“Armata familjare e armatosur” e Adem Grabovcit!

0
50

Nga Kimete Berisha, 12.08.2013

Terrorist është secili individ që frikëson të tjerët dhe ushtron dhunë mbi ta.

E kur ndodh që Guximi, i biri i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, shetit Bjeshkëve të Nemuna, natën vonë me kallashnikov dhe me armë gjuetike, atëherë ky lloj “ushtari” ilegal merr konotacion jo vetëm pezhorativ, por edhe politik. Sepse, është i biri i politikanit të partisë më të madhe në vend.

Për kënd e ka blerë kallashnikovin i biri i Adem Grabovcit? Prej kujt e ka blerë? Prej kujt po ruhet? Kënd po e ndjek? Pse ka blerë bash kallashnikov? A është kallshnikovi i babës së tij, apo i tij!

Se, për metaforë përsëri po na del se fjala kallashnikov tradicionalisht do të thotë “të përcjellet te biri, i të birit”.

Çka po i duhen gjithë ata fishekë atij? Pesëdhjetë fishekë. Kënd ka planifikuar ta vrasë? Arushat e Dardanit! A ka leje me vra arusha? Pse me vra arusha?

A ka shkuar në Bjeshkë të Nemuna për të pushuar dhe gjatë pauzës së pushimit për vrarë diçka! I biri i milionerit të PDK-së Adem Grabovci, gjatë muajit Shkurt 2013, i rrahu policët e Bajram Rexhepit, kur e ndaluan në rrugë për t’ia frenuar hovin e madh me të cilën ngaste veturën e tij.

Adem Grabovcin po e përcjellin skandalet me armë, prej atëherë kur më 2012 iu “vet-plagos” gruaja Kumrija me automatik, padashje në bark.

Kush është Adem Grabovci? Po dihet që komunën e Pejës ia “dhuroi” Xhavit Haliti, por cila është biografia e tij!

Çfarë prindi është ky që i shetisin fëmijët me armë luftarake nëpër rrugë, ditë e natë, në bagazh të veturave i mbajnë armët e tyre! A janë këta njerëz paramilitarë!

Kush është ky njeri që nuk i ka mësuar fëmijët e tij që ta fusin gjuhën brenda para fotoaparatit. Shih fotografitë (në fb) e Guximit, birit të tij, të gjitha janë me gjuhë sa krahu përjashtë, dhe në disa raste aq shumë e nxjerr gjuhën jashtë, sa që i shihen edhe bajamet! Pse nuk e ka asnjë foto normale, me gjuhë në vend të vetin, brenda gojës!

Çfarë mesazhi është ky “i gjuhës jashtë?” Kush është ky “paramilitar” i ri, që e sfidon policinë dhe shtetin e Kosovës! A është vetëm apo pjesë e ndonjë grupi paramilitarësh!

A janë këta vet policia dhe shteti “nën hije” i Kosovës! Po çuditem pse ende nuk e shprehu frikën e saj nga armët ilegale Ambasadorja Amerikane Tracey Jakonson.

Ajo e ka zanat të frikësohet nga Albin Kurti i paarmatosur. Është koha që të frikësohet nga armët e vërteta. Kallashnikovi ka thënë se e ka zbuluar “kallashnikovin” për të mbrojtur atdheun e tij rus.

Tani, nën këtë diell, vetëm Goran Bregoviqin ende e dëgjon duke i kënduar me dashuri, me frymëzim dhe në nirvanë armës kallashnikov: “Boom Boom Boom Boom, Kana hi naj kutz, kutz ehy ja”.

Dhe vetëm djemtë e Adem Grabovcit shetisin të lirë rrugëve të Kosovës me kallashnikov dhe me gjuhë n’krah!