Brahim AVDYLI:
– Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”
(VASO PASHË SHKODRANI)
Kështu, besimi i gjyshëve tanë të parë lidhet me Epirin e stërlashtë dhe me Zotin, të cilët, përmes bijëve të tyre ilirë e kanë shpërdarë në të gjithë popujt e qytetëruar. Ne po kthehem prapë te Perandoria Bizantine, sepse ajo është tema e jonë. Këtë perandori e kanë udhëhequr iliro-shqiptarët.
Në të vërtetë, nuk besoj se ka vend në botë, që emërtimi i popullit, i vëndit, i gjuhës, i simbolit të flamurit, të ketë vetëm një përfaqësues, siç është rasti i kombit shqiptar. Në histori, besim, folklor, etnografi, arkeologji, monedhat e lashta, zbukurime armësh, djepi dhe veglat muzikore, etj. që atëherë e deri në ditë tona, e ka këtë përfaqësues të vetëm dallues: SHQIPONJËN.[1]
Aristoteli i lashtë i vendos “graikot” në rrethinat e Dodonës pellazge, që është vetë pellazg nga Stragjira e Maqedonisë. Kjo është në rajonet e sipërme të Pindit dhe Akelout, që është lumi i Epirit. Rreth Dodonës dhe Akeout ishin fisi pellazgo-ilir i sellëve[2]. Shqiptarët e vjetër harruan emrin arbër, albanë, në ndërkohë që të huajtë na quanin me emrat e vjetër arbanë ose albanë, si të vetmit trashëgimtarë të pandryshur të racës së bardhë argase, arbane, e ariane. Janë këta të gjithë trashëgimtarë e pellazgëve të vjetër.[3]
“Arbërit jo vetëm kanë përbërë shumicën e popullsisë ballkanike, jo vetëm se kanë lidhje të shumëfishta origjine dhe historike me popullsinë e përtej Adriatikut (të Italisë), por kanë qenë element aktiv emancipues në historinë evropiane të shumë mbretërive, në Ballkan, në Azinë e Afërt dhe në Afrikën Veriore. Shtetet moderne të Egjyptit, Turqisë, Italisë, Rumanisë, Greqisë, Francës, etj. janë disa nga shembuj të veprimtarisë së figurave të shquara arbërore”.[4] Emrat “arbër-shqiptar-albanez” janë të shpjeguara nëpërmjet të miteve dhe kjo është rruga më e drejtë e shpjegimit të tyre.
Ne po kthehemi te Mesjeta e vonë. Kjo është lënë me padrejtësi kombëtare në periudhat e më vonshme, si Rilindja. Nga kjo periudhë e Rilindjes sikur “bëhet historia”. Pra, mesjeta e vonë, dihet mirëfilli se mbetet “e studiuar” nga armiqtë tanë të njohur serbo-sllavo-grekë apo greko-sllavo-serbë, si periudhë e adoptuar me pa të drejtë nga ata, apo si një periudhë ende “e pastudiuar” sa duhet. Zëri ynë ndihet me vonesa të mëdha kohore, atje ku grekët kanë thënë se janë “greke”, përmes gjuhës artificiale të tyre. Gjërat janë thënë me qëllim të kundërt, saqë syrin, veshin dhe trurin e topitur shqiptar e detyrojnë të thotë se “nuk kanë eksistuar ilirët”, se “nuk ka fakte të qenies së tyre”, se “nuk eksistojnë dëshmi të trasformimit në të ashtuquajturit shqiptarë”, se “nuk ka fakte se shqiptarët kanë eksistuar që më parë”, se “Kosova është krijuar në shekullin XX apo fillimin e shekullit XXI”, etj. dhe qudi tjera peudoshkecore.
