INTERVISTE ME Znj. RAJMONDA MACEKAJ
1. Ku keni lindur dhe çfarë kujtimesh ruan nga fëmijëria e juaj?
Unë kam lindur në Tiranë dhe fëmijëria ime është e tëra në Kryeqytet. Si çdo fëmijë Kryeqytetas, jeta këtu ka qenë e larmishme, e kulturuar dhe me prirje për tu shkolluar.Kështu ka ndodhur dhe me mua. Unë kam një shkollim të mire pasi dhe babai im ka punuar në institucione edukimi. Ndoshta ky ka qenë guri themeltar mbi të cilin është ngritur gjithë udhëtimi im i derisotëm.
2. Ku i morët dijet e para shkollore dhe si i kujton Rajmonda ato vite?
Gjithë cikli i shkollimit tim lidhet me Kryqytetin. Siç dhe dihet, pavarësisht se pjesën më të madhe të shkollimit unë e kam kryer gjatë kohës së kufizimeve dhe kushtëzimit ideologjik, d.m.th. para viteve “90-të, mundësia për t’u shkolluar mirë nuk ka munguar. Unë kam studiuar dhe lexuar dhe jashtë detyrimeve shkollore dhe për këtë i detyrohem familjes time.
3. Rajmonda si ju ka lindur dëshira që të shkruani?
Sapo iu tregova se unë kam studiuar dhe jashtë detyrimeve shkollore. Kjo ka qenë dhe pjesa e pasionit për t’u marrë me kulturën, poezinë dhe posaqërisht pas viteve “90-të, me publiçistikë dhe gazetari. Unë kam shkruar në blloqet e mija të shënimeve skica, poezi dhe artikuj të vegjël. Pas viteve “90-të, shtypi pluralist dhe rënia e barrierave ideologjike, krijuan mundësinë ta ushtroj pasionin e hershëm timin. Gjatë viteve “90-të, e më pas, Tirana dhe Shqipëria afronte mundësi të mëdha për të shkruar.
4. Shkruani shumë për luftëtarët e UÇK-së, çfarë ju ka lidhur kaq ngushtë me UÇK-në, mos edhe ju vetë keni qenë luftëtare?
Unë, që nga vitet “90-të, jo vetëm në një media, por në disa të tilla, kam shkruar me një intesitet të dukshëm, shkrime që kanë përfshirë një tematizim të gjërë, si sociale, politike, gazetari investigative dhe kulturë.
Për Kosovën dhe çështjen tonë kombëtare kam pasur një edukim të mirë, pasi familja ime është përfshirë në të gjithë ngjarjet kombëtare që nga koha e Skëndërbeut. Unë jam me origjinë nga Dibra. Dibra ka qenë prezente në të gjithë ngjarjet tona historike.
Në traditën tonë familjare fëmijëve iu tregohet mirë historia familjare në kuptimin e saj të plotë. Zhvillimet politike në Ballkan pas viteve “90-të, vetëm sa e bënë më aktiv aktivitetin tim lidhur me çështjen e Kosovës. Unë kam një njohje shumë të mirë për zhvillimet në Kosovë që nga viti 1992. Kam pasur fatin të takoj eksponentët më aktiv dhe më të rëndësishëm të çështjes së Kosovës.
Është e vërtetë se shkruaj për luftën, veçmas pas daljes në skenë të UÇK-së, dhe luftërave që u kryen në të gjithë trojet etnike. Dua të them vetëm kaq-luftën e UÇK-së e kam prekur e përjetuar në të gjithë dimensionet e saj. Them kështu se nga fronti i luftës dhe zonat e luftës kam informuar për media të ndrydhme në Tiranë, por dhe kam veshur uniformën e UÇK-së, dhe kam mbajtur mbi sup dhe armën bashkë me babain tim Bujar Maleçka.
Lufta është e vështirë. Ajo kërkon moral të lartë dhe ideal. Këto dy cilësi i pati çdo luftëtar i UÇK-së. Ashti si gjithmonë, lufta shquajti një tipar thelbësor të njohur në historinë e shqiptarëve, – I bashkoi ata.
Kam prekur me dorë luftëtarë a luftëtare të plagosur, të vrarë, luftëtarë që kanë dhënë shpirt duke buzëqeshur. Kam marrë pjesë në varrosjen e luftëtarëve, të cilët pak më parë i kam pasur në krah, ke kënduar dhe ke folur për të ardhmen dhe pas betejes, ai apo ajo është varrosur, d.m.th., është mbuluar me dhe. E dhimbshme por e pa harruar. Këto moment dhe përjetime pak a shumë janë pasqyruar në krijimtarinë time.
