• Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi promovoi librin “Pavarësi dhe Personalitete”. Ndër të tjera pohoi se idetë e mëdha si ajo për bashkim kombëtar mund të hasin në vështirësi në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar.
Valeria Dedaj, 22.03.2013
– Jakup Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës promovoi dje në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë librin “Pavarësi dhe personalitete”. 100- vjetorin e Pavarësisë Krasniqi e cilëson si momentin e duhur për të kujtuar personalitetet që mundësuan një Shqipëri të lirë dhe të Pavarur. Libri ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është “ Dy pavarësisë shqiptare” dhe “Personalitete”.
Në pjesën e parë libri trajton: “Shpalljen e pavarësisë në 28 nëntor 1912”, “Konteksti ndërkombëtar i shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008”, “Kontrolli ndërkombëtar i pavarësive”, Në pjesën e dytë: “ Integriteti i personaliteteve të lirisë”, “Ismail Qemal Vlora”, “Hasan Prishtina”, “Isa Boletini”, etj. Një kapitull të pjesës së dytë ja ka kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Adem jasharit dhe Ramiz Cernicës “Me Serbinë-jo! Me Shqipërinë- Po! Të tre, sipas autorit Jakup Krasniqi janë personalitete të mëdha të vendit tonë që ndoshta nuk e kanë pasur vendin aty ku i ka vendosur.
“I kam vendosur pse i konsideroj personalitet me një integritet të veçantë të historisë sonë të lashtë dhe të re. Ramiz Cernicën e kam sjellë si përfaqësues të Kuvendit në Prizren më 10 korrik të vitit 1945”. Ai mendon se Ramiz Cernicës në Kosovë nuk i është dhënë vendi që meriton. Pasi fjalët që ai ka thënë “Me Serbinëjo! Me Shqipërinë- Po!” tregojnë më së miri për vlerat që ka. Sipas Krasniqit, Cernica asokohe ka qenë në një moshë të thyer dhe djalin e kishte të burgosur nga gjykata e vendit me burgim të përjetshëm, por ai nuk hezitoi të tregohet…
Shkrimin e plotë do ta gjeni sot nëgazetën Shekulli