Aty ku dhurohet mirёsi, hapen shtigje tё reja pёr jetёn

1
22

Valentina Gjoni

Jemi nё qendrёn “Horizonte” (Orizzonti) nё Romё dhe takohemi me njё grup tё rinjsh qё tregojnё se si jeta e tyre ka ndryshuar qё kur janё bёrё pjesё e kёsaj familjeje tё madhe. Qendra ёshtё krijuar me nismёn dhe idenё e Kiara Amirantes nё vitin 1994 e cila u pёrkrah e u pёrgёzua nga Vatikani e nga tё gjithё Papёt e emёruar qё nga kjo datё, sё fundmi edhe nga Papa Françesko. Kjo qendёr falё punёs dhe organizimit e veçanarisht mesazhit tё madh qё pёrcjell – “ tё ndihmosh atё qё ka nevojё” -po tёrheq vёmendjen e medias.

Nё kёtё qendёr apo komunitet siç e quajnё tё rinjtё, ata kanё gjetur njё mbёshtetje, njё mundёsi pёr tё dalur nga rrugёt e errёta tё jetёs dhe nga problemet e ndryshme si ; droga, prostitucioni, alkoli ata qё dikur ishin futur nё njё tunel tё errёt, kёtu u ndez njё dritё shprese pёr ta. Kiara tregoi pёr ne se si shumё tё rinjve qё kishin rёnё nё rrjete kriminale ajo u hapi derёn dhe u ndryshoi vizionin pёr ta parё jetёn nё njё tjetёr kёndvёshtrim dhe pёr t’ju dhёnё njё tjetёr mundёsi pёr ta filluar nga e para. Bashkё me ta krijoi njё shtёpi tё madhe, njё shtёpi sikur tё ishin njё familje duke dhuruar dashuri e besim se mund tё bёnin diçka tё veçantё tё gjithё sё bashku pёr tё mirёn e tё gjithёve.

Pёrmes lutjesh e besimit, pranisё dhe pjesmarrjes sё psikologёve qё pёrcjellin mesazhe tё forta tek kёta individё na çudit fakti qё kishin krijuar edhe laborator artizanal pёr tё punuar artistikisht drurin, sera tё ndryshme lulesh e perimesh, duke shfrytёzuar tregun e merkatёs pёr nevojat e qendrёs nё mёnyrё qё tё krijohej njё punё konkrete pёr nevojat e tё gjithёve. Brёnda nё kёtё qendёr, organizoheshin edhe kurse profesionale nё mёnyrё qё t’ju jepej njё mundёsi mё shumё kёtyre tё rinjve pasi tё largohen prej aty.

Kiara organizatorja dhe ideuesja tregoi pёr ne: “Unё u hapa portёn kёtyre vajzave dhe djemve e hyra nё zemrat e tyre, u bёra pjesё e historive tё ndryshme, e problemeve mё rrёnqethёse tё kёtyre tё rinjve qё mё rrёfenin pёr jetёn e tyre. Nuk ishte e thjeshtё as pёr mua pasi kisha mbaruar studimet nё Sapienza pёr Shkenca Politike, por ishte njё dёshirё e brёndshme tё pёrpiqem tё ndihmoj tjetrin, tё dhurosh dashuri e mirёsi ёshtё njё virtyt dhe ёshtё arti mё i bukur nё botё. Qendra e parё ishte ajo qё krijuam nё Romё e ndёrsa sot kemi rreth 152 qendra nё Itali e jashtё saj deri edhe nё Brazil me dёshirёn dhe optimizmin pёr tё pёrmirёsuar jetё, pёr t’ju ardhur nё ndihmё atyre qё kanё vёrtet nevojё e qё fatet e jetёs nuk i kanё pёrkёdhelur.

Nё vend qё t’i gjykosh pёr zgjedhjet e tyre tё gabuara mendoj se ёshtё bukur tё bёsh diçka tё veçantё e konkrete pёr ata qё kanё nevojё dhe ёshtё fat kur dikush tё shtrin dorёn pёr t’ja filluar jetёs nga e para. Natyrisht problemet janё nga mё tё ndryshmet ato qё i shtynё tё arrijnё nё kёtё gjendje por kryesisht ata mё tregojnё se vijnё nga familje me probleme tё forta si; prindёr tё divorcuar, nga familje me probleme ekonomike, nganjёherё edhe zgjedhja e tyre e gabuar por gjithsesi askush nuk duhet gjykuar por ёshtё bukur qё t’i ndihmojmё.

