Gjin Musa
Ishim dje në kishën “Santa Familja”, aty ne afersi te qendres se Romes ne via S.Agapito nr.8. Ishim ne shtepinë, ku para 20 vjetesh vete nana Tereze bekoi hapjen e kesaje shtepie, me emerin “Shtepia e Bamiresisë”.
Perpara celebrimit te meshes se shejte, ne i morem nji interviste Padrit gjeneral te misionit te nanë Terezes, ate Sebastian Vazhakala M.C.
Pader Sebastian, ju keni nji jete prane Nene Terezes, jeni njeriu qe per 30 vjet punove me kete shejtereshë, me kete bamirese qe mahniti boten.
Po ashte e vertetë, qe une jame njeriu mai i afert, bashkepuntori ma i ngushte i kesaj shejtereshe, vete zoti me tha bashkoju rrugtimit te mundimshem te Nane Terezes, une e pranova me kenaqesi thirrjen dhe vullnetin e te madhit zot, per t’i sherbyer bamiresisë.
Gjin ishte nji rruge e mundimsheme! Nana Tereze nuk terhiqej perpara asnji vishtersie, kishte shume presione ne fillimet e rrugetimit te saj, ajo kurre nuke u zbrapes, perkundrazi gjente forca, ishte nji diçka e pa besuesheme, ajo grue trup vogel bridhte rrugeve te Indisë, atje ku fukaradheku ishte teper i madh, njerëz ne nevoje, te semurë dhe sakatë, jetime e te pashpresë! Dhe nana Tereze ashtu zbathur e gjeje prane te semureve, prane atyre qe kishin humbur çdo shpresë per jeten, nana jua rikthente besimin, jua ndërronte plaget, ju lante trupin, ju ngrohte barkun me nji supe te nxehte, njerzit fituan besimin tek nana Tereza.
Me kujtohet si sot kure hapi nji shtepi bamiresie ne Indi, aty mblodhi aq sa ishte kapaciteti te semuret rande, ju krijoje kushtet per nji jetes normale.
Ku nuk shkoi kjo shejtereshë, cep me cep i ra botes duke kerkuar lemoshe per fukarejte, sa e andrronte Shqiperinë, atje ne Tiranë kshte motren dhe nanen, por rregjimi komunist i E. Hoxhes kurre s’e la te shkelte ne token, nga ku i kishte rrenjet e veta.
Me kalimin e viteve, ne Indi hapen edhe dy shtepi tjera te bamiresise, pra sot ne Indi jane tre shtepi te bamiresisë, si edhe nji spital ku mbahen dhe kurohen mbi 100 persona hantikapatë, do zoti dhe puna e nanë Terezes u jane plotesuar te gjitha kushtet per nji jetes normale, ka sherbimin 24 oresh me personel mjekesor dhe paisje tjera.
Une e thashe edhe ma siper, qe nana Tereze andrren e kishte tek Shqiperia dhe keshtu ndodhi, me ramjen e komunizmit ne Shqiperi, me therret Nana Tereze dhe me thote qe do hapim nji shtepi bamiresie ne Bushat te Shkodres dhe ashtu u ba, me daten 8 shtator te vitit 1991 hapet ne qender te komunes Bushat misioni i pare i vllezerve te Nana Terezes (shtëpia e bamirësisë).
Pa kaluar shume kohe aty filluan te afrohen shume djem te rinj, si misionarë te Nanë Terezes, kujtoj Doden nga Bushati, kurse nga Kukeli erdhi Tonin Musa, po keshtu numri sa vinte dhe shtohej.
Nana Tereze erdhi ne Bushat, po shkuam edhe ne fshatin ku kishte punuar dhe jetuar meshtari Ndre Mjeda aty thote nana te hapet edhe nji shtepi bamiresie sepse edhe Mjeda ishte njeri me zemer te madhe dhe humane.
Me daten 13 qershor 1992 ne fshatin Kukel hapet misioni i dyte i bamiresisë, njerzit na mirepriten na afruan gjithçka munden edhe pse te farver po me nji zemer bujare, ishin dite qe nuke harrohen kurre kure ne Kukel
Nana Tereze takohet me fshataret, i qeshte shpirti tek ju shterngonte duaret fshatareve te Kukelit dhe te Bushatit e pse jo vinin nga fshatrat Gramsh, Zojz e Gjader, Mali i Jushit e Sumezi per te takuar shejteneshen, bijen e Shqiperisë, Nana Terezen.
Pader po si lindi ideja, qe pas dy misioneve te shtepive te bamiresisë ne rrethin e Shkodres te hapnit nji shtepi edhe ketu ne Roma te Italisë?
Nji pyetje qe me eshte bere shpesh.
Me shembjen e murit te komunizmit, emigracioni ne Europë njohu nji rritje marramendese, natyrysht qe Roma pati nji mbingarkesë, ashtu si te gjitha qytete tjera te Europes.
