ATENTATI që tronditi dy shtete, shkruar nga Prel Milani

0
122

Gjin Musa

Keto kohet e fundit u pronovimi i librit, ATENTATI qe tronditi dy shtete.
– Dy fjale per autorin:
Prel Milani ka lindur ne vitin 1963.
Ështe diplomuar ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te qytetit te Shkodres, ne fakultetin Histori-Gjeografi dhe ne “Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, Tirane.
Eshte specializuar per histori moderne.

Per disa vite ka qene anëtare i “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise”, anëtar i “Unionit te gazetareve te Shqiperise” eshte kryeredaktori i pare i gazetes “Dukagjini”.
Prel Milani eshte botues i shume librave, qe fillojne me ate te vitit 2001 satira, “Qaj e qesh per shtetin”, “Bibla ne vargje” – poezi 2002, “Dukagjini yne” – vellimi Antologji letrare 2004 e shume libra monografikë, si ai kushtuar Deputetit historik te Dukagjinit Prof. Kol Prela e me monografin kushtuar legjendes se futbollit “Dod Tahiri”.

E permenda ma siper, qe keto dite eshte pronovuar libri “ATENTATI” ku i detikohet burrit te Dukagjinit, birit te Nanmavriqit te Shales Ndok Gjeloshi, qe trondi Vjenen e Austris kur qelloi mbi Ahmet Zogun.
Perse u krye atentati ndaj Ahmet Zogut ne Vjenë ne vitin 1931? Pergjigja e kesaj pyetje qe atëhere e deri me sot vazhdonte t’i mungonte shpjegimi real.
Prel Milani ka meriten e veçantë qe pas 61 vitesh merr persiper te beje publike te verteten historike te atyre viteve.

Kolonel Ndoke Gjeloshi atdhetari dhe patrioti i shquare ne ato vite, eshte autor dhe aktor i disa evenimenteve kapitale fatlume dhe te hidhura me amplitude sizmike tronditese te pa zakonta qe mbesin te pashlyera ne histori.
Perse Ndoke Gjeloshi dhe veprimtaria politike dhe ushtarake shumë-vjecare e thena nga monarkistet dhe komunistet fitimtare?!

Prof.as.Dr. Tomi Treska dhe poeti dhe publicisti Lazer KOLA, të cilët në parathënien e këtij libri thonë:
Perse te mose degjojme edhe palen tjeter apo “djallin”?!:
Atentatori i Mbretit Zog, Ndoke Gjeloshi deri me sot eshte vleresuar (vetem bardhe e zi), me epitete ekstreme, si nga trimat me madheshtorë deri tek tradhtaret me te ulet.

Shkrimtari Prel Milani per here te pare ne kete liber na tregon se kush ishte Ndok Gjeloshi.
Si per koincidenc Ndoka dhe Zogu jane te dy nga veriu, i pari nga Mati dhe i dyti Ndoka nga Dukagjini bajraku i Shales, qe te dy hyne njeherash ne ushtri dhe ne politike. Ishin te dy shume energjikë dhe ambiciozë, njeri musliman i arsimuar me 4 klase shkolle (A.Zogu), tjetri me besimin katolik, seminarist (arsimin e larte do t’a plotesonte vone) dhe me nji edukatë franceskane.

Ahmet Zogu, politikani me i shkathte e dinak i kohes se tij dhe Ndoka nji nga oficeret ma te vjeter te xhandarmarise shqiptare, te grupuar ne dy kampe politike antagoniste. Pas viteve 1924-1926 pas shtypjes se Levizjes se Dukagjinit, Zogu e deboi dhe denoi ne mungese Ndok Gjeloshin, i cili po priste momentin qe te ja shperblente kete “miresi” te A.Zogut, dhe aty ne VJENË TE AUSTRISË, NE MENYREN MA PUBLIKE KERKOI QE TA SHPERBLENTE ME TE NJEJTEN MONEDHE.

Libri “Atentati”, eshte nji histori e gjallë, e shkruare me shume kujdes dhe vertetesi nga autori, jane shfrytezuar te gjitha dokumentet arkivore per te qene sa ma i vetetë perpara lexueseve.

Ja si shprehet Ndoke Gjeloshi per atentatin kunder Ahmet Zogut.
– Une vendosa te qelloj mbi Ahmet Zogun pasi kisha bindje te plotë, se ai ishte nji fatkeqesi kombetare
– Une qellova mbi Ahmet Zogun me bindje te plote, pasi e dija se interesi i tij i vetem ishte etja e shfrenuar per pushtet personal dhe para, te nxjerra si produkt i nji tradhtie te ulet, të lare me lotet dhe vuajtjet e nji populli fukara…

Kure lexon kete delkerat te atij patrioti e ushtaraku te larte, nuk ke se si te mos ndihesh krenare per parardhesit tane, te cilet historia e Partisë se Punes i baltosi.

Po nuk mundesh t’i anashkalosh keto thenie te Ndoke Gjeloshit, pa nji analize te shkurter.
Jemi ne vitin 2013, ne shekullin e ri, gjerat kane ndryshuar, ku per mire e ku per keq.
Rregjimi i Berishes ne keto 23 vite ka dy te kunderta me figuren e Ahmet Zogut, ne fillim kur Berisha ishte president, deboi pas pake orësh qendrimi në Tirane te ndjerin Leka Zogu, si paseardhes i Ahmet Zogut me nji mori sharjesh dhe fyerjeshe, hajdut e tradhtar i kombit, trafikant droge dhe armesh, e ç’fare nuk u tha atëherë.

Po ky Berishe, me ardhjen ne pushtet përsëri, reabiliton familjen e Ahmet Zogut, varrime ceremoniale, rikthime te “pasurive” mbretnore e ç’fare nuk beri Berisha per ta lartesuar “figuren” e mbretit Zog – deri edhe bust tek, stacioni i trenit.

Lind pyetja, pse kjo rrokullisje e menjiheresheme e Berishes? Urdher i UDB-së Jugosllave, apo klanet famzeza te Berishes per t’u bere nji Ahmet Zog i ri i Shqiperisë dhe Shqiptareve?! Kronologjia e ngjarjeve i bashkon idealet e Berishes me ato te A. Zogut,v jedhja dhe plaçkitja e popullit, varferimi i vendit, analfabetizmi (edhe pse Berisha çirret per universitetet) realiteti eshte i hidhur.

Ushtaraku dhe patrioti Ndoke Gjeloshi shprehet shprehimisht: – Une isha gati te vritesha edhe vete, vetem e vetem t’u vrisja frigen shqiptareve dhe te çliroheshin nga sundimi i nji pirati me grykesi te papare, qe shtypte, poshtëronte vendin e popullin e tij te vogel, ku 90% e te cilit ishin analfabet e po aq me zor mbanin shpirtin me buke.

Po sot, si mundemi t’i pergjigjemi ketij atdhetari? Si eshte realiteti i Shqiperisë Berishiane? Mos vallë, na duhet nji Ndoke Gjelosh per ti mbydhur keto plage qe ç’do dite rrjedhin mjerin, lote, vrasje…
Libri i shkrimtarit Prel Milani eshte nji liber apel, pasqyron nji te vertetë te mohuar nga koha, tregon se gjithmone paskemi vuajtuar nga shpirti i ligesise, per pushtetin e piste, ne kurriz te popullit.

I keqi dhe i ligu penetrojne ne ujrat e turbullta, po nji dite aty ne ujin e turbullt gjejne vdekjen e vet.