Ambasadorja gjermane mësoi se Bulqiza është geto e pushtet-familjes mafioze “Berisha”

0
51

Nga Përparim Halili, 9 Korrik 2012

Në 48 orët e fundit ka pasur katër lëvizje “pune” të 4 ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

1. Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu shkoi në Shkodër, duke kënduar e kërcyer më kalamajtë në festivalin kombëtar të këngës së fëmijëve.

2. Ambasadori i OSBE, Eugen Volfart ishte në piknik fundjave për qejf, me ata të TV-Klanit, duke ngrënë qofte e duke pirë birra, në një tendë tek “TEG”.

3. Ambasadori i Danimarkës, Karsten Jensen dha një intervistë për mediat, ku shprehte dëshpërimin, që Shqipëria është zhytur në krizë politike, shoqërore, ekonomike dhe që nuk mund të integrohet dot në BE, duke pasur në qeverisje një bandë kriminale.

4. Ambasadorja gjermane, Karola Holtkemper, shkoi në Bulqizë, për takim me minatorët, për të parë nga afër kushtet e kësaj qendre pune mizerje, të tjetërsuar në “minierë vdekjeje” prej politikave koncensionare mafioze të pushtet-familjes mafioze “Berisha”.

Nga të katër veprimtaritë e 4 ambasadorëve të huaj, më problematikja ishte vizita e ambasadores gjermane në Bulqizë. Pse? Në vend që tek minatorët e Bulqizës të shkonte kryeministri Sali Berisha e të jepte llogari si përgjegjës kryesor për krimin me emrin “BULQIZË”, shkoi një ambasadore e huaj! Por dhe ambasadorja gjermane, ndoshta me telefonat urdhëruese nga qeveri-shpella “Berisha”, nuk u lejua nga banda mafioze ruso-serbe-italo-austriake “ACR”, të hynte në mjediset e minierës për t’u takuar me minatorët.

Sidoqoftë takimi i ambasadores me minatorët u bë jashtë mjediseve të minierës. Po pse nuk u lejua ky takim? Përse heshti e nuk ndërhyri kryeministri Berisha, ku u njoftua që banda italo-ruso-serbo-italo-austriake e “ACR” në Bulqizë nuk e lejoji ambasadoren gjermane, të hynte e të shikonte kushtet e punës në minierë? Përgjigja dihet: Miniera e Bulqizës është kthyer në geto me kushte pune skllevërish, duke vrarë nga 2-3 minatorë në muaj.

Bulqiza është një gropë e zezë ekonomike-financiare nën kontrollin e pushtet familjes mafioze “Berisha”, ku kromi grabitet e tjetërsohet në miliona euro pasuri private për fëmijët, ministrat, oborrtarët dhe miqtë e tij, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Krimin me emrin “BULQIZË”, të cilin pushtet-familja mafioze “Berisha” ka 7 vite që po e vazhdon dhe po e gropos atje ku vriten e groposen minatorët nga kushtet e rënda e të pasigurta të punës, e zbuloi dje ambasadorja gjermane, zonja Karola Holtkemper, gjatë bisedave me sindikatën dhe minatorët.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” është e treshes mafioze Berisha-Meta-Ruli. Kanë qenë këta tre ortakë politiko-ekonomikë, që kontrollojnë shfrytëzimin dhe shitjen e kromit të Bulqizës, duke vepruar pas siglave të firmave fantazma “DARFO” e më pas, të tjetërsuar në “ACR”.

– Diplomatja gjermane mësoi se që prej vitit 2005, kur Ministër Ekonomie u emërua “Espinoza” i tenderave, privatizimeve strategjike dhe koncensioneve minieraro-energjetike shqiptare, Genc Ruli, firma qeveritare “ACR” jo vetëm nuk është ndëshkuar, por është shpërblyer në 135 milionë dollarë mos pagim taksash, energjie e detyrimesh fiskale import-eksporti të makinerive e kromit.

– Diplomatja gjermane mësoi se forma koncensionare e pushtet familjes mafioze Berisha-Meta-Ruli nuk ka zbatuar asnjë pikë të kontratës koncensionare.

– Diplomatja gjermane mësoi se futjen në Bulqizë të kompanisë fiktive ruso-serbe-italo-austriake “ACR” e ka miratuar me firmë e me vulë kryeministri Sali Berisha, pa mbledhje qeverie.