Në historiografinë botërore dhe greke gjëjmë figura të tëra që identifikohen si “grekë”, vetëm pse e flitshin gjuhën e vjetër greke, që nuk është e njëjta me greqishten e re, kur është bërë i njohur “kombi grek” në bazë të “përkatësisë fetare ortodokse”. Të gjithë këtyre figurave, nga Rilindja Kombëtare Shqiptare u anashkalohet në radhë të parë etnia/kombi. Sado që fshehet, përkatësinë kombëtare të tyre e zbulon qartësisht vetëm objekti i vepritarisë.
“Kombi grek” është një “komb” artificial, me të gjitha trevat autoktone shqiptare dhe personaliteteve që e përbëjnë atë. Epiri jugor, pjesa e dytë e Epirit, që ishte dikur zona më fortë shqiptare, ka mbetur padrejtësisht nën Greqinë nga Anglia dhe fuqitë e mëdha, me gjithë genocidin e madh shumëvjeqar anti-shqiptar, në gjysmën e dytë shekullit XIX. Pra, Greqia ishte një sajesë e fuqive të mëdha evropiane. Në fakt, ajo nuk eksistonte në asnjë hartë ballkanike, deri në shekullin e XIX. Greqia dhe Serbia përmes fesë ortodokse janë shndërruar në “kombe” artificiale. Ato deshën t`i sundojnë, në radhë të parë shqiptarët, t`i terrorizojnë, t`i vrasin e t`ua marrin gjithçka që kishin. Deshën t`i përvetësojnë e të bëhen i njëjtë me ta; t`i shpopullojnë nga trojet e veta apo t`i bëjnë për vete përmes fese ortodokse.
Sa herë që flasin për “përkatësisnë shtetërore”, grekët e kanë përkatësinë fetare dhe jo etnike, sepse etnia kombëtare atyre nuk u intereson, pasi janë të varur nga deklarimi fetar. Vetëdeklarimi ka qenë një element kyq për t`ua vjedhur popullsinë shqiptarëve dhe vazhdon të jetë ende kështu.[5]
Kishat ortodokse greko-serbe, në të vërtetë i urren mirëfilli shqiptarët, kur nuk duan të shndërrohen në “grekë” dhe në “serbë”. Në krye të lëvizjeve antishqiptare ka qenë në të vëtetë priftërinjët ortodoksë, që në radhë të parë kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serbë dhe të masakrave të tyre të tmerrshme kundër shqiptarëve. Kjo gjë tregon se është i përzier kryesisht me politikën. Dhe, në vend se të jetë kisha paqësore, ajo ka qenë kryesist antihumane. Procesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke.[6] Kishat Ortodokse kanë luajtur rol të ashpër në zhvillimin e politikave nacionaliste antishqiptare në Ballkan.
Avranitët e quanin Greqinë e mesjetës Arbëri (Peloponezi dhe Atika). Faktet e vetme historike që vijnë nga mesjeta dëshmojnë se nën Greqinë kanë banuar vetëm shqiptarët, të cilët e quanin veten e tyre avranitë, por Përëndimi i quante ata grekë ose qytetarë me ndërgjegje greke.[7] Në librin “Stariotët” të autorit Paulo Petës, sipas veprës së Elena Kocaqi-Levanti, thotë se avranitasit, pra stariotët, vetëshpallen kështu me termin e njohur për shqiptarët, edhe pse vinin nga kishat kishat ortodokse greke. Ata nuk dilnin si fraksion ortodoks i bashkësisë shqiptare në Venedik, por si fraksion avranitas i bashkësisë greke.[8] Thuhet se asnjë shqiptar i Argosit nuk ka ditur të flasë greqisht. Për një gjë të tillë na rrëfejnë mjaft shqiptarë nga Athina. Fushat dhe rrethi i Atikës, Eubesë jugore, Megarës, Argosit dhe të Korintit janë edhe sot të banuara tërësisht nga shqiptarët.[9] Përsa i takon popullsisë së Epirit malor, dihet mirëfilli se grekët nuk arritën kurrë ta shkombëtarizojnë[10].