Nana Tereze vinte shpesh ne Romë, po dukej e shqetesuar sepse kishte informacione te sigurta qe shume njerëz te semurë dhe ne nevoje flinin poshte urave, neper parqe e kudo, te uritur dhe te leckosur, kishte edhe raste qe ishin gjetur te vdekur nga mos ushqyerja apo te ftoftit.
Ajo i drejtohet selisë se shejte te Vatikanit dhe personalisht Papa Wojtiles, qe duheshe pare serjozisht kjo situatë, duheshin hapur karitase, ku njerëzit ne nevoje te gjenin nji mbeshtetje per mbijetes.
Me daten 11 Tetor te vitit 1993, me porosi te Nana Terezes hapet shtepia e bamiresisë “CASA SERENA”, ku isha vetem une – thote pader Sebastiane – dhe tre apo kater vëllezër te misionit te bamiresisë.
Kemi punuar me perkushtim, sepse ishte porosia e Nana Terezes sa ma shume vende per te fjetur, sa te jete e mundur te ushqehen njerzit ne nevoje, fale zotit dhe kontributit te njerzeve me zemer te madhe, kjo shtepi u rrit, ne kete 20 vite kane gjetur strehe dhe shpresë mbi 1600 persona, nga keta e them me dhimje 20 kane vdekur, ku ju kemi kryer te gjitha ceremonitë mortore.
Sot ne “Casa SERENA” siç po e shifni edhe vete, strehohen rrethe 80 persona, te cileve ju kemi garantuar te gjithe sherbimin e duhur qe nga veshmbathja, fjetja dhe ushqimi, deri edhe sistemin e ngrohjes, pa dashur te mos e anashkalojme, qe çdo nate te porta e shtepisë marrin ushqimin e nevojshem rreth 40 persona nga te gjitha nacionalitetet e ndrysheme.
Ne si mision bamiresie sot jemi mbi 60 prifterinje dhe misionarë, qe sherbejme ne Shqiperi, Indi, Izrael, Afganistan dhe ne Gana, jemi te perkushtuar te realizojme amanetin e Nana Terezes, asaj qe e themeloi urdherin e bamiresisë ne Bote.
Sot kemi feste me thote pader Sebastiani, ne kete meshe te shejte dhe perkujtimore, do jene te pranishem komuniteti i Shqiptareve, Indianet, Afrikanet, Polaket, Rumunet, Algjerianet e nga nuk do vine te festojne se bashku me ne, te perkujtojme vepren e nana Terezes, te perkujtojme 20 vjetorin e kesaj shtepie qe pret dhe percjedh njerz ne nevoje, ju jep shpresë dhe jete per te mbi jetuar.
Kisha eshte mbushur plot e perplot.
Ne kete meshe perkujtimore, ka ardhur i deleguari i Papa Franceskut Mons. Giuseppe Mani, Arcivescovo emerito. Ështe e pranisheme perfaqesuesja e Sindakut te Romes, si edhe shume miq dhe te ftuar nga komunitet fetare, nji prani te madhe kane sorat (motrat e nana Terezes).
Sinqerishte u ndiem krenarë, ne Shqiptaret, qe ishim te pranishem, kur Mons. Giuseppe foli per jeten dhe vepren e Nane Terezes, nder te tjera ai tha: Ndihemi krenar qe kujtojme ate dite te tetorit te vitit 1993, ku vete nana Tereza i dha bekimin kesaje shtepie te bamiresisë, duhet te ndihen krenare te gjithe komunitetet po ne veçanti Albaneset (Shqiptaret) jane ma te priveligjuarit, sepse Nana Tereze eshte Shqiptare, po eshte nana e te gjithe botes, ashte nana qe meritoi çmimin Nobel, eshte nana qe selia e shejte e Vatikanit e shejteroi, nuk do te kishte kristiaizem, pa emerin e pader Piut dhe te Nana Terezes, dy simbolet e bamiresisë botërore.
Ne fjalen permbyllse Pader SEBASTIAN VAZHAKALA ju drejtue me nji thirrje sindakut te Romes, qe t’u jepte nji truall per te ndertuar edhe nji shtepi tjeter ma te madhe, per t’u ardhur ne ndihme njerzeve ne nevoje, te cilet sa po vine dhe shtohen, keshtu ne i sherbejme amanetit te Nana Terezes: ku ajo thoshte gjithmonë prane te vobekteve dhe te semureve, kjo ashte vullnesa e zotit dhe e kishes katolike, te gjithe te punojme te kontribojme, per te dhane shpres dhe jete atje ku ajo ka filluar te shuhet.
Ne perfundim te meshes se shejte, per te gjithe te pranishemit, u shtrua nji darke me kontributet e vete shtepise se bamiresisë, po edhe kontributit te vullnetareve te shumte te kesaje shtepie.