Shumё prej tyre pas njё periudhe kohe largohen nga qendra por mbajmё kontakte tё vazhdueshme, vijnё tё na takojnё sidomos nё periudhёn e festave e na tregojnё pёr tё rejat e jetёs sё tyre, kjo mё jep energji e mё bёn tё ndihem mё e fortё pёr atё çka kam krijuar. Kam pasur edhe raste qё janё larguar sepse nuk e kanё pёrballuar ndyshimin dhe mё vjen tmerrёsisht keq pёr ta. Nё harkun e kёtyre viteve nga kemi ndihmuar rreth 20.000 tё rinjё dhe realisht ka ndryshuar rrjedha e jetёs sё tyre, kjo mё lumturon çdo ditё”.

U mahnitёm pёr organizimin, pёr mikpritjen dhe dёshminё e faktit se kёtu nuk ka dallim feje, rrace e kombёsie por punohet pёr tё mirёn e tё gjithёve. Takohemi me njё djalё nga njё fshat verior i Shqipёrisё, Sokol Ndreu, qё ndodhej nё kёtё ambient prej disa kohёsh, i cili tregoi pёr ne njё nga problemet sociale mё tё vёshtira qё ka Shqipёria siç ёshtё gjakmarrja.
Ndёr tё tjera ai tha: Nё Shqipёri kisha kёtё problem, isha 18 vjeç dhe zgjodha si rrugё tё vetme tё iki nga Shqipёria, erdha nё Itali ku mё treguan se ishte njё qendёr qё ndihmonte njerёz nё vёshtirёsi . U pёrpoqa t’ju tregoj pёr hallin tim, mё mikpritёn, mё ndihmuan konkretisht, kёtu pastaj organizohen edhe kurse profesionale tё ndryshme e mua mё dhanё mundёsinё tё pёrfundoj kursin pёr hotelier.

Mё bёnё tё ndihem mirё e tё kuptoj vёrtet sensin e jetёs e tё kuptoj qё ka edhe njerёz me zemёr tё madhe qё pёrpiqen tё ndihmojnё tjetrin. Kёtu vijnё persona me probleme nga mё tё ndryshmet dhe dera ёshtё gjithmonё e hapur. Mua personalisht mё kanё bёrё tё ndihem pjesё e kёsaj familjeje tё veçantё. Kёtu vijnё tё rinjё si vullnetarё pёr tё na ndihmuar, priftёrinjё, artistё, gazetarё etj tё inkuriozuar pёr tё ditur mё shumё pёr qendrёn e rreth mёnyrёs sё organizimit: – vazhdoi ai.

Ndёrsa tё rinjtё rrёfejnё pёr eksperiencat e tyre, pёr atё qё tashmё mbetet vetёm njё ёndёrr e keqe, njё e kaluar, falё punёs dhe organizimit brёnda kёsaj shtёpie me pjesёmarrjen e tё gjithёve dhe dёshirёn pёr t’ia filluar nga e para. Njeriu pёrplaset me vёshtirёsitё e jetёs si dallgёt e detit me njёra-tjerёn por tё pёrpiqesh tё dhurosh dashuri me qёllimimin e vetёm pёr tё ndihmuar tjetrin nuk ka çmim. Dёshmi rrёnqethёse dhe fragmente prekёse tё shkёputura nga jeta reale e sё pёrditshmes ato qё tё rinjtё treguan pёr ne, tё bёjnё tё kuptosh se sa shumё mund tё bёhet duke dhuruar dashuri.

1 COMMENT

  1. Valentina te pergezoj per shkrimet shume domethanse, bashkepunimi i juaj me gazeten “FJALA e LIRE” eshte kenaqesi, sepse kjo gazet lexohet me shumë interes.
    Urime Valentina ne rrugen e bukur te gazetarisë, gjithmonë me tema te reja dhe interesante.
    Gj.Musa

Comments are closed.