Andon Zako Çajupi: “Baba Tomori”
Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se ç’urdheron zoti…
Tek te lutem dhe u duk’ e qare
te msoj ç’thot dhe per shqipetarë.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s’jane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja s’i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me puçke ne dore,
Donin shqipen, s’qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
s’e s’kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e çupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb’ i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh’ e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s’ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne… U prish Shqiperia…
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit q’eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal’ i uruar,
ç’kane ngjare, gjithe ç’kane shkuar,
i di vete, s’dubet te t’i themi;
Ç’do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, ç’thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
ç’faj ka bere, ç’gjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nen zgjedhe mbeti veç shqipetari
ç’thote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na ç’nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s’vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuk na dihet fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuk mbahen gjikundi.
Te krishter’ e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetarë,
s’ini greker, a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se ç’punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete…
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot’ i vertete,
mos e peshoni Turqinë,
mos e besoni Morenë
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin’ e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat’ e trimerise