Aty ku Arti dhe Mikpritja bëhen Traditë…

0
21

Një vizite në STREHEN e ARTISTEVE në plazhin e VELIPOJES.

Nga Pjetër Logoreci

Tash vite me radhë në Koloninë e Artit në Velipojë vazhdon tradita e mirë e „verimit artistik“, (pushim aktiv ku prodhohet art), të shumë artistëve nga të gjitha trevat shqiptare. Mikpritja e mjeshtrit e patriotit shkodran, skulptorit Skender Kraja dhe familjes se tij, i krijon një ambient të kandshëm e shumë pozitiv krijuesve të ndryshëm, artistëve që vizitojnë Koloninë. Për të gjithë banorët e Velipojës e qytetarët e ndryshëm në kalim, është intriguese pamja e përditëshme e Kolonisë, ku nën „tarracen“ karakteristike të punuar në dru të vendosur mbi kolona drurit, punojnë në telajot e tyne apo edhe në gdhënje drurit, krijuesit artistë. Për cdo vit, gjatë pushimeve të mia verore, interesi për të bukurën dhe për kontaktet me artistët, më tërheq edhe mua drejt Kolonisë. Edhe këtë vit, paraditen e 14 korrikut isha mik te mjeshtri Skender Kraja…

Foto: 1 KOLONIA VELIPOJE

A don miq Profesor Skenderi?- thirra instinktivisht nga mbrapa rrethimit prej druni dhe një “gardhi si derë”. Prof. Skenderi, i cili është mësue me këto thirrje të përditëshme nga shumë amatore e dashamirës të artit që i vijnë shpesh për “kafe”, asht i gjindëshëm menjiherë.
Katër burra, që punojnë të fiksuem mbi telajo, i përgjigjen përshndetjes time pa ndërprerë punën. Ngjyrat e gjinduna kudo në këtë “kthinë – studio të hapun” më krijuan përshtypjen e shtresës me bimësi laramane të pyllit me pisha që sapo përshkova. Këtë vit në Koloni gjeta si miq, katër artistë nga Kosova. Më gëzoj shumë njohja me artistët: Ahmet Ibrahimi, Demir Behluli, Nagip Berisha e Azem Gashi.

E zoja e shpis për të më nderue mue si i porsaardhun afron për të gjithë (pak para kohe) kafen e mëngjesit që bahet edhe shkak për një bisedë më intime me banorët artistë të Kolonisë. Piktori Demir Behluli, një burrë energjik dhe shumë miqsor fillon ti pergjigjet interesit tim për artin e tij, duke më tregue jeten e tij artistike të cilën e kishte përmbledhun në një katalog ku tregohej e gjithë karriera e tij që nga fillimet e para e deri në veprat e fundit të tij.

FOTO 2: Demir Behluli

Demir u lind në fshatin Ranatoc të Preshevës. Pasi kreu arsimin 8 vjecar, bani Normalen “Lirija”në Shkup. Në vitin 1964 u diplomue në degën e artit figurativ të SHLP-së në Prishtinë. Në vitin 1975 ju dha mundësia të specializohet për dizenjimin e tekstileve në Kufshtajn të Austrisë Filloj punën si mësues artit në Shkup e ma vonë në Preshevë. Punoj edhe si disenjues në fabrikën e perdeve Gival në Gjilan. Gjatë karrierës së tij si piktor ai ka hapun 12 ekspozita përsonale, por mori pjesë shpesh edhe në ekspozita kolektive. Eshtë për tu vërejtë fakti se ai dekoroi pjesët e mbrendëshme të 43 xhamive e një teqeje me arabeska, rreth 26000 metra katrore. Së bashku me kolegun Z. Rexhepi¸ punoj për zbukurimin e kishës së Binces me “Martirët e Karadakut”, një sipërfaqe rreth 650 m me 520 figura. Ai punoi dhe shumë portrete dhe ilustrime librash. Veprat artistike të Demirit gjinden në shumë galeri private e shtetnore në shumë vende të botës, ku mendohet të jenë rreth 826 vepra. Demiri përvec artit të pikturës krijon edhe në fushën e letërsisë duke shkrue poezi dhe tregime. Ai ka botue disa vellime me poezi, novela, vjersha për fëmijë si dhe monografi e sonete.

Në Koloninë e Velipojës, Demiri po punonte në dy tabllo: njëra ishin LULEKUQET e KOSOVES dhe e dyta MALI DHE POPULLI TE PAVDEKSHEM.


