Ambasadat tona vetëm emrin kanë ambasada!..

0
67

Gjin Musa

Tashma ambasadoret e Berishes dhe te Nishanit, po punojne me perkushtim, per ta perkeqesuar imazhin e Shqiperisë. Presidenti i Republikes z. Nishani tashma i dalur publikisht ne lufte me qeverinë, po ben te pa munduren qe te damtoje imazhin e vendit ne sy te nderkombetareve.
Po a mendon ky President partiak, se çdo loje politike ne diplomaci, ka nji kosto jo te vogel?
Pensionistet e Berishes kane ngulur kambe si gomari ne balte, nuk po duan te largohen nga postet e ambasadoreve.

Eshte per te ardhur keqe qe ne Romë, ne kryeqytetin e Italisë, ambasada e Shqiperis prane selisë se Shejt ne Vatikan po bene vitin qe eshte pa Ambasador.
Presidenti i Republikes, me bekimin e Berishes po bene te pamunduren qe t’i perkeqesoje mardhaniet e >Shqipërisë me Selinë e shejte te Vatikanit e kjo situatë është absurde.

Shqiperia nuke eshte ne gjendje lufte,qe zoteri Nishani te mose dekretoje ambasadoret e propozuar nga kryeministri, kujt i sherbejne keto veprime anti ligjore?mose valle Presidenti ka vendosur te zbatoje me rreptesi porosit e Berishes?nji veprim sai pa moraleshem po aqe i turpeshem per nji President.

Po ti propozonte Berisha rrugacet e vete neper selit e konusullatat tona jashte vendit, presidenti me nji here do jepte ok.
Jemi ne demokraci, si te ketillë duhet t’i nenshtrohemi rregullave te lojes, çdo qeveri ka tagrin e vete per reforma edhe ne diplomaci, ku per fatin e keqe ne tete vite eshte sektori mai korruptuar.

Berisha dhe Jozefina i kishin kethyer selit tona diplomatke ne cerdhe te korrupsionit familjar.
Tashma dihen publikishte se siu emeruan ambasadoret tane jashte vendit,ata qe deshti Berisha dhe Jozefina,deri edhe shoferet e droges ishin te lidhur me rrjetin familjare te oborrit te partis demokratike.

Nji realitet i hidhur, po i vertet, ne sy te nderkombetareve dhe te opinjonit publik.
Makinat me targa diplomatike kane mbushur rrugen perpara ambasades tone ne Romë, askushe nuke merakoset per keto makina te dalura jashte perdorimit nga keqe admininstrimi.
Pamja perpara ambasades tone ne Rome eshte sa e turpesheme po aqe denigruese per vete shtetin Shqiptar.

Futesh ne zyrat e konsullates tone po ketu ne Rome, na kujtojne qelit e burgjeve komuniste, “konsullat” ne ate bodrum te llahtarshem, nji pa pasterti, mure te pa lyera, nji ere myku qe te ze frymen.
Emigrantet duhet te sorodhaten me ore te tera per nji certifikate apo nji dokument tjeter,mandate e kupona pagese, duhet te pres dyereve te bankes Italiane per nji pagese qe fare thjesht duhej te behej ne zyren e konsullates.

Qeveria e re dhe ministri aktual i jashtem z. Ditmir Bushati duhet te operojne urgjentisht, duhet thyer bllokada Nishani.
Diplomacia eshte figura e shtetit, po ne se klaneve Berisha-Nishani ju shkon pershtat prishja e imazhit te te Shqiperisë tani ne prag te marrjes se statusit, qeveria ka te gjithe forcen ligjore dhe morale t’i thot jo kesaj maskarade.

Ambasada e Shqiperis prane selis se Shejte ne Vatikan ka nji zonje te cilen nuke dua ta paragjykoje, ajo dihet se eshte ne ambasad nga Berisha, si motra e Aleksander Frangajt, po une dua te beje me dije ministrin e jashtem dhe qeverin se kjo ambasad eshte preje kohesh pa nji shofer.

Me pake fjale po me shume shqetesime, diplomacia duhet te ndryshoje nji ore e ma pare,per shkaterrimet dhe abuzimet ne tete vite te behet nji kontolle i hollesishem hetimor.
Me diplomacin nuke behen lojra politike, eshte pasqyra e shtetit ne arenen nderkombetare.
Le te urojme qe sa ma shpejte te bahet reforma ne diplomcin e jashteme, çdo vones vetem damton imazhin tone perpara nderkombetareve.

Kure flase per reforme nuke theme qe duhen larguar te gjithe ambasadoret!ka nga ata qe jane shembulle ne punen e tyre, si bie fjala ambasadori i jone ne Belgjik dhe te tjere punojne me perkushtim jashte bindjeve partiake.
Reforma eshte e domosdosheme atje ku pluhuri eshte bere mullar…