– Diplomatja gjermane mësoi se Berisha-Ruli-Meta kanë firmosur 113 milion dollarë abuzim-vjedhje për firmën “ACR”.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” zhvati nga ekonomia shqiptare 18 milionë dollarë prodhim kromi të nxjerrë në sipërfaqe, i gatshëm për treg-eksporti dhe 800 mijë ton mineral kromi stok, depozitë e nxjerrë në natyrë.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma koncensionare e pushtet-familjes mafioze “Berisha”, punon me balance fiktive, të miratuar e të lejuar nga qeveria dhe konkretisht, bilancet ekonomike-financiare të kompani-bandës “ACR”, rezultojnë vetëm 2 milion dollarë fitim në muaj, ndërkohë që sipas bilancit faktik të nxjerrjes, përpunimit dhe çmimit minimal të shitjes së kromit në bursë, rezulton se norma reale e fitimit prej kromit është 29 milion euro në muaj.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” rezulton të ketë bërë vetëm 1.2 milion lekë investime anësore në muaj, ndërkohë që sipas kontratës duhet të bëjë investime në masën 39% të të ardhurave reale, duke e lënë minierën gërmadhë nëntokësore.

– Diplomatja gjermane mësoi se qeveria nuk po e detyron “ACR”, madje po e përkëdhel, që nuk ka kryer 60 milionë euro investim për thellimin e pusit, thellim që duhej të kishte përfunduar në vitin 2010.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” i paguan minatorët si skllevër mesjete, me një “copë bukë” vetëm me fond pagash 11% të të ardhurave, ndërkohë që sipas kontratës koncensionare duhet të ketë si fond pagash 25% të të ardhurave reale.

– Diplomatja gjermane mësoi se “ACR” u çon (vetëm) familjeve të minatorëve që vriten në minierë nga 2 paga mujore shpërblim ditën e varrimit, ndërkohë që fondi i pagave për shpërblime e fatkeqësi duhet të jetë 7.5% e të ardhurave, por është zbatuar vetëm 0.1%.

– Diplomatja gjermane mësoi se pushtet-familja mafioze “Berisha” lejon dhe firmos letrat që firma të fshehë 280 milion euro fitim vjetor neto, të cilin nuk e deklaron.

– Diplomatja gjermane mësoi se sipas një kalendari të caktuar, në zyrat e minierës së kromit Bulqizë, vijnë shpesh për “vizitë” njerëz të oborrit e familjes së Sali Berishës, Ilir Metës, Genc Rulit e Ritvan Bodes, të cilët “japin udhëzime për ecurinë e punëve” dhe “normalizojnë” qarkullimin e mauneve të kromit.

– Diplomatja gjermane mësoi se një minator në Bulqizë paguhet me 1170 lekë të reja në ditë.

– Diplomatja gjermane mësoi se në Bulqizë janë vrarë 31 minatorë nga mungesa e sigurisë teknike dhe kushtet e vështira të punës dhe nuk është marrë nën përgjegjësi penale asnjë drejtues teknik, apo ligjor, madje as kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë, përkundrazi ka sulmuar mediat kur kanë publikuar e denoncuar shkaktarët e këtyre vrasjeve.

– Diplomatja gjermane mësoi se gratë dhe punonjësit e sipërfaqes në minierën e Bulqizës, vazhdojnë të paguhen 12 deri 15 mijë lekë të reja në muaj, pra 8 mijë lekë më të ulëta se paga zyrtare ligjore shqiptare e pushtetit “Berisha”, ndërkohë që në minatorët e “ACR” në Afrikë paguhen 47% më shumë se minatorët e “ACR” në Bulqizë.

– Diplomatja gjermane mësoi se në Bulqizë punëtorët vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e mekanizmit dhe kushtet e rënda punës, mbasi nuk janë investuar 4.5 milion euro për futjen në punë të Uzinës së Ferro-kromit në Burrel. Nuk janë investuar 800 mijë euro, për të ndërtuar e përfunduar mjediset higjienike të dhomave të tharjes dhe kompleksin e dusheve. Nuk është ndërtuar linja e furnizimit me ujë për 24 orë dhe për ujë me cilësi me fond 450 mijë euro.

Nuk jepen 1.5 milion lekë në ditë ushqim antidodë. Nuk është ndërtuar mensa e ushqimit në minierë, duke mos investuar 530 mijë euro të planifikuar. Nuk janë bërë investimet prej 4.1 milion euro për kompletimin e minierës me infrastrukturë funksionuese të ajrimit, nxjerrjes, përpunimit dhe transportit të kromit deri në sipërfaqe, duke lënë minatorët akoma me karroca dore, si në mesjetë.