Revolucioni i dedikohet një superkondesatori shpikur nga 18 vjeçarja amerikane Eesha Khare
20.05.2013
Eesha Khare tregon « superkondesatorin » e saj
Voal-online – Duhet të kemi edhe pak durim, por tashmë është hedhur një hap i rëndësishëm përpara, sa i përket baterisë të smartfonit, ajo e përkryera, që do të karakterizohet nga një densitet i lartë energjik, karikimi i së cilës do të bëhet shumë lehtë, jo më shumë se në 20 sekonda! A nuk është kjo që na duhet! Dhe kjo i dedikohet 18 vjeçares Eesha Khare nga Kalifornia, që ka shpikur një mekanizëm për të karikuar baterinë e smartfonit në 20-30 sekonda. Vajza Arkimede nga Kalifornia, me origjinë indiane, ka marrë çmim nga Intel Foundation Young Scientist Award 2013.
Dhe në një të ardhme jo të largët, celularët tanë nuk do të bëhen të mërzitshëm si sot, kur na mbaron bateria, sepse tashmë ka vite që shkencëtarët përpiqen të zbulojnë mënyra që bateria të ngarkohet posa ne të pimë një kafe, as gjysmë minute. Në Phoenix, në Arizona, të premten që shkoi mbërritën 1600 djem e vajza në edicionin e 64-t të International Engineering and Science Fair(Isef), një konkurs për shkencëtarë që Intel Corporation organizon çdo vit në nivel botëror. Midis atyre që u nderuan ishte edhe amerikania Eesha Khare nga Saratoga.
Shpikja e saj i ka kushtuar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, jo keq për një 18 vjeçare. Shpikja e saj, ashtu si e përmendëm më sipër konsiston në zhvillimin e një superkondensatori me densitet të lartë energjik. Fjalë të mëdha për ata që s’marrin vesh nga kjo fushë, por që me dy fjalë shpjegohet kështu: smartfoni juaj do të karikohet për vetëm sa ju të pini një kafe, ose sa të bëni një punëz që zgjat jo më shumë se gjysmë minute dhe pastaj hopla smartfoni juaj do të jetë aspak i mërzitshëm nga frika se mos mbaron bateria./E.B.