5. Shpernguljen e shqiptarëve të Kosovës nga trojet etnike në ato ditë lufte, si e ke përjetuar, familja e juaj u largue nga Kosova?
Siç dhe ju shpjegova, unë jam me origjinë nga Dibra dhe jetoj në Tiranë dhe jo nga Kosova. Shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, si rezultat i barbarisë serbe, të cilët janë ardhacakë në Ballkan dhe në trojet tona etnike, ndodhi në fund-shekullin e kaluar dhe mu para syve të Europës. Apo një shekull më parë Europa do ta coptonte truallin autokton shqiptarë, e pas një shekulli ajo u detyrua të përballet me veprën e saj të turpshme dhe të padrejtë. Dhe pas një shekulli ne u dëshmuam vëllezër me njëri-tjetrin. Shqipëria i hapi dyert për të deportuarit me dhunë.
Ndërsa unë kam punuar në media atë kohë, por kam gjetur kohë t’u gjendem pranë njerëzve në nevojë. Në këtë kohë unë kam pasur njohje dhe kam qenë e përfshirë në veprimtari të plotë të UÇK-së, në strukturat që punonin në Tiranë, në Veriun e Shqipërisë dhe në Kosovë. Në një kohë të ardhme viti 1998-1999 do të jetë objekt i një libri të veçantë. Kam njohur shumë ngjarje, shumë njerëz, shumë karaktere, djem dhe vajza që ishin rritur në Perëndim, por kishin ardhë për të luftuar. Një pjesë e tyre derdhën gjakun në tokën e Kosovës.
6. Ju keni shkruar dhe botuar libra në mos gabohem! Cilët janë këto libra dhe ç’farë trajtojnë në vetvete këto libra? Kur e keni botuar librin e parë dhe si titullohet, Jeni ndjerë e emocionuar kur ju morët në dorë botimin tuaj të parë.
Unë lëvroj letërsinë artistike, kronikën historike dhe monografinë, kjo e fundit, deri tani është shkruar, në formë analitike. Deri tani kam botuar 13 libra, ndër këto pesë janë me poezi, të tjerat janë monografi dhe kronikë historike, pavarësisht se kanë dhe një farë sensi përkujtimorë. Si çdo fillim në rrugën e krijimtarisë, libri i parë është titulluar”Ëndrra lozonjare”, dhe është një libër lirikash. Është një libër që e dua shumë, pasi duket se mban brenda moshën rinore, ëndrrat, pasionin dhe gjallërinë e moshës. Akoma dhe sot emocionohem kur mbaj në dorë kopjen e parë të atij libri.
Me poezinë vazhdoj të merrem akoma. Pas përjetësimit të luftës për çlirimin e Kosovës dhe vetë ngjarjet në trojet etnike, poezia ime kërkoi një tjetër dimension, fitoi natyrën e kohës. Sot kam me qindra balada për luftën dhe të rënët e UÇK-së, për familje të mëdha në Kosovë, për kullat dhe luftëtarët historic. Para ca kohësh kam publikuar vëllimin e parë të ciklit “Mbollën gjak, mbijnë këngë”, të gjitha balada për të rënët e UÇK-së. Është një libër me mbi 600 faqe, ku u këndohet 400 dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës. Vëllimin e dytë po e shkruaj. Akoma shkruaj poezi lirike.
Librat historik dhe monografik, veçmas ai “Hasi mes luftës dhe lirisë” ka përjetimet e luftës dhe kronikën e saj. Rëndësi në jetën time krijuese kanë dhe librat “Ora e kombit”, “Rramush Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botërorë”, “Hashim Thaçi dhe beteja e fundit”, etj. Kam disa projekte dhe të kësaj fushe.
7. Rajmonda cila është jeta e juaj aktuale,familja dhe ç’farë mendoni për të ardhmen?
Unë banoj në Tiranë. Jeta ime është e lidhur me librat. Kam familjen e cila më mbështet në punën time dhe në rastet kur përballet me vështirësitë ekonomike, pasi librat për t’u botuar duan financim. Gjithçka libri kam botuar deri sot është financimi im dhe i familjes sime. Sa për të ardhmen mendoj se do të botoj dhe libra të tjerë. Në arkivën time familjare unë kam disa mijëra fotografi, të cilat unë i konsideroj një kujtesë e domosdoshme për çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe trojet tona etnike. Në një ardhme do të përpiqem të hap ndonjë ekspozitë fotografike me një temë specifike për luftën e UÇK-së.