Shqiptarët, në përgjithësi, do t`i quajnë helenë. Gratë shqiptare, në viset e pakëta të Atikës, kur dalin në rrugë flasin greqisht, sepse mendojnë se të huajt po i vërejnë. Në ishujt e Hidrës, Specias dhe Salaminës e tërë rinia di greqisht[11]. Kjo gjë dëshmon qartë se banorët e Atikës dhe Peloponezit kanë qenë shqiptarë. Helenizmi i avranitasve ka qenë tërësisht artificial, kryesisht i keqkuptuar apo edhe i detyruar për tu bërë “grekë”.
Duhet të vëmë në dukje se fanariotët, që ishin frymëzuesit e parë të Kishës Ekumene të Kostandinopojës nuk kanë qenë “greke”, por kanë qenë një shtresë e intelektualëve nga etnitë e tjera, që flitshin zyrtarisht greqisht, sepse kjo ishte saksionuar. Intelektualët nga viset e ndryshme të Ballkanit përdornin gjuhën e Kishës Ortodokse për arsimin e tyre, pasi ata ishin të krishterë ortodoksë. Kjo gjë u bë një bërthamë e fortë ideologjike e helenizmit që do të asimilonte më pas etnitë që banonin në të ashtuquajturën Greqi.[12] Me idenë se “helenë është ai që do të bëhet i tillë”, greqia e shikonte qartë pastërtinë nacionale të lidhur ngushtë me pastërtinë fetare. Kështu u arrit me dhunë që të bëheshin të tilla të gjitha etnitë, duke shtuar kështu në mënyrë artificiale numrin e popullsisë dhe territorin që e absorbonin.[13]
Kultura e vjetër antike u vidhej gjyshëve të lashtë të shqiptarëve. Atyre, jo vetëm që u kanë vjedhur tokat dhe popullsinë, por edhe meritat që kishin në kulturën dhe historinë botërore, që është një veti e ultë e dinake greke. Sipas kësaj ideologjie, helen është një person që ndanë idealet e kulturës antike të epokës klasike. Pa marrë parasysh se i cilës etni është, i badhë apo i zi, mund të jetë helen, në qoftë se i pëlqen kultura filoheleniste. Termi “helen” përdoret për të gjithë ata që e refuzojnë etninë e tyre dhe marrin false etninë helene. Kështu mund të thuhet lirisht se grekët modernë kanë braktisur realitetin dhe jetojnë pore në botën e tyre ideale.[14]
Që një njeri të bëhet helen duhet të ketë dëshirë në rend të parë të jetë i tillë. Ky është thelbi i thuktë i ideologjisë greke.[15] Të jesh helen duhet të jesh ortodoks. Feja është tipari kryesor dhe i padiskutueshëm i helenizmit.[16]
Që të jesh helen duhet të mësosh dhe gjuhën e ashtuquajtur greke. Gjuha e vjetër greke nuk mund të kuptohet nga folësist e gjuhës së re greke, e cila është lënda më e vështirë në shkollë. Gjuha e re quhet gjuha diometiki.[17]
Por, le të shohim edhe njëherë sipas internetit italian se çka do të thotë termi “perandoria bizantine”. Shprehja “perandoria bizantine” iu referohet në mënyrë preçize “etnisë politike”, e cila, një kohë, ka dominuar botën e mesdheut.[18] Këtë e quajnë me pa të drejtë si bazë të kolonisë greke, pa i kushtuar rëndësi të ashtuquajturës “kulturë greke”, që është në të vërtetë një kulturë shqiptare me petka gjuhësore greke.
Grekët pretendojnë se janë trashëgimtarët e trashëgimisë bizatine, edhe pse ajo quhej Perandoria Romake e Lindjes me qendër në Kostandinopojë, sepse ajo e ka pasur si gjuhë zyrtare greqishten e vjetër, që edhe sot e flasin rëndë helenët aritificial, duke e marrë gjuhën zyrtare të Bizantit dhe duke anashkaluar popullin iliro-shqiptarë. Një shtet i krijuar më pas, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përvetëson gjuhën e një perandorie që ka ekzistuar para tij, dhe kjo është një rrenë e kulluar grekofile.
