ATI në Rrmaj – poezi nga Kolec Traboini

0
32

Kolec Traboini

ATI
në Rrmaj

sa herë shkoj në Shkodër
zë shtegun e selvive të Rrmajit
e ndaloj perpara varrit të Atit.

të dy në heshtje nuk flasim
peng jeta ime në atë varr
të gjithë ikjet e kthimet aty përplasen.

re të zymta ngrysin sytë e mi prej mergimtari
po varri i tim eti nuk ka nevojë për lotë
në Shkodër shirat pikëllojnë sa për gjithë botën.

– ku ikën?- më thotë im Atë që nga varri
sikur të ishte ai e jo unë, i gjalli…

Shkodër, shtator 2006
Nga libri “Trinia ime” lirika 2006.

[Kujt i pelqen te lexoje per aspekte historike ne kete Blog Link:
http://paloktraboini.blogspot.com/ ] — in Boston, MA.