Ardita Statovci, një pianiste e talentuar nga Kosova

0
31

Nga Balduin Sulzer (Kronenzeitung, Janar 2010)

Kritikë nga Gazeta Kronenzeitung

Një recital shumë i këndshem pianistik në Schloss Traun: në skenë një pianiste e re nga Prishtina, Ardita Statovci, e cila në pjesët poetike të programit nga Schubert-i dhe Brahms-i të priste me një formim tingulli të butë e të diferencuar.

Ardita Statovci

Në dy kohët e para të Sonatës b-Moll të Chopin-it e vecanërisht në Sonatën e Bartókut (1926), artistja të përfitonte me një “tingëllimë telash” eksplozive, të fuqishme e të kthjelltë të një kualiteti super-elitar.

Diku në mes te këtyre veprave u dëgjua një lojë e kristaltë margaritarësh të Sonatës së Mozartit KV 567.

Nga Christina Gruber (Neues Volksblatt, Janar 2010)

Prove talenti e nje pianisteje të re

Institucioni kulturor i Traun-it, Vest, ia ka dalur që ta ftojë një pianiste të re nga Prishtina (Kosova) për një mbrëmje në Schloss.

Ia vlen që të udhëtosh për të shkuar në Traun apo edhe kudo tjeter, për të dëgjuar Ardita Statovcin (1982*), e gjate dhe elegante ashtu siç u paraqit ne skene.

Ajo u dëshmua me kapje të fuqishme të nje morie tingujsh të dendur, siç gjenden te Sonata e Bartok-ut e vitit 1926, pastaj me lojen prej margaritaresh të Sonatës në b-moll të Chopin-it, e posaçërisht me servimin virtuoz dhe me ndjesi të Sonatës së Mozartit KV 567.

Shkollimin e saj gjithepërfshires, ajo e vërtetoi dhe e dëshmoi edhe me përzgjedhjen e programit. Audiencën e shumte në Schloss Traun, artistja nga Ballkani e përfitoi me dhënjen e ngjyrës së ndjeshme të atmosferes romantike të pjesët e Schubert-it D 946.

Kur ajo pastaj për Bis e bëri të rrëshqiste si margaritar një pjesë bravuroze nga György Kurtag, ishte e qartë: emri Statovci duhet të mbahet mend.


Për më tepër:
http://www.arditastatovci.com/