Autizmi dhe mundёsitё pёr ta pёrballuar kёtё sёmundje: rrёfimi i dy nёnave pёr fёmijёt e tyre

0
25

Valentina Gjoni, Gazetare.

Kёsaj here jemi nё spitalin “Bambino Gesù” nё Romё e pikёrisht nё repartin e neuropsikiatrisё pёr fёmijё, ku takohemi me njё nёnё nga Tirana dhe vajzёn e saj vetёm 6-vjeçare Enkeleda Docaj qё vuan nga autizmi. Ky ёngjёll i vogёl sipas mjekёve duhet ti nёnshtrohet njё psikoterapie riabilitimi pёr rreth 6-orё nё ditё. Nёna e vogёlushes M.D. me sy tё pёrlotur tha: Nё Tiranё ёshtё hapur prej vitesh Qendra e fёmijёve tё autizmit por erdha nё Romё sepse kisha dёgjuar pёr spitalin Bambino Gesù e pёr Dr. Stefano Vicari duke menduar se mund tё na ndihmonin qё Enkeleda tё bёjё ndonjё pёrmirёsim. Pёr mua si nёnё do tё ishte njё mrekulli ta dёgjoj njёherё zёrin e saj.

Kur ishte 15 muajshe pashё tek ajo njё rreagim tё çuditshёm, nuk mё ndiqte me sy kur unё i flisja, nuk rreagonte kur i thirrja, nuk kishte dёshirё tё luante apo tё bёnte shoqёri me fёmijёt e tjerё, mbyllej nё njё botё krejt tё sajёn, pastaj me kalimin e kohёs sa vinte e pёrkeqёsohej, dukej sikur nuk dёgjonte, ikte me tё shpejtё nёpёr shtёpi pa asnjё farё kontrolli me njё iperaktivitet tё habitshёm, kishte momente krize, natёn nuk pushonte, ulёrinte nё gjumё, bёrtiste dhe tё shikosh fёmijёn tёnd nё atё gjёndje ёshtё e tmerrshme pёr çdo prind. Pas disa kontrolleve e konsultave mjekёsore nё bazё tё analizave rrezultonte tё kishte sindromёn e autizmit.

E kuptonim qё diçka nuk shkonte por kur mjekёt na e vёrtetuan njё gjё tё tillё pёr mua dhe bashkёshortin tim ishte e tmerrshme, mund tё mё kuptojё vetёm ai qё ёshtё prind. Pёrballemi çdo ditё me njё situatё tё vёshtirё e qё urojmё tё kёtё shpёtim, nganjёherё them: o Zot kaloi edhe kjo ditё! Nganjёherё pyes vehten, pёrse duhet ta shoh fёmijёn tim nё kёtё gjёndje? Terapitё, psikoterapitё kanё njё kosto tё madhe natyrisht e ne jemi njё familje e thjeshtё madje kam edhe dy fёmijё tё tjerё, ata nuk kanё probleme, por normalisht janё fёmijё dhe nuk e kuptojnё botёn e tё rriturit, Enkeleda ёshtё fёmija i parё. Mendova se kёtu mund tё bёhej diçka pas analizёs RMN encefalo dhe asaj gjenetike, por mё thanё vetёm terapi e psikoterapi dhe t’ju flas hapur shpenzimet kёtu nuk i pёrballoj dot, pastaj siç ju thashё edhe mё parё kam edhe 2-fёmijё tё tjerё qё mё presin. Kёshtu qё kam vendosur tё kthehem nё Tiranё me vogёlushen time bashkё me trastёn e fatit tё rёndё qё kemi.

Dr. Prof. Stefano Vicari drejtor i repartit tё neuropsikiatrisё infantile nё spitalin Bambino Gesù u shpreh: mё erdhi keq pёr faktin qё vinte nga Tirana dhe nuk kishte mundёsi qё tё vazhdonte njё terapi tё rregullt kёtu, sepse kёtu kemi vёrtet fёmijё qё janё pёrmirёsuar madje kanё filluar edhe tё shkruajnё e tё flasin, ёshtё normale tё mos kenё marrur akoma njё autonomi komplete por kanё pasur shumё pёrmirёsime, por ja qё fatet s’janё njёsoj. Autizmi ёshtё shqetёsim i zhvllimit tё sistemit nervor qёndror dhe ёshtё i ndryshёm nga rasti nё rast, ёshtё klasifikuar nё 2-tipe kryesore: autizёm qё nё lindje dhe autizёm regresiv(kur vihet re qё fёmija 15-18 muajsh humb edhe atё kapacitet psikologjik qё kishte pёrvetёsuar) natyrisht pёr prindin dhe fёmijёn ёshtё tepёr e vёshtirё.

Njё dёshmi e veçantё tek sillemi nё korridorin e spitalit ishte rasti i Lukёs 8-vjeç. Nёna e tij Daniela tregon pёr njё pёrmirёsim tё jashtёzakonshёm tё fёmijёs sё saj nё Çikago nё Qendrёn Pfeiffer ku ajo thotё: terapia ёshtё e domosdoshme nё zhvillimin fizik tё kёtyre fёmijёve por Luka bёri pёrmirёsim edhe nё bazё tё dietёs qё mjekёt nё Çikago(Amerikё) na rrakomanduan. Nё bazё tё analizave ai rrezultonte me njё mungesё tё zinkut B6, me probleme metabolike, me njё sasi mbi normёn tё metaleve nё trup, çrregullim tё emoglobinёs etj. Nё bazё tё analizave u pёrcaktua dieta specifike enkas pёr tё, si edhe terapia ABA qё na ndihmoj. Kёtu vijmё pёr tё vazhduar terapinё por jam e lumtur qё Luka bёri disa pёrmirёsime, mbi tё gjitha kёtё vit kemi festuar ditёlindjen sepse vitet e tjera ishte e tmerrshme, kur ishte ditёlindja e tij apo edhe ndonjё festё, unё vetёm qaja, nuk mund tё festoja kur shihja ёngjёllin tim qё vuante, bota sillej rreth tij e ai nuk kuptonte, nuk rreagonte! Sot qё shoh pёrmirёsim tek ai unё jam nёna mё e lumtur nё botё.

Pёrmes lotёve tё kёtyre nёnave, fjalёve tё tyre rrёnqethёse ndёrsa tregojnё pёr vuajtjet e panumёrta çdo ditё tё vogёlushёve tё tyre qё vuajnё nga kjo sёmundje, u urojmё qё tё kenё besim e shpresё e mbi tё gjtha forcё pёr tё afrontuar kёtё vёshtirёsi.