Kemi parë se Bizanti ishte një armik i madh i helenizmit. Filozofët e lashtë helen dhe mrekullitë e artit të lashtë u zhduken me fanatizëm nga priftërinjt dhe murgjit bizantinë. Kjo kulturë kishte domethënie pagane. Greqia e ditëve të vona nuk ka lidhje me Bizantin, por shqiptarët, që themeluan dhe e rritën.[19] Pra, kultura e vjetër e territorit të Greqisë ishte e kulturës pagane.
Ne po marrim një shembull nga kjo kulturë. Në Mesjetën e vonë (shekujt 14-15), nëpërmjet 21 emrave të njohur të Evropës, ndër të cilët ishin në radhë të parë Giordano Bruno, Tomaso Moro, Erazmo Rotterdam, Martin Lutero, Françesko Bacone, Schales de Bovelles, etj. vie emri i Giorgio Gemisto Pletone, që do të thotë shqip: Gjegj Xhemisht Pletoni (1355-1452). Mbiemrin e kishte Xhemishti, por supermbiemrin apo mbiemrin artificial e mori “Pletoni”, pas studimit tërësor të librave të Platonit, sikur të jetë “një Platon i dytë”, sado që kualifikohet si “filosof grek” nga studiusit e jetës dhe veprës së tij, edhe pse ishte i lindur në qytetin e Konstantinopojës.[20]
Për te, nuk jepet përkatësia etnike, sikurse ndodhë për shumë figura të shquara para tij, të perandorisë Bizantine, ku kombësia e humbë vlerën e vetë dhe identifikohet kryesisht me fetë. Këta njerëz të mëdhenj të artit, kulturës, shkencës, mendimit dhe filozofisë emërohen si “bizantinë”, si “grekë”, ndërkohë që përkatësia ilire, shqiptare dhe arbërore kaloheshin anash, pra nuk përmendeshin.
Pletoni ishte njohës i mirë i trashëgimisë shkencore, filosofiko-fetare të pellazgëve, i historisë dhe teologjisë së fesë katolike, ortodokse dhe islamike. Ai jetoi në përiudhën e çthurjes së plotë të shtetit bizantin dhe veprimtarisë së shumtë dogmatiste të feve të reja që po krijoheshin atëbotë.[21] Ai vërtetoi se “Fetë, në një farë mënyre përfaqësojnë degët e një peme, ezoterizmi është trungu, dhe shkenca e lashtë janë rrënjët e tij; sa më shumë zgjaten të parat nga trungu, aq më shumë ato janë larguar nga e vërteta”.[22] Pletoni nuk ishte ateist, por ngulte këmbë në një besim, atë burimor dhe ezoterik, që ishte një besim pellazg, pra ilirë, që do të thotë shqiptar. Dalja e besimeve të tjera, atyre katolike, ortodokse dhe islame, i kishte sjellur njerëzimit vetëm një gjë: konflikte të vazhdueshme. Pletoni zotëronte një paqe univesale. Në këtë periudhë kisha ishte bërë pushtet paralel me sundimtarët dhe këto bënin një rrezik për tërë jetën dhe veprën e Pletonit.[23] Reformat e veta politiko-fetare, “Traktati mbi ligjet” e shkroi dhe e ruajti në fshehtësi.
Me mendimin e tij lidhej tradita e mendimit filozofik, duke e filluar nga Minosi, Numa, Likurgu, Priftërinjtë e Dodonës, Shtatë të Diturit, Parmenida, Plutarku, Timeo, Magjistarët, etj. e deri te Brahmanët, duke e bërë analizën e mendimit filozofik të lashtësisë e deri te Aristoteli, i cili, në botën intelektuale përëndimore zgjonte polemika të shumta, ku nuk përputhej me mendimet platonike pararendëse, të cilat i ringjallte Pletoni.
