Nga “Faktori Plus”
Me nje shperthim simbolik kane nisur zyrtarisht punimet per ndertimin e autostrades, “Vermice-Merdare, vazhdim i segmentit “Durres-Morine”. Ne ceremoni ka marre pjese edhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, perkrah homologut te tij kosovar Thaci dhe personaliteteve te tjera.
Ne fjalen e tij ne perurimin e kesaj rruge, kreu u qeverise se kosoves e cilesoi ndertimin e autostrades si projektin me te madhe per kosoven ne dy vjet si shtet i pavarur dhe sovran.
Ndersa ka shmangur komentet per fatin e rruges durres-kukes, kryeministri Berisha e cilesoi ndertimin e ketij segmenti si nje projekt historik per kosoven dhe mbare kombin shqiptar.
Urimet per fillimin e kesaj rruge jane percjelle edhe nga presidenti i kosoves fatmir sejdiu si dhe ambasadori i shteteve te bashkuara te amerikes, kristofer dell. Punimet per segmentin rrugor nga kufiri me Shqiperine deri ne Serbi, qe do te ndertohet nga konsurciumi amerikano-turk, Bektel-Enka kapin shifren e rreth 700 milione eurosh.
Por a e disponon qeveria kosovare nje shifer te tille?
Sipas te dhenave zyrtare, qeveria e Kosovës ka siguruar vetëm 46 milionë euro para të gatshme për fillimin e punimeve të autostradës së Kosovës, qe i thone 15 here me pak se vlera e kerkuar. Autostrada e Kosovës që lidhet me atë të Shqipërisë, thuhet se do të kushtojë mbi 700 milionë euro, sepse akoma nuk ka një projekt të finalizuar, me të cilin do të dihej saktë se sa do të kushtojë ndërtimi i saj. Autostrada do të ndërtohet segment pas segmenti, pasi Kosova nuk e ka shumën e mjaftueshme të parave për ta ndërtuar atë.
Burime zyrtare konfirmojne se qeveria e Kosovës ka planifikuar tre forma të financimit për ndërtimin e autostradës. Kostoja financiare për ndërtimin e rruges pritet të mbulohet nga tri burime. E para, nga buxheti i Kosovës. E dyta, pjesa me e madhe e këtij projekti, nga procesi i privatizimit dhe koncesionimit të ndërmarrjeve të mëdha të Kosovës, si posta, aeroporti dhe distribucioni i KEK. Dhe në fund, kur të shihet se sa janë hyrjet nga buxheti dhe nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve, do të kërkohet ndonjë kredi e butë, e cila do të merret nga institucionet ndërkombëtare financiare. Aktualisht, te dhenat zyrtare flasin per dy segmentet e para, te cilat kushtojne perkatesisht 100 dhe 120 milione euro.
Pas dyshimeve te forta per suksesin e projektit te rruges vermice-merdare ne kosove, te ngritura ne nje analize te Dojce veles, edhe analiste vendas shprehen skeptike per fundin e kesaj vepre. Halil matoshi pohon se projekti i njohur edhe si rruga e kombit, ka 2 probleme serioze: mungesen e fondeve dhe te projektit final.
Autostrada me nje gjatesi 117 kilometra, nga kufiri me Shqipërinë në Morinë deri në afërsi të kufirit me Serbinë, në Merdare, vleresohet nga rrjeti i njohur, si nje projekt teper i shtrenjte per kosoven. Sipas tyre vetem per kete vit, kompania ka kerkuar 80 milione euro, pa perfshire TVSh-ne.
Edhe pse eshte inaguruar para 10 muajsh austotrada durres kukes ehste jashte funskionit, per shkak te shembjene ne tunelin kalimash thirre. Prej 6 muajsh autoritetet bllokuan kalimin ne tunel, per ceshtje sigurie duke detyruar udhetaret ti kthehen rruges se vjeter qe mban 7 ore deri ne tirane.
Pikerisht ketu eshte devijimi ku makinat duhet te futeshin ne Tunelin e Kaliamshit. Por prej muajsh ato qarkullojne ne rrugen e vjeter nga Qafa e Malit. nderkohe qe shoferet me te guximshem per te shmangur oret e gjata te udhetimit kalojne ne nje shteg te improvizuar mbi tunelin e kalimashit.
Firma ndertuese Bcthel Enka si dhe kinistria e transporteve kane dekalruar se tuneli do te hapet me 15 maj. Por supervizore te punimeve jashte kameres pohojne se ky afat mund te shtyhet deri ne fund te muajit.
Sipas specialsiteve do te hapet vetem njera galeri, pasi tjetra nuk pritet te jete gati para vjeshtes.
Punimet ne vepren e inaguruar me urgjence para zgjedhjeve te qershorit kane mbetur pezull jo vetem ne Tunel, por dhe ne segmente te tjera sic eshte ai ne hyrje te qytetit te Kukesit deri ne Kolsh. Ne tabela, afati i përfundimit te punimeve ka kaluar prej muajsh. Shembje te pjesshme ka pasur edhe ne segmentin Rreshen-Thirre, pjese e kësaj autostrade.