BARTI ME DEKADA FANARIN E DRITËS PËR TË LARGUAR ERRËSIRËN E ROBËRISË NGA KËTO TROJE

0
60

“Demaçi, Aromë atdheu”, përgatiti Selatin Novosella, botoi SHBPK, Prishtinë 2014

Milazim F. KADRIU

Tashmë tek ne janë botuar disa antologji poetike që u kushtohen figurave të ndryshme kombëtare. Vargut të tyre në nëntorin e vitit 2014 iu shtua edhe një antologji e veçantë e përgatitur nga Selatin Novosella.

Dalja e librit “Demaçi, Aromë atdheu”, njëkohësisht përputhet me 50 – vjetorin e veprimtarisë së organizatës atdhetare Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e themeluar dhe e udhëhequr pikërisht nga Adem Demaçi, para gjysmë shekulli, për çka Ai qe gjykuar me 15 vjet burg të rëndë.

Novosella që njihet edhe si biograf i simbolit të qëndresës kombëtare, Adem Demaçi, kësaj radhe para lexuesve vjen me antologjinë “Demaçi, Aromë atdheu”, ku ka përmbledh mbi 80 poezi të autorëve të ndryshëm nga të katër anët e trojeve shqiptare. (Abdullah Konushevci, Adem Zaplluzha, Agim Gjakova, Agim Spahiu, Agim H. Berisha, Ali Podrimja, Arif Bozaxhi, Avni Dehari, Bedri Halimi, Behram Hoti, Beqir Musliu, Dan Kosumi, Demir Behluli, Demush Hanuci, Egzona Konushevci, Faik Beqaj, Fadil Shyti, Fehmi Ajvazi, Fehmi Berisha, Gani Xhafolli, Gëzim Ajgeraj, Gjon Gjergjaj, Hajdin Abazi, Hakif Bajrami, Hydajet Hyseni, Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Isuf Sherifi, Jonuz Fetahaj, Kadri Rexhaj, Lebit Murtishi, Martin Çuni, Mehmet Bislimi, Mehmetali Rexhepi, Mexhit Mehmeti, Muhamet Pirriku, Murteza Xajë Nura, Mustafë Krasniqi, Myrvete Dreshaj- Baliu, Namik Selmani, Naxhije Doçi, Nezir Prokshi, Nexhat Rexha, Nuhi Vinca, Qerim Pllana, Riza Greiçevci, Rexhep S. Sadiku, Ruzhdi Berisha, Rrahim M. Sodiku, Rrahim Sadiku, Rrustem Geci,Sabile Keçmezi – Basha, Sadri Fetiu, Sami Dërmaku, Selatin Novosella, Sylejman Qyqalla, Sylejman Pireva, Shaip Beqiri, Shaqir Foniqi, Shqipe Hasani, Shqipdon Rexhaj, Teuta Hadri,Tush Mali, Veli Veliu, Zahir Abdullahu, Zeqir Gërvalla, Zgjim Veliu, Xhemajl Mustafa, Xhemajl Rudi, Xhevë Lladrovci, Valon Flamuri, si dhe pesë poezi me autor të panjohur)

Ashtu si është vlerësuar kjo antologji është e veçantë sepse është për njeriun e veçantë të popullit tonë.
Të gjithë autorët e poezive nëpër mes vargjeve të tyre kanë shprehur gjithat që ndjejnë për njeriun që gjithë jetën punoi për vendin dhe popullin e tij.

Thonë se heronjtë dhe legjendarët e vërtetë me idealet, virtytet dhe urtësinë e shquar të heronjve të njohur epiko-mitik :Gjithmonë vijnë “heshtur” dhe të urtë për t´u futur në mite,epose të ndryshme dhe në legjenda. I tillë ishte dhe mbeti i Madhi ynë i përjetshëm-Adem Demaci. Kryengritës dhe kushtrimtar i madh-deri në tempull. I përkushtuar dhe vizionar-deri tek Zoti. Vigjilent dhe përparimtar-deri në kulm. Me ato hije të zjarrta kolosale dhe titanike në ballin dhe fytyrën e Tij Flamur! Ballëlartë dhe me ato shikime të mprehta prej Shqiponje Dykrenore të Alpeve të njohura Shqiptare. Në krye të herës dhe në ballë të Kolonës së Madhe të lirisë, shtetit, pavarësisë dhe shqiptarizmës: Ishte dhe mbeti përgjithmonë i Madhi ynë i Madh-Adem Demaci.

Njeriut që kapërcej të gjitha vështirësitë dhe pengesat që ia qiti okupatori dhe asnjëherë nuk u dorëzua.
Edhe këto poezi do të qëndrojnë dhe do të kenë krenari ashtu si kishte dhe ka Adem Demaçi të cilit i kushtohen.

