Aromё festash nё Sapienza – Universiteti i Romёs

0
34

Gazetare Valentina Gjoni

Sapienza – Universiteti i Romёs, mё i madhi nё Europё, mbart nё themelet e saj pjesёn mё tё madhe tё historisё sё Italisё. Kёto ditё edhe kёtu nё qendёr tё qytetit studenti si çdo vit, ёshtё vendosur pema e Vitit tё Ri, si dёshirё pёr tё shkёmbyer urimet pёr festat e fund vitit! Ky Universitet, labirint’h i dijes mbetet ёndёrr e pa prekur pёr shumё tё rinjё, shumё tё tjerё qё pёrpёliten pёr tё dhёnё provimet e fundit e shumё qё krenohen se studimet i kanё mbaruar aty.

Nga viti 2000 deri nё vitin 2010 shihej njё dyndje e studentёve shqiptarё nё Universitetin mё antik tё Italisё i krijuar nga Papa Bonifacio VIII nё prill tё vitit 1303. Si rrezultat i statisikave nё vitin 2010 janё shkruar gjithsej rreth 1.295.000 studentё nё 11 fakultete me rreth 60 departamente ku çdo student pёr tё vazhduar studimet duhet t’i nёnshtrohet njё konkursi, aty pёrzgjidhen nё bazё tё aftёsive tё tyre. Proçedura e studimeve tashmё njihet qё nga nёntori i vitit 1999, (3+2) ku tre vite ёshtё harku kohor pёr diplomёn Trienale(Trevjeçare) e dy vite pёr diplomёn Magjistrale (Specializimin). Shumё studentё vazhdojnё studimet me Master tё nivelit tё parё, Master tё nivelit tё dytё e tё tjerё qё ndjekin studimet pёr tё arritur tek Doktoratura.

Mbase pёr studentёt Shqiptarё ёshtё pak mё e vёshtirё por gjithsesi duhet tё krenohemi pёr tё gjithё ata studentё Shqiptarё qё me shumё sakrifica arritёn tё shkruajnё emrin e tyre brёnda kёtyre mureve. Roma, qyteti i Papёve e kryeqyteti i krishtёrimit padyshim qё do tё kishte njё Universitet katolik me kёto pёrmasa, por ishte Terencio Mamiani ai qё nё vitin 1870 arriti tё laiçizojё Universitetin. Klito Karluçi nё vitin 1870 – 1872 emёrohet si rektori i parё, i cili krijoj Institutin e Fiziopatologjisё, hapi dyert e njё didaktike tё re nё Fiziologjinё Eksperimentale, Anatominё Patologjike,laborator pёr eksperimentet kimike e farmaceutike, kabinetin e Gjeologjisё, Paleontologjisё e katedra si nё ekonomi, drejtёsi e deri tek historia moderne e historia e artit duke tejçuar nivelin e lartё tё dijes dhe duke krijuar njё frymё tё re Universitare.

Njihet si qyteti studenti apo Città Universitaria ku hyrja kryesore ёshtё nё piacёn Aldo Moro pёrballё Kёshillit Ndёrkombёtar tё Kёrkimeve Shkencore. Nё qytetin studenti ndodhen Rektorati, Biblioteka Aleksandrina e Aula Magna qё janё pjesa mё kyesore, pёr rreth tyre janё godinat e Fakulteteve tё ndryshme si Drejtёsi, Shkenca Politike etj. E veçanta ёshtё se shumё fakultete janё tё shkёputura nga qyteti studenti e gjinden nё zona tё ndyshme tё Romёs si: Fakulteti i Shkencave tё Komunikimit nё rrugёn Salaria, Fakulteti i Filozofisё nё Villa Mirafiori, Fakulteti i Arkitekturёs nё piacёn Borghese etj. Universiteti ka dy Poliklinika Universitare: Umberto I e Sant’Andrea ku zhvillojnё praktikёn studentё tё Mjeksisё, Psikologjisё etj.

