ATY FILLON PERENDIMI SHQIPTAR

0
54

Nikaj-Mërturi, dekoratë ilire, në gjoksin Dardani

Zeqir Lushaj

…!
Kapuçi i bardhë:
Lugbat, Shtyllë,
…Kore e Kaki.

Kërshi i Pikut,
Vorri i Fratit:
Sytë,poshtë tij !

Qafë Agri ,
Qafë Kolçi:
Dy desh mbi urë !

Brinjët,vet fiset,
(Libër i hapur):
-Nikaj-Mërtur.

Rrasa e Mulajve,
Shpatë,për së gjati,
Varur,qystek sahati.

Shkuma e bardhë ,
Nga Currajt e Epër,
Zhurmon serbes,

Qëndrestarin,
(Epos kreshnikësh),
Freskon mespërmes .

Rreth e rrotull,
Bjeshkët plot çetë,
Kalabosh,vezme me fishekë.

Ngulur fort,(Va në Va),
Drinit, nën kambë,
Nga Kisha e Rajës,në Toplanë .

Sy ciklopi,
Përballë, natë-ditë,
Berishë e Brigjeve-Aprripë !

Shpatullat,të sigurta,
Nga do t’i shikosh,
Valbonë-Shalë -Shosh.

Taban mbështetës,
(Drejtëpeshim gjithmonë),
Motrat ,Shkodër e Gjakovë !

Vrrini i kullave,
Bjeshkët e stanit,
Visare,të Kulturës Komanit !

Si lisat breg Karmës,
E pishat në bjeshkë,
Djelt e çikat,me synin eshkë.

Si në Apelin e Fiseve,
Për t’u rrethue në sofër,
Artistë me emën,në çdo votër.

Hemisfera në Alpe,
(Si Muja e Halili),
Dy Lekët:-Biba-Dukagjini !

Për mikun,në dorë zemrën,
Për armikun,vaisin pushkët,
Pa kallauz,katundi që duket!

Aaah ! Nikaj-Mërturi !
Dekoratë ilire,në gjoksin Dardani,
Sa mangut,do të ishim pa Ty !

Mësonje mirë !
Mbanje mend,(çikë e djalë):
-Aty fillon,Perëndimi Shqiptar!
…!
Gjeografia…,
Lehtë vizatohet,
Libri i jetës, zor lexohet !
./.