Ky filosof i botës së atëherëshme i pasuroi ato me zbulimet e reja, të cilat i njohu gradualisht përëndimi evropian. Ai ua bëri të njohur edhe “Geografinë” e Strabonit, që nuk njihej në atë kohë. Veprimtaria e Pletonit kishte për qëllim që ti shërbenin një qëllimi praktik, sidomos për bashkëkombasit. Ndër veprat e shumta të tij, është “Manuali i astonomisë”, “Orakujt magjikë të dishepujt e Zarathustrës”, të dy “Komentet”, “Lutja ndaj Zotit Një”, “Dëshmi natyrale të Zotit”, “Historia e Islamit nga vdekja e Muhamedit deri në pushti-min e Kretës 827-828”, “Mbi historinë e Asirëve dhe Medëve”, “Mbi fushatën e Aleksandit të Madh”, “Mbretërimi maqedonas dhe përshkrimi i Thesalisë”, “Korigjimi i disa gabimeve të Strabonit”, “Përgjigje Skolarios”, “Traktati mbi muzikën”, “Përmbledhje e doktrinave të Zarathrustës dhe Platonit”, “Traktati i Ligjeve”, “Traktati i Virtytit”, “Përshkrimi i Peloponezit”, “Përmbledhje e disa elementeve të retorikës”, “Traktati mbi Homerin”, etj. etj. [24]
Dishepullin e Zarathustrës në gjuhën italiane e thonë tekstualisht kështu “dottrina di Zoroastro (Zarathrustra)”[25]. Fjala Astro, do të thotë Stern[26], ndërsa në shqip, do të thotë “Ylli”. Ndërsa, fjala “Zoro” do të thotë në shqip “Agimi, mëgjesi”, pra “Ylli i mëgjesit”. Fjalën “Zarathrustra” e kuptojmë më mirë në shqipen letrare “Ylli i mëgjesit”, se sa në greqishten e vjetër.
Gjergj Xhemishti-Pletoni ka sjellë një dëshmi të rëndësishme për origjinën e tij. Duke shkruar një përkujtim për perandorin ilir/arbër Emanuelin e II, Paleolog, ai bën një “leksion” të historisë:
“Ne, mbi të cilët ju sundoni e keni pushtet, jemi helenë nga raca (arbër të besimit pagan, thënie nga Fatbardha Demi), siç është dëshmuar nga gjuha jonë dhe shkollimi ynë stërgjyshor… Në këtë tokë del se hellenët kanë jetuar gjithmonë, aq sa mund të kujtojë kujtesa njerëzore; asnjë njeri nuk ka jetuar para tyre… vetë hellenët, duket se kanë qenë zotëruesit e saj dhe nuk e kanë braktisur kurrë”.[27]
Atëherë, hellenët kanë qenë pellazgë paganë, pra ilirë apo arbër. Gjuha e vjetër greke e shkruar dhe kthyer në gjuhë tregëtare, sikurse gjuha e sotme tregëtare e ka marrë të njëtin përdorim.
Kjo është arësyeja që kjo periudhë dhe hapësirë është quajtur “bota helenistike”.[28] Hulumtimi i historisë nuk duhet të fillojë nga Greqia dhe Roma e lashtë, por duhet të fillojë nga ata që kanë lidhje me qytetërimet e tjera. Ato nuk guxojnë të quhen gjëra “të kapërcyera” apo “të panjohura”.[29] Greqia që sot bërtet e gërvishtet se “zhvilloi artet e bukura, poezinë, dramën, prozën, skulpturën, filozofinë” i takonin Helladës së vjetër. Hellada, në fakt, nuk mundi asnjëherë të formojë një shtet të plotë, qoftë në formën e Mbretërisë apo të Federatës.[30] Të kësaj kohe do të marrim tri mbretëritë dhe kryesoret të Ilirisë së Jugut:
a) Mbretëria Dardane;
b) Mbretëria Molose apo Lidhja Molose, që u zëvendësua me emrin Epir;
c) Mbretëria e ilirëve të mirëfilltë. [31]
Nga jeta dhe vepra e Pletonit na dëshmohet e vërteta që del nga e kaluara pellazge e “Greqisë” së sotme. Nën ndikimin e Pletonit, figuara më e shquar e Rilindjes italiane, Kozimo de Mediçi (Cosimo de` Medici) e hapi në Firencë Akademinë për studimin e Platonit (Accademia Platonica a Firenze), që u vijua nga Roma, Napoli, etj.[32] Pra, Gjergj Pletoni ka shënuar një kthesë në mendimin filozofik dhe ndikoi fuqimisht në eliten evropiane.
Por, nuk është i vetëm ai që ndriçon në dijen e rruzullit tokësor. Siç thotë Fatbardha Demi, kur sundon përëndia pellazge Sellena, kurrë një yll i vetëm nuk mundë që t`a ndritë qiellin e errët të natës. Titullin “Konsull i fillozofëve”, ia ka dhënë për shembull Universiteti i Konstandinopojës Mikel Konstandin Psellit (1018-1878), duke përfshirë probleme të astronomisë, mjekësisë, fizikës, matematikës, etikës, teologjisë, alkimisë, topografisë, muzikës, etj.[33]
Zyrtarisht, në këtë periudhë, banorët e Perandorisë Bizantine të Lindjes emërtoheshin si “romei”, që nënkuptonte lidhjen e hershme me qytetërinë romake të lindjes, dhe jo përkatësinë etnike. Perandoria Bizantine quhej në fakt Perandoria Romake e Lindjes. Ka plotë dijetarë që nuk janë studiuar sa duhet dhe nuk dihet se cilit komb i përkisnin.
Duke përdorur gjuhën greke si gjuhë të dytë zyrtare dhe duke e ndërruar këtë gjuhë në një gjuhë të vetme zyrtare, Perandoria Bizantine filloi të quhej me pa të drejtë “Perandoria Greke”. Kur thuhet “bizantin”, nënkuptohet “greqia”, e cila, kryesisht, ka qenë kryesisht dy gjuhëshe, shqip dhe greqisht, por shikuar historikisht, ajo nuk njihet në atë kohë si e tillë. Këto abuzime janë abuzime të viteve të mëvonshme, kryesisht fetare, jo etnike. Perandoria Bizantine e la këtë “provë” përmes gjuhës së vjetër greke, me të cilën, kohët e fundit bënë zhurmë të madhe Greqia, e ngriti zërin e saj nga një “komb” i pa qenë në një komb i fesë otodokse. Me këtë e zhytë deri në pafundësi kombin shqiptar, sikur nuk ka ekzistuar më pare; e injoron tërësisht, ndonëse nuk ka zbritur prej qiellit, por ka ardhur prej ilirëve dhe ka mbetur gjallë përmes errësirës pesë shekullore të perandorisë osmane.
çka nuk e bënë dot greku e bëjnë pa pritesë serbo-sllavët, dhe anasjelltas, çka nuk e bëjnë serbo-sllavët e bën me dorën e tyre të pabesë e artificiale Greqia. Grekët nuk kanë rrjedhur nga hellenët, sepse hellenët e vjetër ishin paganë. Pastaj, hellenët nuk ishin “komb”, sepse ishin një pakicë në gjithë territorin që sot quhet “Greqi” dhe nuk kishin mundësi të shpallnin atëherë “një mbretëri”, as kur ishin kthyer me dredhi në fenë ortodokse.
Kështu u “konvertuan” në Grekë hellenët e avranitasit dhe u masakruan, u vranë, u eliminuan me tradhëti të pa parë shqiptarët, dhe u shpopulluan nëpër botë duke shpikur se janë “turq”, të pabesë, tradhëtarë, etj. ata që ka qenë një popull i shenjtë shqiptar i Epirotëve. Ata qenë heret të edukuar nga përënditë e Dodonës antike pellazgo-iliro-shqiptare që të shtrijnë dorën e tyre për ta ndihmuar e jo për ta vrarë, në kohën kur ardhacakët, që vinin brez pas brezi nga Libia e Afrikës, si korbi të zi, siç thotë mendimi popullor i shqiptarëve, duke u përzier me shumicën e popullit autoktonë të asaj treve e duke adoptuar me dhunë të dhënat e shumta të gjenealogjisë, të krijimit, të gjuhës, të mendimit e filosofisë dhe shkencës, të arteve dhe të letërsisë.
Shqiptarët, u masakruan dhe u diskriminuan barbarisht, sepse ata nuk e mësuan greqishten e tyre artificiale. Helenizimi grekofil është i shpifur.
Vrapimi i tyre për të kooptuar shqiptarët më tutje përmes fesë ortodoke, e cila tashmë është shndërruar në një “komb”, ka dalur nga ngjyra e vet.
Këtë, do ta shohim në vijimet e mëvonshme…
[1] Fatbardha Demi, “Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë: arbëresh-alban, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës”, publikuar te http://dituria.se, 14 Maj 2012.
[2] shiko më gjërë në veprën e Besnik Imerit, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Tiranë 2012, faqe 82.
[3] shiko, po aty, faqe 83.
[4] Fatbardha Demi, në letërpërgjgjen e datës 19 Shkurt 2013.
[5] Shiko librin e Elena Kocaqi-Levanti, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, Email, Tiranë 2010, faqe 9.
[6] po aty, faqe 10.
[7] po aty, faqe 29.
[8] Petta Paulo, “Stariotët, ushtarët shqiptarë në Itali”, Tiranë 2006, faqe 31.
[9] Luis Beonlew, “Greqia përpara grekëve”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 54.
[10] po aty, faqe 51.
[11] po aty, faqe 55.
[12] Elena Kocaqi-Levanti, po aty, faqe 74.
[13] po aty, faqe 75.
[14] po aty, faqe 80.
[15] po aty, faqe 83.
[16] po aty, faqe 84.
[17] po aty, faqe 86.
[18] shiko faqen e internetit, http://tradizione.oodegr./tradizione_index/storia/ternbizant.htm, spas Clinton R. Fox.
[19] vepra e përmendur e Kocaqit-Levantit, faqe 88-89.
[20] shiko thënien direkte të Marsilio Fiçinos, në http://filosofico.net/pletone.htm
[21] Fatbardha Demi, “Racizmi historik, dëshmi e mendësisë ideologjike dhe polemike e së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen”, të dërguar me postë elektronike te autori, ose nga publikimi në http://revistadrini.com, me 10.02.2013.
[22] Moreno Neri, “Pletone tratto delle virtu”, Bonpiani Testi a Fronte, Milano 2010, faqe 12, cituar sipas artikullit të cekur të Fatbardha Demit.
[23] artikulli i përmendur, po aty.
[24] artikulli i përmendur i Fatbardha Demit.
[25] shiko faqen elektronike http://filosofico.net/pletone.htm.
[26] shiko p.sh. Taschenbuch, Italienisch Wörterbuch, Sonderausgabe, Taschenbuch, München 1998, faqe 19.
[27] Romilly Jenkins, “Bizanti dhe Bizanntizmi”, Plejad, Tiranë 2001, faqe 21 e 61, cituar sipas Fabardha Demit.
[28] Eva Brinja, “Antikiteti, hellenët janë ilirë të zbritur në Egje”, Ilar, Tiranë 2005, faqe 197.
[29] po aty, faqe 200.
[30] po aty, 2004.
[31] po aty, faqe 205.
[32] Giogio Gemisto Pletone, http://filosofico.net/pletone.htm.
[33] http://wikipedia.org/wiki/Michele_Psello
E sakt fare feja e shqiptarit eshte shqiptaria
Comments are closed.