Autori i librit e lenë të hapur librin i bindur se ka edhe krijues të tjerë që kanë shkruar dhe do të shkruajnë për simbolin e qëndresës kombëtare. Ka edhe shumë të shkruhet e thuhet për Adem Demaçin ngase puna dhe vepra e tij është e gjerë dhe ajo po vazhdon edhe matej.

Andaj të gjithë autorët e përfshirë në këtë antologji pasqyrojnë jetën dhe veprën e Demaçit secili në mundësinë e tij dikush më drejtë e dikush më thellë por që të gjithë ndjejnë dhe bashkëjetojnë me veprën e simbolit tonë kombëtar. Por pa dyshim se shumë meritor është edhe Selatin Novosella që i mblodhi dhe i tuboi në një libër të këto krijime të autorëve që kishin një qëllim që të lartësojnë veprën e Adem Demaçit.

Të gjithë autorët shprehën frymëzimin që kishin për Bacën që është një figurë unikate, që barti me dekada fanarin e dritës për të larguar errësirën e robërisë nga këto troje.
Ashtu si e çmojnë poetët e kësaj antologjie, autori i librit po edhe mbarë populli Adem Demaçi ishte dhe mbeti Flamurtari, Udhërrëfyesi dhe Sinonimi i përhershëm dhe emblematik i luftës dhe të të gjitha përpjekjeve të tjera çlirimtare dhe patriotike të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët. Dhe, njëri ndër akterët dhe protagonistët me të rëndësishëm dhe kryesor të shtetit dhe pavarësisë së gjithmbarshme të Republikës së Kosovës dhe rrugëtimit drejtë Bashkimit Kombëtar.

Në këtë antologji ka autor që me simbolin e njohur të Luftës dhe Rezistencës, respektivisht, legjendën dhe heroin tonë të gjallë e të pavdekshëm, Adem Demaçi nuk patën fatin të takohen por ata u takuan me jetën, veprën dhe krijimtarinë e tij letrare e patriotike dhe u inspiruan e thurën vargje.

Krijuesit duke njohur dhe parë kontributin e pashoq të Adem Demaçit për çlirimin, shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës Sonë Martire dhe Heroike për shumë vite dhe dekada me radhë. Gjatë Luftës së njohur Çlirimtare dhe Heroike të UÇK-së sidomos.

Po të lexosh poezitë e mbi tetëdhjetë poetëve kushtuar Adem Demaçit, poet këta gjithandej trojeve ku flitet e jetohet shqip e në mesin e tyre edhe disa poezi me autorë anonim mund të shihet se sa është e çmuar vepra e simbolit të qëndresës së popullit shqiptar,
Me plotë të drejtë vargjet e kësaj vepre quhen vargje të veçanta,të shkruara nga poet të veçantë të vendit të veçanet të trojeve shqiptare që dikur quheshin Dardani që tregojnë se janë bijë të një populli të lashtë e që i janë kushtuar birit të veçantë të këtij populli.

Poezitë e librit “Demaçi, Aromë atdheu” janë të mirëpritura për gjeneratën e tashme por do të jenë edhe për lexuesit e rinj që do të vijnë ngase vërtetë kanë aromë atdheu.
Këto poezi do të qëndrojnë gjatë ashtu si qëndruan shumë nga to ku siç shihet janë shkruar në kohë dhe periudha të ndryshme. madje ka poezi që janë shkruar në kohën kur edhe ishte e rrezikshme të përmendej emri i Adem Demaçit e jo të shkruhej apo të përkrahej rruga e tij. Megjithatë si gjithherë pati përkrahjen e shumicës së popullit liridashës dhe nuk munguan as krijimet artistike e letrare për Bacën. Madje ka autor të poezive që shumë pak i hasim që kanë shkruar poezi por për njeriun e veçantë nuk u ka munguar frymëzimi si janë edhe historianët e nderuar Hafif Bajrami, Muhamet Pirriku e ndonjë tjetër. Po ashtu në këtë antologji është e prezantuar edhe heroina Xhëvë Lladrovci që padyshim se e kishte idol Demaçin ku edhe në poezi shprehet :

Idol-bir besnik i dheut të shqipes,
Flakadan i pashuar i dijes dhe dritës,
Në çdo vatër frymëzon në atdhe
Bacë-gjithmonë në zemër të popullit je.

Ky libër meriton të lexohet e rilexohet, ndërsa ideatori, pa dyshim, do ta meritojë admirimin e lexuesve,sepse poezitë e këtij libri përpos vlerës letrare e artistike kanë vlerën dhe peshën historike.