, dhe ai nuk rregullohet duke zgjedhur drejtuesit e tij as me ¾ e
as me 100% (unanimitet) të votave. Këta të PS-së janë naivë, apo janë mashtrues?!

2. Vetëm kur Shqipëria të ketë bërë përmirësime të dukshme të drejtësisë,
vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit. Imuniteti
është një shpikje e botës, jo jona, që synon të mbrojë deputetët nga sulmet
e diktatorëve, të Berishës në rastin konkret, por edhe të Ramës, nëse dhe ai
bëhet diktator. Vetëm kur drejtësia të ketë bërë përmirësime reale e të
pranuara edhe nga miqtë perëndimorë të Shqipërisë, vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit.

3. Imuniteti nuk ka fare qëllim, e as e luan praktikisht këtë rol, që të
mbrojë deputetët e korruptuar. “Mbrojtja e deputetëve të korruptuar
nëpërmjet imunitetit”, është një sofizëm mjeran, që nuk mund të mbështetet
me asnjë të dhënë reale nga praktika.

4. Një parlament me deputetë pa imunitet, do të kthehet në një parlament
me 4-5 vetë: sa parti ka në parlament. Deputetët pa imunitet do të jenë
shumë më të terrorizuar të shprehin mendimet sipas mendjes së tyre, se sa
janë sot, me gjithë imunitetin që kanë. Me deputetë pa imunitet, dhe me një
drejtësi të komanduar nga kryeministri i radhës, nuk ka sepse të ketë 140
deputetë. Po hoqën imunitetin, të bëjnë edhe Parlamentin me aq vetë sa parti
ka në Parlament, dhe secili prej tyre do të votojë me aq pikë sa përqind ka
fituar partia përkatëse në zgjedhje: nuk ka asnjë motiv që të jenë 140 deputetë.

5. PS është duke vepruar si në rastin, kur së bashku me Berishën ndryshoi
Kushtetutën duke bërë një Kryeministër me fuqi të tepruara dhe një president
pa kurrfarë fuqie; kur u hoq mundësia e ndërprerjes së një regjimi
diktatorial, duke kaluar vendin në zgjedhje me “mos zgjedhjen dot të
presidentit” etj. Rama me të tijtë pranoi “gabimin” që pat bërë, por në fakt
është bërë faj dhe jo thjesht gabim. Nuk duhet të përsërisin edhe me “heqjen
e imunitetit” një faj tjetër, mbase dhe më të rëndë.

Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663; +355 52 229209
Mob: +355 672858090
International mob: +39 3887865398
E-mail:
optional: