Autoshovenizmi

0
48

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Duket së vetëm ne shqiptarët nuk do të mësojmë nga dështimet.Historikisht shumë herë kemi dështuar në shtetndërtim, dhe kjo histori aspak e lavdishme sikur prap po na përseritet. Bie pyetja. A nuk e dojmë ne atdheun apo nuk na don ai neve? Sigurisht ne nuk e duam atdheun aq sa duhet! Kur ne e duam vërtetë atdheun edhe atdheu na donë neve. Kemi filluar mos ti duam së pari prindërit tanë, farefisin dhe pastaj sigurisht së nuk e dojmë edhe atdheun. Pas lufta na qiti në sipërfaqe siç thotë një fjalë e popullit gjithë arpallakun.Na shpërfaqi si njerëz shumë lakmitarë për pushtet, e shumë më pak si njerëz që dinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë shtet.

Na shpërfaqi si njerëz që më shumë e duan atdheun e tyre më fjalë se më vepra. Fill pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova, u ballafaquam më një mori dukurish negative. U shpërfaq rivaliteti aq i ashpër politik sikur mos të ishim të një gjaku. Në këtë rrugëtim makabër të luftës për pushtet, u vranë shumë përsonalitete të jëtës politike dhe ushtarake. U fut përqarja dhe urrejtja si kurrë më parë. U vjedh pasuria shoqërore pa mëshirshem nga ata që u ngjiten në pushtet sikur Kosova mos të ishte atdheu edhe i tyre. Për ta zhvlerësuar njeri–tjetrin para opinionit të gjerë publik u përdorë një fjalor tipik i njerëzve të pa emancipuar, të pa eduakatë, të paditur dhe u përdor një fjalor deri aty duke e etikuar njeri- tjertrin si antikombëtar.Unë do të thosha së tek ne është futur në funksion edhe Autoshovenizmi i cili dëfinohet si urrejtje karshi atdheut.

Ka intelektual dhe njerëz tjerë të cilët sigurisht nuk pajtohen më këtë konstatim, së si është e mundur kjo.Por, si të komentohen ndryshe gjitha këto keqpërdorime dhe gjithë kjo urretjte e shpërfaqur, e cila në vend që të flakët sa më parë, gjithnjë e më shumë po gjënë vend si në debate, në ndeja të ndryshme, e aq më keq në Paralamentin e Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit. Kjo klasë politike shumë është quar peshë, duke e pru në pyetje edhe shtetësinë e brishtë të Kosovës.

Gjithnjë e më shumë jemi duke i bindur edhe miqët tanë Perëndimor dhe miqët tanë Amerikanë së nuk dimë dhe as që e mertojmë shtetin! Po ta duam ashtu si do të duhej shtetin, nuk do të ndodhnin të gjitha këto abuzime më të mirat e përgjithsme materjale. Po ta duam shtetin sigurisht se nuk do të kishim të gjithë këtë armatë të pa punësuarve dhe këtë mjerim social. Po të ishim atdhetar sa duhet nuk do të kishim këtë migrim kaq masovik për ne vendet perëndimore sikur në kohën e okupimit klasik nga Serbia.

Atdhetarët nuk bëjnë dallime partiake, porpos rivalitetit partiak. Në vend të respektit dhe dashurisë së ndërsjellë po kemi ndarje në baza farefisnore dhe ndarje në baza krahinore .Nese pushteti përbëhet nga njerëzit e një krahine të Kosoëvs ata automatikisht i eleminojnë njerëzit e krahinave tjera si në sferën e punësimit, të ngjitjës në pushtet, dhe po thuaj në të gjithë sferat jetës siq e kam theksuar edhe ne një shkrim më herët.Secili njeri ka identitetin dhe te drejtën e vet autonome të mendoj ndryshe.

Të gjithë jemi të barabartë para ligjit.Të gjithë dëshirojmë ti sigurojmë të mirat materjale, e jo vetëm kasta në pushtet.Secili njeri ka nevojë për siguri, ka nevojë të këtë një banim komod, një punë etj. Të gjithë jemi hisedarë të kësaj toke. Atëherë kur mohohen të drejtat legjitime të tjetrit, nuk kemi rehati, nuk kemi prosperitet dhe as mirëqenje. Nuk ka përspektivë për gjeneratat e reja të cilat edhe pse po i mbarojnë shkollimet nuk kanë mundësi të punësohen, sepse nuk kemi zhvillim të duhur të ekonomisë.

Dëmin më të madh në rrugëtimin tonë janë duke na shkaktuar natyrisht këta qeveritarë dhe këta kuvendarë të cilët po sillën jashtë çdo norme demokratike të sjellës, duke mos e përfillur kështu edhe votën. Të gjithë jemi të barabartë para Zotit.Çdo ditë kemi zënka dhe afera të ndryshme, për t’i mbuluar keqpërdorimet e mëdha. Shumica sot në Kosovë, nuk janë të përgatitur për lojëra të tilla jo të mira, dhe as që do ta ndjekin symbyllur këtë klasë politike, bashkë me idelogjinë e tyre të mykur…