8. Largimi i ti rinjve nga Kosova në këtë kohe, si shifet nga opinjoni publik? Pse ndodh sipas jush ky largim i rinis Kosovare drejt vendeve të perëndimit?
E përjetoj me dhimbje këtë fakt. Kosova ka nevojë për brezin e ri. Ajo është shteti më i ri në Europë dhe ka nevojë të ndërtohet me të rinjtë dhe për të rinjtë. Në Kosovë, që nga qeveria, shoqëria civile, organizmat shtetërore, parlamenti dhe klasa politike duhet të ketë shqetësim. Në Kosovë ka varfëri dhe papunësi, e për këtë duhet të gjenden zgjidhje. Kjo lloj zbrazje, as më pak dhe as më shumë është braktisje. Asnjëri nga këta të rinj nuk do të kthehen më në Kosovë. Klasa politike në kosovë duhet ta kuptojë mirë këtë. Kjo është e pajustifikueshme, nuk janë më nën okupimin serb e po i largojnë me forcë.
9. Si është politika aktuale në Kosovë, gjithmonë në gjykimin tuaj. ç’farë apeli do i drejtoje politikës dhe qeverisjes në Kosovë?
Unë nuk jam kundër luftës politike. Ajo e zhvillon shoqërinë kur bëhet për çështje të rëndësishme, por jam dhe për moral në politikë. Në Kosovë ka akuza të ndërsjellta qeveri-opozitë. Dhe njerëzit për shkakun e papunësisë dhe varfërisë janë shumë të dhënë pas potikës. Kjo e bën më konfliktuale situatën në Kosovë. Stërzgjatja e krijimit të qeverisë së re krijoi shumë konfuzion dhe ricikloi llogore inati. Komuniteti ndërkombëtarë duhet të jetë më afër faktorëve politik dhe çështjeve që janë të hapura në Kosovë.
Në këtë situatë do të më pëlqente që politikanët dhe qeveritarët shqiptar në Kosovë, përmes të sotmes të shihnim të ardhmen. Të ishin më realist dhe më me dorë të shtrirë me njëri-tjetrin që ,umd ta bënte detyrën e shenjtë për Kosovën.
10. Si i shef marrdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, ka mundësi që të përmirësohet diçka?
Aktin më të rëndësishëm të qenit bashkë të shqiptarëve të ndarë nga 50-60 vjet e ka kryer Rruga e Kombit. Një prishtinas sot darkon në Tiranë dhe gjumin e bën në Prishtinë dhe anasjelltas. Strategji më të rëndësishme dhe më jetike duhet t’i kenë dhe t’i vënë në veprim qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës.
Unë mendoj se duhet të ketë më shumë bashkëveprim universitarë, albanologjik, historio-grafik, në studimet e të gjithë niveleve, të cilat iu rezistojnë më shumë kohëve. Bashkëpunimet akademike, të cilat unë mendoj se kanë qenë më racionale dhe më strategjike para viteve “90, duhet të jenë më me ëfiçencë dhe më përfituese për dy anët e popullsisë.
Në Shqipëri dhe në Kosovë shkojnë dhe vijnë grupe eksursionistësh, shkollash, studentësh, guida-turistike dhe organizime të tjera, por unë mendoj se duhet të ketë projekte më të qarta dhe më aktive nga të dy qeveritë, pasi asgjë nuk i pengon sot ata.
11. E nderuara Rajmonda ç’farë do ju këshilloje mediave dhe atyre që shkruan në këtë kohë të trazuara nga lufta ndaj terrorizmit?
Përvoja ime jo e pakët që nga gazetaria politike, investigative, sociale dhe kulturore më ka mësuar thelbin e një gazetarie të mirë, e shkruar apo vizive qoftë. Duhet të jesh i vërtetë. Lajmi është lajm dhe nuk është opinion, ashtu dhe analiza, kronika apo llojet e tjera të të bërit gazetari. Do të mjaftohem ta ezauroj këtë pyetjen tuaj me një qasje rreth vetes. Në vitet “90-të, e pas në Shqipëri kishte shumë problem, të cilët janë në natyrën e sistemeve të reja, mekanizmave ekonomikë, këndfigurimet sociale dhe liritë e të shprehurit e të shkruarit. U jam kthyer disa shkrimeve problematike qe kam botuar në shtypin e Tiranës. Sado kohë që ka kaluar, kam arritur të kuptoj se shkrimet që kanë pasur problem të vërteta dhe fakte i kanë rezistuar kohës. Pra, bëj thirrje dhe këshilloj që realiteti at të mos zbukurohet dhe as të mos nxihet.
Intervisata u realizue nga Gazetari: GJIN MUSA