Arvizu: Jam i shqetësuar dhe i trishtuar për vetëflijimin e sotëm

0
59


TemA, 10 Tetor 2012

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka reaguar për vetëdjegien e ish- të përndjekurit të dytë, Lirak Bejko.

Arvizu tha se ndjehet i shqetësuar dhe i trishtuar.

“Jam i shqetësuar për atë që ndodhi me vetëflijimin. Ishte një gjë e trishtuar,” tha Arvizu.

Ai deklaroi se do mendohet se si mund të dilet nga situata.

“Do të mendojmë për një reagim gjatë gjithë natës se si mund të dilet nga kjo gjendje,” tha Arvizu.