Arvizu përmend Lukashenkon dhe kërkon shmangien e situatave “torturuese për logjikën”

0
33

TemA, 2 Mars 2013

Disa ditë më parë është zhvilluar në ambientet e Ambasadës Amerikane në Tiranë një takim mes përfaqësuesve të ambasadës dhe anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas një burimi të Ditës, tema e bisedës ka qenë më së shumti problematika parazgjedhore në Shqipëri dhe 23 qershori. Të ftuarve u ka mbetur më së shumti në mendje dy qëndrime: përmendja e Lukashenkos së Bjellorusisë si shembull i fitores “ligjore” të zgjedhjeve në kushtet e institucioneve të kapura dhe termi “torturë logjikës”.

Sipas burimit të Ditës, shqetësimi i ambasadorit lidhej veçanërisht me shmangien e situatave të prekjes së rezultatit duke futur në lojë, shtigje dhe dredha ligjore të lodhshme të cilat ai i ka përcaktuar si “torturuese për logjikën”. Sipas burimit, SHBA dëshirojnë qartësisht të shmangen situata si ajo e bashkisë së Tiranës, ku rezultati u përmbys duke e futur në një “spirale ligjore” torturuese.

DITA