FOTO 2a Lulekuqet e Kosoves dhe Foto 2b Mali dhe Populli të pavdekshëm.

Nga e djathta ime punonte piktori Ahmet Ibrahimi i cili kishte në punë e sipër tablonë “Motive Shkodre”. Ahmeti ka lindur në Hogosht (komuna Dardanë) në vitin 1957. Ai rrjedh nga një familje me tradita zejtare e cila njihet per përpunimin e drurit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Dardanë, kurse studimet për pikture në Prishtinë në vitin 1982, ku pat profesor piktorin e njohur Rexhep Ferri me të cilin me vonë kreu dhe studimet e pas diplomës. Sikur shumica e intelektualeve që kan qenë të persekutuar gjate okupimit serb, ashtu edhe Ahmeti ka qënë i përndjekur dhe i burgosur nga njisitet paramilitare serbe.

Foto 3. Ahmet Ibrahimi

Tani ai jeton në Dardane ku dhe punon si mësimdhënës në shkollimin parauniversitar dhe universitar në Fakultetin e Edukimit të Prishtinës.

Piktura ishte hobby i tij që nga rinia e hershme dhe deri tani ai ka krijuar mbi 500 vepra të cilat në shumicën e rasteve janë shitur në Kosovë, por edhe jashtë saj ose u jane dhuruar miqëve, intitucioneve si dhe familjeve të Dëshmorëve që ranë në luftën për liri.
Ahmeti ka patur 17 ekspozita personale dhe mbi 50 kolektive mbrenda e jashtë Kosovës. Eshtë fitues i katër cmimeve për pikturë në Kosovë. Punon kryesisht portrete dhe motive me tema historike. Ai gjithashtu ka trajtuar disa cikle tematike si : “Thyerja e madhe “, “ Njerëzit “, “Golgota” dhe “Rrëmuja e Ahtisarit”etj

Në Koloninë Velipoje, Ahmeti punonte në tre tabllo: MOTIVE SHKODRE, SHKODRANJA, LUMI BUNA



Foto 3a, 3b, 3c

Për mue, që nuk kam pasur rastin të njoh sa duhet artin dhe artistët e Kosovës, piktori Nagip Berisha filloj të më jape informacione shumë të vlefshme që më ndriquen diturinë time.
Nagipi u lind në Kryshec të Pejës në vitin 1954. Kontaktet e para me artin i pat në shkollën e artit të Pejës. Ai u diplomu për pikturë në vitin 1977 në Akademinë e arteve të Prishtinës pranë profesorit Tahir Emra, me të cilin kreu dhe specializimin pasuniversitar. Ai është anëtar i Shoqatës së Artistëve figurativë të Kosovës. Veprat e tij gjenden në disa galeri e koleksione private në Kosovë dhe jashtë saj. Ka hapur disa ekspozita vetjake: në vjetin 1982 në Prishtinë, 1995 ne Zvicer, 1996 në Prizren, po ashtu ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive në Kosovë, e një në Kairo / Egjypt. I njihen disa cmime kombëtare për pikturë. Punon aktualisht në Fakultetin e Arteve të Prishtinës si profesor i pikturës.

Foto 4. Nagip Berisha

Në Koloninë e Velipojës Nagipi po punonte dy pejsazhe: Kalaja e Rozafës dhe Pamje nga Viluni


Foto 4a Kalaja e Rozafës dhe 4b Pamje nga Viluni

Artisti i katërt i këtij grupi është piktori kosovar Azem Gashi i cili edhe pse kishte deshirë të bisedonte me ne, nuk i hiqej punës në telajo dhe tek tuk hidhte ndonji fjalë mbi artin apo patriotizmin e shqiptarve. Azemi ka lindur me 1947 në Qabiq, që është komunë e Klinës. Ai ka punuar si mësues vizatimi dhe tashti gëzon pension. Ndër vite ai ka celur 4 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në mbi 10-të ekspozita kolektive. Ai është vlerësuar me cmimin e Bienalin të vizatimit në vitin 1987-të. Edhe pse në pension, Azemi është shumë aktiv me artin e tij.

Foto 5. Piktori Azem Gashi në Koloninë e Artistëve në Velipojë në Shkodër

Foto 5a. Kruja

Per mue kjo ditë, ishte një ditë e kaluar në mënyrë të vecantë në mes të artistëve nga Kosova, e mbushur me informacione e biseda të vlefshme nga piktorët si dhe i ledhatuar nga mikpritja e pashoqe e të zotëve të shpisë.

Wien, me 1.10.2014