ARVIZU – NË FUSHATËN E 23 QERSHORIT DËSHTUAN PËRPJEKJET PËR TA SHNDËRRUAR FENË NË ÇËSHTJE ELEKTORALE, SI DHE PËR TË KRIJUAR NDARJE VERI-JUG

1
70

VOAL 20.08.2013

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke folur gjatë një aktiviteti në Jalë, ka thënë se zgjedhjet e 23 qershorit, kanë qenë po aq historike sa ato të vitit 1992.

“Zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin.

Këtë radhë, PS-ja punoi më fort e mori 90 mijë vota më shumë. I rëndësishëm për SHBA-në është konsolidimi i demokracisë,”- tha ambasadori amerikan.

Arvizu, duke folur për fushatën, vuri në dukje se “gjatë saj pati përpjekje që feja të kthehej në çështje elektorale, përpjekje për të krijuar ndarje veri-jug, por që të dyja këto përpjekje dështuan”.

Deklaratat e Arvizusë janë bërë gjatë aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim

Arvizu referoi sot mbi temën “Vizioni i SHBA-së për Shqipërinë dhe Ballkanin” duke theksuar ndër të tjera se “vendosja e ligjit është me shumë rëndësi. Kjo gjë përfaqëson vlerat e demokracisë. SHBA ka investuar miliona dollarë për funksionimin e ligjeve dhe tashmë po punojmë me Prokurorinë për çështjet e drejtësisë dhe me Policinë.

Por, nëse njerëzit nuk paguhen, nuk mund të luftohet korrupsioni. Rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit duhet të ecin parallel”

1 COMMENT

  1. Ka ardhur momenti, që ambasadori i SHBA tani t’i thotë gjërat shkoqur, ashtu siç është e vërteta mbi qeverisjen dhe vetë personalitetin e Berishës.
    Shqiptarët duan të dinë të vërtetën nga SHBA!
    Me hamendje nuk ecet ma, gjithçka duhet thanë ashtu siç është në dritën e diellit.
    Do të mbrohet Berisha nga faktori ndërkombetar, që të mos ndiqet penalisht? Këtë duam të dimë…

Comments are closed.