Nё vitin 1600 u krijua biblioteka Aleksandrina nga Aleksandri i VII ku edhe sot mban tё njёjtin emёr, nё atё periudhё nё qytetin studenti Francesko Borromini ndёrtoj kishёn Sant’Ivo alla Sapienza ku pёrveç hijeshisё ёshtё pjesё e historisё sё Universitetit. Aula Magna apo aula e Rektoratit ёshtё rrealizuar sipas projektit tё Marçelo Piaçentinit nё vitet 1933-1935, kёtu rrealizohen koncerte, shfaqje teatrale, mbledhje tё rёndёsishme, nё kёtё mjedis priten e pёrcillen artistё tё mirёfilltё e personalitete tё ndryshme deri tek Presidenti i Republikёs Italiane Giorgio Napoletano ku herё pas here vjen personalisht pёr tё pёrshёndetur studentёt gjatё vitit akademik.
Nё vitin 1935 Universiteti u inaugurua nё prezencё tё mbretёreshёs dhe mbretit Vittorio Emanuele III. Statuja nё qёndёr tё qytetit studenti ёshtё simbol i Sapienza-ёs (njё statujё bronxi sipёr njё vaske me ujё e pozicionuar pёrballё ndёrtesёs sё rektoratit). Mbetet Universiteti mё madhёshtor qё ka pёrjetuar tё gjitha kohёrat duke kujtuar veçanarisht vitet ’70 qё ishte njё pikё referimi pёr protestat e studentёve.

Nё fakt edhe brёnda kёtyre mureve tё dijes me histori shekullore diçka tingёllon Shqiptare! Ёshtё pikёrisht katedra ku studiohet Gjuha e Letёrsia Shqipe e krijuar nga Qendra e Studimeve Shqiptare nё vitin 1937. Profesori i parё qё u emёrua aty ishte Ernest Koliqi, pas vdekjes sё tij nё vitin 1975 Qendra e Studimeve Shqiptare u drejtua nga Prof.Giuseppe Gradilone deri nё vitet ’90. Katedra ёshtё krijuar nga Prof.Elio Miracco ku ka edhe njё bibliotekё tё pasur me libra, revista tё edicioneve tё ndryshme, me dёshirёn dhe iniciativёn e tij si arbёresh pёr tё ruajtur gjuhёn dhe letёrsinё shqipe.

Nё njё orё leksioni Prof.Miracco u shpeh me studentёt: unё nё vitet ’60 kur shkoja nё Catanzaro (qytet jugor i Italisё) takoja shumё persona qё flitnin gjuhёn arbёreshe, ndёrsa sot ёshtё e vёshtirё tё gjinden, pasi dihet se sa gjuhёt vdesin kur nuk trashёgohen, ndaj dёshira ime ёshtё qё tё tejçohet nga brezi nё brez gjuha dhe letetёrsia Shqipe e t’ua tregojmё edhe tё tjerёve, jo vetёm se ёshtё njё pasuri e pashterrshme kulturore por edhe se ёshtё bukur tё dish tё tregosh prejardhjen tёnde nё mёnyrё historike e letrare. Studiuesja e gjuhёs dhe letёrsisё Shqipe Dr.Brunilda Dashi qё vepron krahas Prof. Miracco-s nё fakultet, ka trajtuar njё temё tё veçantё nё librin e saj tё fundit: Italianismi nella lingua albanese – Italianizmat nё gjuhёn shqipe, pasi gjuha Shqipe ёshtё konsideruar si gjuha e dytё nё botё pёr prezencёn e italianizmave, pas gjuhёs Malteze. Kjo katedёr ёshtё njё strehё e ngrohtё pёr çdo student shqiptar.

Studentёt nё harkun e viteve kanё krijuar disa gazeta e revista si: Gazeta e Letёrsisёfilozofisё (Il Giornale di Letterefilosofia), revista ”Rassegna di Psicologia” etj. Nё vitin 2007 studentёt e Shkencave tё Komunikimit nё bashkёpunim me Profesorёt krijuan Radio Sapienza-ёn ku pёr tё bёrё pjesё aty, studentёt duhet tё pёrballen me njё konkurs e pёrzgjidhen nё bazё tё notave mesatare, aftёsive tё tyre krijuese e komunikuese.

Kjo ёshtё vetёm njё pjesё e Sapienza-ёs e klasifikuar ndёr njёqind Universitetet mё tё mira nё botё ku shumё Universitete tё tjera krenohen qё janё tё binjakёzuara me tё. Pёrmes provimeve, konkurseve ofron edhe mundёsinё e njohjeve tё reja, bashkёpunimin mes studentёve e Profesorёve e vitet e kaluara aty mbeten pa dyshim pёr çdo student stina mё e bukur e jetёs! Me madhёshtinё e tij nё mes tё vitit akademik uron festat e fund vitit!

Dergoi per botim: GJIN MUSA