Angazhimi i Rexhep Bardhecit-Nikqit në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare në Rugovë ( 1924 -1993 )

0
23

Ramë Thaçi

Për LNDSH-n është shkruar shumë herë,por për këtë lëvizje duhet të shkruhet në vazhdimësi, në mënyrë që njerëzve të cilët ishin në shërbim të atdheut dhe qëndreses të mos u mbesim borxh.Kështu familja e Haxhi Zekës si një familje e madhe dhe bukëdhënëse e patriote ka dhënë dëshmorin e luftës të Nokshiqit,Zymer Zeka ( vëlla I Haxhiut),i cili duke iu përgjigjur thirrjes se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të Plavës e të Gucisë,u vra në përballje me forcat pushtuese malazeze.

Hordhitë gjakatare malazeze, më qëllim të asgjesimit të popullatës shqiptare në Plavë e Guci, në Rugovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, përveç vrasjeve e terrorit, ata filluan konvertimin e dhunshëm të shqiptarëve në fenë ortodokse, menjëherë pas pushtimit të këtyre anëve me 1913.Në vitin 1919 në familjen e Haxhi Zekës, ushtria gjakatare serbe e bekuar nga popat demoniakë ortodoks, masakruan, gruan e Haxhiut me një vajzë të mitur dhe gruan e Bardhecit me dy fëmijë.Ishte shumë trishtuese për Rexhepin kur dëgjoi për masakrimin gruas së babës së tij Bardhecit:E kishin therë djalin e mitur, e ia kishin masakruar gruan po ashtu edhe fëmijën e palindur që e mbante në bark.A thua o Zot a ka më tmerruese se masakrimi i fëmijes të nxjerrë nga barku i nënës me bajonetë, të cilit ia kishin qarë barkun e gjoksin, duke ia vizatuar kryqin në trup?Pas masakrës kur burrat ishin kthyer nga mali. Bardheci më sytë e tij e kishte parë një macë duke ngrënë mushkëritë e djalit që e kishin nxjerrë nga barku i nënës. Dhe gjithë, kjo çnjerëzi makabre ishte bërë në praninë e popave satanikë serb, të cilët, në emër të Zotit e të Krishtit serb, i kishin bekuar bajonetat e përgjakura të ushtrisë kriminale serbe.

Rexhepi ishte rritur më rrëfimet trishtuese që kishin përjetuar të parët dhe prindërit e tij, masakrat e veprat tjera çnjërëzore malazeze e serbe që populli shqiptar kishte përjetuar në tërësi. Në edukimin e tij kishin ndikuar edhe këngët e kreshnikëve,kështu që shumë herët ai ishte mishëruar me idealin e çlirimit kombëtar. Ende pa i mbushur 18 vjet, Rexhepi ishte angazhuar në forcat vullnetare për mbrojtjen e kufirit me Malin e Zi, në periudhën 1941-1944. Në vitin 1943 në kuadër të forcave vullnetare rugovase, Rexhepi kishte marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Sanxhakut të Pazarit të Ri, me ç’rast kishin penguar depërtimin e forcave çetnike në krahinën e Peshterit, që kishin për qëllim masakrimi dhe zhdukjen e popullatës shqiptaro-boshnjake të asaj ane. Syla dhe Rexhepi, nën influencën propagandistike të aradhave partizane nga Shqiperia, iu bashkuan të ashtuquajtures Lëvizje Nacinal Çlirimtare.

Pas luftës Syla ishte zgjedh kryetar komune në Drelaj, ndërsa Rexhepi ishte ndihmës i tij. Por ata shpejtë panë se idealet e proklamuara gjatë luftës u shkelën dhe Kosova persëri mbeti nën okpimin serb.Kjo bëri që ata të mendonin për çlirimin real të Kosovës nga pushtimi i ri serb. Ripushtimi i Kosovës nga forcat çetniko-partizane serbe, ngjallen frikën dhe trishtimin e së kaluarës së hidhur që kjo familje, si shumë familje tjera rugovase e kishin përjetuar nga terrori serb e malazez. Kështu Syla dhe Rexhepi, sebashku me Bekë Tafil Thaçin nga Saradrani, vazhduan aktivitetin e tyre në këtë lëvizje.

Afirmimin e programit dhe shtrirjen e LNDSH -së në Rugovë e kishte bërë Bekë Tafili, i ndihmuar nga Rexhepi dhe Syla, të cilët e kishin shoqëruar Bekë Tafilin nëpër të gjitha familjet e mëdha të Rugovës e deri në fshatrat e Rozhajës. Përveç njohurive politike e kombëtare, Beka armë të fuqishme e kishte qiftelinë. Duke kënduar për kreshnikët dhe ngjarjet heroike të trojeve etnike, Beka shumë lehtë i bënte për vete zemrat atdhetare rugovase. Dhe kështu, nga një odë në odën tjetër, duke përdorë qiftelinë edhe si mjet kamuflues, për të mos rënë në sy të pushtetit, Beka bëri regrutimin e mbështetësve të LNDSH-së nëpër tërë Rugovën.Veprimtarinë në propagandimin dhe shtrirjen e LNDSH-së në Rugovë e Podgur, Beka e vazhdoi derisa u zbulua veprimtaria e LNDSH-së, kur shumë aktivistë të saj u burgosen në vitin 1950.

Në këtë rast Rexhepi i shpëtoi denimit,sepse në hetuesi Syla atë e kishte prezentuar si shërbyes të odës, gjoja se ai ishte i ri e nuk dinte asgjë mbi aktivitetin e Sylës, të Bekës e të bashkëpunëtorëve tjerë të tyre. Mëgjithat Rexhepi nuk iu shpëtoi përndjekjeve të OZNE-s. Në një rast Rexhepi ishte mbajtë në burgun e Pejës 7 ditë pa ngrënë e pa pirë. Pastaj vazhdojnë keqtrajtimet tjera si, kërkesa për paraqitje të vazhdueshme në polici dhe kërrcënimet deri në likuidim që të fliste për angazhimet e tij dhe anëtarët e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.

Rexhepi i shpëtoi dënimit me burg sepse ai nuk pranoi asgjë,përkundër keqtrajtimeve e torturave të parreshtura dhe presionit të vazhdueshëm psikik, deri tek presioni për shpërngulje në Turqi,që ka vazhduar gjatë gjithë periudhës së tmershme të Rankoviqit. Oda e Haxhi Zekës njihet si një votër patriotike, që historikisht e në vazhdimësi i ka kontribuar çështjes kombëtare.

Si njeri me virtyte të larta i kësaj familjeje duhet të përmendet edhe Mujë Imeri, axha i Rexhepit.