Shekulli Online, 27.03.2010
DURRËS- Ndërkombëtarët sërish apel politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës. Këtë radhë ka qenë ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, i cili nga Durrësi ka theksuar se kriza politike në vend bëhet pengesë për zhvillimin reformave dhe për proceset integruese. E për këtë, forcat politike, sipas tij duhet të gjejnë kompromis për zgjidhjen e saj.
Gjatë fjalës së tij, në një ceremoni në Durrës Borchard e vuri theksin edhe tek rëndësia e madhe që ka për vendin tonë lufta ndaj korrupsionit.
“Duhet t’i kushtohet më tepër rëndësi luftës kundër korrupsionit dhe rritjes së sigurisë ligjore, si kushte të domosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian”- tha ai.
Disa dite me pare, Borchardt i terhoqi vemendjen qeverise te mos bënte presion mbi punonjësit e administratatës apo sipërmarrësit e lirë për t’iu mbështetur me pahir në zgjedhje. “Janë duke u afruar zgjedhjet lokale dhe gabimet e parlamentareve nuk duhet të përsëriten. Kështu ka theksuar sot ambasadori gjerman, Bernd Borchardt.
Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR i cili vërejti parregullsi gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, Borchard tha se kritikat qëndrojnë në presionin mbi punonjësit e administratës publike, në udhëzimet e dhëna nëpunësve të Shërbimit Publik për pjesëmarrje në aktivite partiake, etj.
“Presioni arriti deri në kërcënimin për pushim nga puna të atyre që refuzuan ta merrnin pjesë në aktivitete politike”, tha Borchardt duke shtuar se i njëjti presion është verejtur edhe ndaj bizneseve private në mënyrë që këto të financonin partitë politike.
“Këto janë konkluzione tepër kritike dhe në këtë pikë do të doja t’i theksoja me force”, nënvizoi ambasadori.
Më tej shtoi se :”Kritika nuk i drejtohet vetëm një partie të vecantë por të gjithëve pushtetarëve në nivel lokal e kombëtar. Ky fenomen tejet problematik, nuk duhet të ketë vend në një shtet demokratik dhe anëtar të NATO” .
__________
16 mars
“Shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike, porse kjo nuk duhet të ndodhë më”. Kështu është shprehur sot ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard. Ai ka dhënë një mesazh të qartë për qeverinë dhe institucionet në varësi të saj.
Mos bëni lëvizje politike në administratë. Kjo sipas tij, është një nga kriteret më të rëndësishme të BE-së. “Të mos harrojmë se një nga kriteret më të rëndësishme të Kopenhagenit për t’u realizuar anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është një administratë publike funksionale, e cila nuk duhet të vuajë më nga largimet e nëpunësve nga puna për motive politike”, tha ambasadori gjerman.
“Gjermania dhe partnerët ndërmbëtarë kanë shpenzuar shumë për trajnimet e administratës publike në Shqipëri”, tha ndër të tjera kryediplomati gjerman.