BALADË PËR VËLLAIN E VOGËL – nga Fran Tanushi

0
30

FRAN TANUSHI, GJERMANI

BALADË PËR VËLLAIN E VOGËL
Dëshmorit Kolë Mirdita

Sa deshirë do të kisha
të radhisja kolonën
e atyre trimave
te Rrasa e Zogut
atë natë
Ta shoh ku ishte renditur Kola
vëllau im i vogël
mbathur me këpucët e babës Ndrecë
xhamadanin e gjyshit Pjetër veshur
tha Vilsoni një ditë
Sa kisha dashur të degjoja
Kengën e hareshme t’ atyre djemëve
që me mund kishin siguruar
armë dhe municion
për të mbrojtur pragun e shtëpisë
Dhe pse gjithëkund tingëllimë
ajo nga pas më ndjek
s’dua të degjojë kurrë
atë krismë granate
që Kolës jetën ja ndërpreu
Shkëmb mbi shpatull
me rëndon pëndimi
pse nuk isha me të atë çast
së paku armët gjer në shtëpi me ja çue
e nënës pa i folur me i tregue…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa