ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE (II)

0
27

Brahim AVDYLI:

Në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”
(VASO PASHË SHKODRANI)

Për shkak të dhunës së paskrupullt mbi ilirët, pra shqiptarët, armiqtë më të padryshueshëm ishin fqinjët e afërt: grekët, serbët dhe bullgarët. Dhuna e tyre ishte e njëjtë dhe e ashpër: antishqiptare. Historiku i këtyre veprimeve është thurur nga baladat popullore, që nuk janë marrë direkt nga ngjarjet e vërteta dhe që nuk janë në gjendje për tu vërtetuar. Luftimet e tyre grabitëse janë kthyer në një “pjesë të historisë” dhe është fryrë pjesërisht me ata që quhen “pseudohistorian”. Pseudohistoria e tyre “mësohet” si “shkencë” në tërë botën e qytetëruar, në mungesë të fakteve të pa shqyrtuara.

Armiqtë tanë kanë ditur të dëpërtojnë nëpër pikat larta ku shkruhet për ta. Në këtë rast, nuk do të merrem me këtë çështje. Por, merrem me çështjen bizantine dhe rënien e saj. Ajo që duhet kritikuar është Averil Camerun. Në veprën e saj, ”Bizantinët”, Dituria”, Tiranë 2008, të ngjeshur me literaturën qe e ka përdorur, për fat të keq, nuk e thekson askund përkatësinë dhe etninë kombëtare të popujve që e përbëjnë Perandorinë Bizantine. Për këtë autore, nuk kanë ekzistuar shqiptarët, edhe pse duhet të ketë pasur të dhëna të mjaftuara për përkatësinë e Konstandinit të Madh, të Valentinit, të Justinit, të Justinianit, etj. Një autor që e njeh më mirë ndër shumë autorë anglez, është edhe Michael Grant, një kohë Kryetar i Shoqërisë Klasike të Anglisë. Vepra e tij, “Konstandini i Madh nga Iliria”, të botuar nga Shtëpia Botuese Bacchus-i, në Tiranë 2004, është nxjerrur nga vepra origjinale në Londër më 1998, nën titullin “The Emperor Constantine”, që flet për ilirët.


Danieli dhe luanët, gjetur në Shkoder, shek. 4, pas Krishtit

Megjithatë, kjo shkencëtare, nuk ka pasur kohë të lexojë veprat e kundërshtarëve të saj. Shkenca e saj ka rrëshqitur vetëm nëpër “grekët” dhe Greqinë. Ajo është profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe e historisë së Bizantit në Oksford dhe drejtore e kolegjit Keble, një shkecëtare e SHBA-së dhe Anglisë. Në të gjitha studimet e saj shkruan vetëm për Serbët, Rusët dhe Bullgarët[1], por jo për ilirët dhe shqiptarët. Shqiptarët, sipas saj, po e them edhe njëherë, nuk kanë ekzistuar, edhe pse ajo e di se Via Egnatia ka qenë rruga kryesore nëpër Shqipëri dhe Durrësi është një qytet i njohur i bregdetit të Adriatikut shqiptar, dhe Perandori Anastas ka qenë perandor i perandorisë Bizantine, vendlidja e të cilit ka qenë vetë Durrësi, ku përplasjet luftarake shkojnë e vinë si valët e detit. Autorja, Averil Camerun, është profesoreshë angleze dhe duhet ta dijë se anglia është tokë ilire, që ka mjaft toponime të ruajtura nga e kaluara e largët e krijimit të vendit. Të lexosh një libër për bizantinët, pa i përmendur shqiptarët, është tmerr.


Justiniani i madh

Ka qindra fakte që ne i dimë dhe e vërtetojmë se kombi shqiptar ka qenë shumë më i madh se sa është pas luftërave të shumta për ta zhdukur, dhe e dimë se cilën territor e ka pasur dhe cili territor sot i ka mbetur. Shkencat botërore dhe sidomos arkeologjia, paraprakisht e vërtetojnë me gjysëm zëri. Camerun Averil nuk i zë në gojë shqiptarët. Te Kostandini i Madh mbizotëron mendimi se ka qenë ilir nga Nishi (Nassius) i Dardanisë, në Moesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje largë lumit Margus (Morava)[2]. Mjaft nga hierarkia e tyre kanë qenë ilirë, pra “shqiptarë”, ashtu siç na ka quajtur Pirroja i Dytë. Dhe, këtë fakt relevant duhet ta kishte parasysh.

Në këtë vepër, ajo u jep më tepër vend dhe me të padrejtë grekëve apo helenëve të Greqisë duke e heshtur kombësinë e tyre, dhe të ashtuquajturve “grekë” të Italisë, që kanë të njëjtën përkatësi fetare ortodokse, dhe fenë e ngreh si të vetmen mundësi idetifikimi nacional, sa që bie plotësisht në vijat e nacionalizmit grek, duke proklamuar luftërat fetare, në radhë të parë të krishterimit lindor, të ikonoklastëve; luftërave me islamizmin sunit e sheit dhe krishterimin romak. Athua, nuk e dinte këtë fakt, se të tri fetë janë favorizuar nga pellazgët, pra iliro-shqiptarët dhe grekët, të cilat janë kthyer kundër nesh, për të na asimiluar tërësisht.


4 vilajetet shqiptare

Vepra e saj bie në hije të ideologjisë progreke dhe prohelene, madje, ndonjëherë ideologjisë së madhe greke. Te vepra e saj nuhatet roli progrek përmes literaturës së njëanshme. Roli i “i zmadhuar” i serbo-ruso-bullgarëve duket se është i fryrë, sado që autorja e vë në gojë se “bizanti ishte që në nisje poliglot dhe kozmopolit”[3], pa i përmendur popujt që e përbënin ate.

Sa për ilustrim, po e përmendë një unazë-vulë të argjendtë, e gjetur në Sateli të Dollogozdës së Strugës, që nga koha e fisit të njohur të ilirëve, Enkelejtëve, një fis me kulturë të dendur nga ligjet e drejtësia, deri te përpunimi i metaleve, qeramikës dhe qelqit, që ka më tepër se 2310 vjet para të sotmes. Nga deshifrimi i saj shihet qartë se përpos shkrojnave (kaligrafisë) greke, të gjitha fjalët janë shqipe. Ajo ruhet në muzeun arkeologjik të Strugës[4]. Shqipja, është e njëjta gjuhë, që brez pas brezi përdoret. Porse kaligrafia ndryshon. Zonja, Averil Camerun, na quan me të padrejtë “grekë”, pa e ditur se kaliografia e grekëve është përdorur nga jo-grekët, që do të thotë pra për shqiptarët, krahas të tjerëve.


Konstandini i madh, Berat

Bizantinët ishin një popullsi e përzier. Në radhë të parë ishin ilirët, pra shqiptarët, që zonja nuk i zë në gojë, grekët dhe vllehët. Pas tyre vinin edhe fiset tjera barbare të viseve aziatike dhe të arabisë, që i sundonin ata deri në ardhjen e shtetit osman. Perandoria Osmane e mori nga brenda Perandorinë Bizantine, duke e vjedhur me të gjitha vetitë e udhëheqjes shtetërore, por me një fe të kundërt. Po e them edhe njëherë, se etimologjia e kësaj fjale shpjegohet vetëm në saje të shqipes: biz-an-t, do të thotë ana e bezëve, nga biz, bezë, që do të thotë: kodër rëre në bregdet, që i zinte armiqtë e shumtë dhe përëndimorë në darë të fuqishme- që nuk mund ta bëte këtë Roma. Bizant është quajtur tërë perandoria. Kështu e ka quajtur ate Kosntandini i Madh. Zonja dhe zotërinjtë e tjerë duhet ta mbanin në mend.

Averil Camerun, për herë të parë i përmend serbët, në mes të viteve 1147-1160, “se kanë pranuar autoritetin bizantin”[5], duke folur për Aleks Komnenin, i cili ishte përballur bashkë me vëllain, Johanin, me sukses me peçenegët. Greqishtja mori nga mbretërimi i Herakliut zyrtarisht vendin e gjuhës zyrtare duke e lënë mëmjanë latinishten për mjediset ushtarake[6] dhe ajo e mori veten si gjuhë shtetërore rreth vitit 1000, kur del i ashtuquajturi Souda, një fjalor i madh greqisht, si kombinim i enciklopedisë dhe i fjalorit gjuhësor[7]. Averil Camerun në tërë veprën e saj “Bizantinët” nuk shkruan askund për etninë e pellazgo-ilirëve të Konstadinit të Madh[8], të Valentinit, të Justinit apo të Justinianit, një triumfator i madh, nga afërsia e Shkupit[9], apo më mirë të themi nga fshati Tauris, afër Shkupit[10], që kishte përfunduar rindërtimin e kalave nëpër Iliri, të lëna porosi nga Justini, dajës së tij, ilir nga Bedriana, për t`u mbrojtur nga sulmuesit e shumtë dhe të befasishme…


Malet Karpate me Peçenegët

Por, po e lëmë njëherë këtë vepër. Ti kthehemi një libri tjetër. Është hera e parë që “mësojmë” për “zhdukjen” e avarëve. Zhdukja e papritur e avarëve nga luftimet e Herakliut, të shkruara në kapitullin e VI, është “zënë” kështu në gojë nga historiani amerikan mbi Ballkanin, Ferdinand Schevill, në veprën e tij “Ballkani-Historia dhe qytetërimi”.[11] Por, nuk ka mundësi të “zhduket” një popullsi e tërë si avarët (avatarët) vetëm pas një luftimi të Perandorit Herakël. Autori bie viktimë e literaturës që e përdorë, edhe pse për shqiptarët flet me simpati të vërtetë, por jo për arësyet dhe periudhën e gjenezës, nga kohët më të vjetra. Libri ka një mugesë të dukshme dhe bazohet ekskluzivisht në literaturën sllave dhe latine, për “themelimin” e sllavëve.

Avarët nuk janë zhdukur prej Herakliut, por janë mundur, thyer e shpërdarë. Largimin dhe “zdukjen” e avarëve nga Ballkani, autori e quan “të bërë” dhe këtë gadishull e lë “tërësisht në duart e sllavëve”. “Në shekullin e shtatë dhe të tetë vazhduan të vinin fise të reja sllave, por pati edhe një shndërrim të tyre nga grabitës në banorë që ngulën rrënjë në territoret e pushtuara. Ka shumë pak detaje të sigurta lidhur me mënyrën se si u bë i mundur shndërrimi i pjesës së maleve qendrore të Ballkanit në tokë sllave”[12], thotë autori, pa e llogaritur se sllavët erdhën dhe u përzinë me avarët. Gotët, Visigotët, Frankët, Svevët, Vandalët, Alamanët, Saksonët, e kanë shtuar popullin e tyre “me të mundurit”, mbas betejash të vazhdueshme.


Monedha ilire

Hunët, Avarët, Sllavët, e shumë fise të tjera, janë një pjesë të ardhur nga stepat aziatike. Kjo mbijetesë, u karakterizua nga përzierja, asimilimi apo nga >>riformimi< < i popujve, që filloi nga antikiteti i vonë, vijoi në Mesjetë dhe përfundoi përgjithësisht në shekujt 18-19"[13]. Popujt sllavë, që mund të vinin nga djerrinat e lumit Pripet, në veri të qytetit të Kievit[14], ata u vendosën në rethinat e Smederevës, si e pohon këtë fakt Prof. Dr. Skender Rizaj, në tri veprat e tij të njohura, si grabitës më të pangopur në të mirat e popullit të denjë ilirë, si vrasës tinëzak dhe pa vetëdije për fuqinë e madhe të Zotit, duke ardhur për tu asimiluar me ato pakica të fiseve skllave, të mbetura nga luftimet e tjera të Ballkanit. Të mos harrojmë këtu jevgjët apo romët etj., prej të cilëve veçanërisht treva kryesore e Nishit deri në Vranje, Tregu i Ri (Novi Pazari), Jeni Pazari apo Rashka, janë banuesit e kësaj treve. Kjo zonë është okupuar nga cergashët, që kanë qenë jevgj të paskrupullt e të pabesë në luftë. Vendasit, iliro-dardano-shqiptarët, e kishin një mjet të fundit luftën për tu mbrojtur. Kjo gjë dihet. Nuk e themi kot, "jemi të dërguarit e Zotit në tokë". Prandaj, jemi të rezervuar nga luftërat.
Territoret e sotme shqiptare

Ferdinand Schewill thotë në këtë libër se “popujt e vjetër ishin tre: ilirët, grekët dhe latinët periferikë. Ilirët- të quajtur më vonë shqiptarë, të cilën e sqaruam- banonin në pjesën përëndimore, grekët në bregdetin e Egjeut dhe Jonit, kurse latinët në rafshin qëndror”[15]. Luftërat e Aleksadrit të Madh, të Maqedonisë Ilire, të Ilirisë, të Epirit, etj. nuk i zë në gojë në formim e Ballkanit. Ato gabimisht i nxjerrë me Greqinë. Pellazgët, ilirët, epirotët, d.m.th shqiptarët autori i lë në mjegullën e madhe të shekujve.

Me hellenët, d.m.th. grekët dhe të Aleksandrit të Madh, përfundon “faza e parë e grekëve të historisë së Ballkanit”[16], pa e cekur përse quhej “Ballkan”.

Autori do t`ia kishte flluar më mirë historinë e Ballkanit po të kishte lexuar në Amerikë historinë e Edwin Jacques, “Shqiptarët-Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, të botuar pikërisht atje, nga “McFrlands& Company, Inc. Publishers”, USA. Gadishulli Ballkanik është quajtur më parë Gadishulli Ilirik. Kjo gjë shihet nga cilësimi i dy vëllezërve evrej, Ciril dhe Metodi, për gjuhën që e përdorin ata, si “gjuhë ilirike”, pra gjuhën sllave. Aty krijohej për herë të parë e fomja e tyre.

Në të vërtetë, prej Turkmenistanit është marrë emërtimi “Ballkan”, që shkruhet me dy “ll” shqipe, për këtë trevë të gjërë ilirike. Në Turkmenistan, ka një trevë të gjërë me emrin “Balkan”, përskaj detit. Perandoria Osmane ka patur si qëllim vetiak të cilësoj sjelljen e ligë të popullsive të këtij gadishulli ndaj vetvetes. Ishin pra pakicat turko-asiatike. Luftërat e tyre ishin luftë anë e kënd këtij gadishulli me njëri-tjetrin, por edhe me Perandorinë Osmane.

Përveç se futet autori përmes literaturës së njëanshme e të rrejshme serbo-greke, në librin “Ballkani-Historia dhe qytetërimi”, po ia lëmë edhe një vend kamuflimit të historiagrafisë për krijimin e “kombit malazias”. Kjo gjë nuk e thotë të vërtetën dhe është pika më e pakëndshme e librit. Autori nuk u përmbahet të dhënave bibliografike në këtë botim, të cilat dalin si një e metë e përkthimit dhe e botimit në gjuhën shqipe, nga Shtëpia Botuese “Eugen”, në Tiranë. Vepra, në këtë pjesë i ngatërron emrin shqiptar dhe viset shqiptare me malazezë, si psh. Shkodra, apo të emrave të veçantë të prijësve, si psh. Bashlshajt, që i paraqet si “malazezë”, sado që janë shqiptar dhe janë troje shqiptare, rrahur majft në historiografinë tonë, italiane, evropiane, greke, amerikane, etj. Autori i përdorë gabimisht këto gjëra në kuadër të “katër qendrave” të krijimit të serbëve. “Qendra e katërt” janë malazezët, madje rreth vitit 1800. Ky krijim i tyre, nuk qëndron. Kjo është koha kur këta “fqinjë” tanë të tmerrshëm po i grabisnin dhe po i shkatërronin trojet autonome shqiptare, të lëna pa mbrojtje të mirëfilltë.


Evropa para Bizantit

Në vilajetin e Shkodrës, gjenden Tivari, Tuzi e Podgorica, kur caktoheshin kufijtë dhe krerët shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit insistonin që të mos i lëshohen tokat shqiptare të këtij vilajeti Serbisë dhe Malit të Zi.[17] Malazeztë ishin kundër shqiptarëve. Lidhja e Prizrenit u krijua si rezultat negativ i traktatit të Shën Stefanit (më 1877), që i kishte bërë shqiptarët pre të luftërave ruso-osmane. Shqiptarët vunë në zbatim programin e mbrojtjes së intertesave të mirëfillta kombëtare, kundër Serbëve, Malazezëve dhe Grekëve, duke kërkuar nga Qeverisa Osmane një autonomi më të gjërë të Shqipërisë, brenda vilajeteve të Janinës, Manastirit, Shkupit dhe të Shkodrës,[18] gjë që nuk ishin përgaditur për luftë.

Le të kujtojë një detal para kësaj gjëndjeje: Pal Dukagjini (1384-1446), me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, qeveriste pjesën veriore të Shqipërisë së sotme, me territoret e Malit të Zi të sotëm, me territoret e Kosovës së sotme, me territoret e Sanxhakut të sotëm, me territoret e Serbisë së sotme, duke përfshirë Nishin, Krushevcin dhe Smederevën. Selia e kësaj principate ishte Ulpiana (Graçanica, afër Prishtinës). Etimologjia e toponimit Graçanicë ka dale nga shqipja: graçoj- shembet toka, d.m.th. graçanicë=ana e graçuar, e fundosur. Upiana ishte e shembur në shekulllin e VI dhe ishte rindërtuar nga Dukagjinajt, duke u bërë selia e tyre.[19] Graçanica është bërë sot “pronë serbe”, së bashku me kishën e vogël ortodokse.

Lekë Dukagjini III (1410-1481) ishte djali i Pal Dukagjinit, kishte lindur në Ulpianë (afër Graçanicës së sotme), nuk hoqi dorë nga vasaliteti i sulltanit, as kur babai i tij, Pal Dukagjini dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Betejën e II të Kosovës (me 3 nëntor 1443) në mes të Jan (Janosh) Huniadit dhe të ushtrisë osmane, po iknin nga ushtria osmane.[20] Herën e dytë fituan turqit të ndihmuar nga Lekë Dukagjini III, i cili nuk lejoi që Skenderbeu të ndihmonte aleatin Jan Huniadi. Gjatë kësaj lufte të rrebtë që u zhvillua në Kosovë u rrënua për herën e dytën Ulpiana, kështu që selia e pricipatës kaloi prej tani në Pejën e sotme…[21]

Por, le të kujtojmë edhe një detal tjetër: Mali i Zi, përpara se të pushtohej nga osmanët, kishte një popullsi shumicë shqiptare. Shqiptarët ortodoks i kryenin ritet e tyre edhe në gjuhën sllave, prandaj serbët ikën në territoret e Malit të Zi, sepse donin të ruanin fenë ortodokse.

Malazeztë kanë bashkëpunuar historikisht me shqiptarët, fillimisht edhe në luftë të egër kundër osmanëve.[22] Mjaft treva mbetën nën Malin e Zi dhe nën Serbinë, si Nishi, Novi-Pozari (Tregu i Ri), Tivari etj., të cilat kanë qenë herëdokur vise pellazgjike, ilire dhe shqiptare.

Disa autorë janë të mendimit se populli malazez ka më shumë afinitet si racë me popullin shqiptar se sa me popullin serb[23]). Emri i lumit të Zetës rrjedhë nga fjala pellazge Genta, që në latinisht erdhi Zenta, prej të cilës rrjedhi Zeta. Në Mal të Zi të bien në sy dy toponime të mirëfillta shqiptare, ku nuk flitet fare shqipja: Shingjon (Shën Gjoni/St. Johan) dhe Goljemade (gojëmadh= gulae magnae, latinisht). Tuzi, me 1330, shprehë emrin latin Tanusius; Prekali, Shkreli, Kastrati kuptohen edhe sot e kësaj dite si farefise tonat. Në kadastrën e vitit 1416, në „Villa Tusi“, te Tuzi pranë Podgoricës, 16 kryefamiljarët quheshin Tusi, duke filluar nga kryetari i tyre, Jurco Tusi, ndërsa në „Grouemira grande“ (shqip=grua e mirë) nga 20 shtëpi, 11 prej tyre banoheshin prej gruemirasve.[24] Disa fise malazeze pra nuk kanë prejardhje sllave. Drekalloviqët, Vasoviqët, Zogoviqët, Berishiqët, Gashiqët, e fise dhe vllazëri të tjera janë të prejardhjes shqiptare.

Në të vërtetë, nuk ekziston një komb „malazez“ që jetojnë në tokat e vjetra iliro-dardane. Ata janë të krijuar nga popullata vendase, sipas vendit të jetesës, sepse „mali i zi“ shprehë malin ku janë të mbëthyer. Veshjet, zakonet, shtati i lartë i ngjashën me malësorët e alpeve të Shqipërsisë, dëshmon se janë shqiptarë të sllavizuar. Ata janë bracikefalë, sikurse shqiptarët, ndërsa sllavët e serbët janë mezoqefalë.[25] Autori Ferdinad Schevill e nxjerr këtë emër nga fallsifikimet sllave, me emrin e përshtatur: “Cerna Gora”.[26] Historia e vërtetë mungon, por autori mundohet të mbahet në baladat popullore malazeze. [27] Kështu rrëshqet fuqishëm.

Politika nacionaliste dhe antishqiptare në Ballkan, si një nga shkaktarët e vuajtjeve të shqiptarëve gjatë shekujve, ka ardhur kryeput prej kishave ortodokse. Shqiptarët janë treguar shumë tolerantë nga natyra e tyre fetare. Ata, asnjëherë nuk e kanë zgjatur dorën për të vrarë popujt e tjerë fqinjë për shkak të fesë.[28] Kjo gjë, tani për tani, mjafton.

Një histori më voluminoze, më të organizuar dhe më mirë të ndarë në pjesë, e shkruan John Juluis Norwich, “Bizanti-shkëlqimi dhe rënia e një perandorie, 330-1453”.[29] Autori shkruan me një stil të thjeshtë e terheqës, pasi ka studiur dokumente të pafunde të historisë. Ai është lauruar për studime në frengjisht e në rusisht dhe ka mbuluar detyra të rëndësishme të ambasadave të Beogradit dhe të Bejrutit.

Kështu, bie pre e literaturës ruse, sllave dhe greke, nga vendet ku studion e punon. Këtë gjë do ta shohin në vazhdimin e kësaj teme…

——————————————————————————–

[1] Shiko përfundimin e veprës, në faqen 295, sa për illustrim.

[2] Michael Grant, “Konstandini i Madh nga Iliria”, Bacchus, Tiranë 2004, faqet 31-32.

[3] Averil Camerun ”Bizantinët”, Dituria”, Tiranë 2008, faqe 38.

[4] Bexhet Asani, “Unaza-vulë e lashtësisë 2300 vjet flet shqip”, “Fakti”, E hënë, 13 Gusht 2001.

[5] po aty, faqe 87

[6] po aty, faqe 218.

[7] po aty, faqe 228.

[8] shiko shkrimin e Agim Shehut, “Konstandini i Madh shkoi në Bizant me flamur e simbol të ilirëve, shqiponjën me dy krerë”, www.ereniku.net.

[9] Albert Kotini, “Justiniani-shqiptari i hershëm dhe triufator i madh”, Rilindja, botimi në Përëndim, e Hëne, 31.06.1999

[10] Luan Përzhita, “Mbretëria Dardane-Histori e shkurtër e shtetit 2400 vjeçar”, Botaart, Tiranë 2007

[11] Ferdind Schewill, “Ballkani-historia dhe qytetërimi”, Eugen, Tiranë 2002

[12] po aty, faqe 72

[13] Citoj nga shkrimi i Fatbardha Demi, “Ideologjia politike e historiagrafisë Europiane”, faqja e www.pashtriku.org, sipas citimit të saj nga Patrik J. Geary, “Il mito delle nazioni. Le origini medievali dell`Europa”, Carroci, 2009, që nuk thuhet vendi i botimit.

[14] Vepra e përmendur e Ferdinand Schevillit, faqe 73.

[15] po aty, faqe 72.

[16] po aty, faqe 13.

[17] Dr. Muhamet Pirraku, “Myderriz Ymer Prizreni, ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare, 1877-1887″, Sharr 2003, faqe 70.

[18] ) Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar, Tiranë 1992“, faqe 11.

[19] ) Prof. Dr. S. Rizaj „Edrejta historike e shqiptarëve…“, faqe 12.

[20] ) Edwin Jacque „Shqiptarët -Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, Kartë e Pendë, Tiranë 1996, faqe 204.

[21] ) Prof. Dr. S.Rizajt, v.c., faqe 13.

[22] Elena Kocaqi- Levanti “Planet për zhdukjen e shqiptarëve/Si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shqiptare”, Emal, Tiranë 2009, faqe 63.

[23] ) Hamit Kokalari, „Kosova,…“, faqe 9.

[24] ) Shiko artikullin e Prof. Konstantin Jireçek, „Mbi shqiptarë e trevave veriore dhe verilindore në kontakte me popullsitë sllave“, te „E vërteta mbi Kosovën…“, faqe 135.

[25] Elena Kocaqi- Levanti, vepra e citur, faqe 63.

[26] Ferdinad Schevill, “Ballkani…”, faqe 258.

[27] Po aty, faqe 260,

[28] Elena Kocaqi-Levanti, po aty, faqe 12.

[29] Norwich, John Julius “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie (330-1453)”, Eugen, Tiranë 2005