Senad Guraziu
Gjate nje “guglimi” me formularin kerkues te Google (po kerkoja dic ne menyren e avancuar, pra kisha hapur formularin e zgjeruar, dhe testoja gjithe njohurine time te filterimit duke perdorur “+”, “and” “or”… shkurt, gjithe shkencen ne dispozicion per kerkimet ne Internet) me doli nje fraze interesante: “…me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga Interneti”, euuuuu… u bera kureshtar.
Pasi ndoqa linkun zbulova se fjala ishte per nje liber me titull “Anija e dashurise”.
Edhe mund te jete, po thosha mevete, duhet te jete ndonje gje lidhur me “dashurine” – dhe kur ja, sapo u hap faqja u vertetua kjo.
Kisha degjuar dhe me pare per disa poete, shkrimtare shqiptare qe kane publikuar nepermjet botuesit (“hibrid” dhe unik per nga qasja) me emrin LULU [ http://www.lulu.com ]. Nder keta qe kane publikuar nepermjet kesaj shtepie botuese ia vlen t’i pyesim, te interesohemi (anipse per mua disa nga poetet e shkrimtaret ishin fare te panjohur, mirepo kishte dhe qe i njihja, ose qe e njihja pakahume krijimtarine e tyre, si psh. Ndue Ukaj, Fatmir Terziu, Faruk Myrtaj… etj
Libri qe me beri te “ateroje” ne ate faqe, po ashtu me beri dhe te qeshe pakez, ne pershkrimin shkruante nder te tjera:
“…Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti.”
Me vajti buza ne gaz sepse… pervec nese te flitet per “porno-tregime” ne ate liber, perndryshe literatura erotike nuk eshte e “jokeshilluar” as per 17 vjecaret, as per 16 vjecaret, eros-faktori nuk ben dhe nuk mund te perjashtohet nga arti, nga letersia (e gjitha cfare duhet te mos lajthitemi eshte qe “arti, letersia… e sidomos poezia, nuk jane porno” – ehuuuu ka te tille 17 vjecare qe jane me burra se burrecat 27 vjecare, qe jane te martuar dhe qe kane madje femije…
U ndala disa minuta ne faqet e ketij botuesi, bera 2-3 “search” aty direkt ne faqe, por se shpejti e lash, u merzita – nese shenoja si term kerkues ne formular: “shqip” rezultatet e kerkimit me thoshin: 32 results for “shqip”, mirepo nese shenoja “fatmir terziu” me dilte 35 results for “fatmir terziu”, dic nuk shkonte… ndoshta duhet tjera kritere per kerkimin!
Dmth ky duhet te jete nje lloj indikatori… e qarte se kampion i publikimeve ne LULU sido qe te kerkoja do me dilte Fatmir Terziu. E pranoj se nuk i kam lexuar 25-35 librat e Terziut, por disa gjera po, p.sh kam lexuar “Krrokamat” e edhe ndonje tjeter… dhe po ashtu mjaft poezi te tij.
Cfare desha te them ndoshta eshte:
ne LULU librat mund te publikohen edhe si libra fizike (paperpack) edhe si e-book. Nuk po i bej “reklame” sepse as vete nuk kam botuar ndonje liber aty, por nese kjo alternative ju flet dic, nese eshte me ekonomike per xhepin tuaj, pse mos ta konsideroni per ndonje publikim tuaj te radhes. Pse mos te eksperimentoni, ku i dihet… asgje s’ju kushton te provohet.
Nje gje mund t’ju garantoj dhe une (anipse sa i perket shitjeve nuk di gje, nuk di sa shiten librat aty), si promovim i titullit te librit tuaj eshte absolutisht pozitive, qyshkur indeksimi i makines kerkuese te Google do ta “stampoje” mire titullin dhe emrin tuaj ne indeksin e vet – kjo do te thote nese dikush kerkon virtualisht patjeter se do ta gjeje librin tuaj, e pas gjetjes, ku i dihet… ndoshta pason dhe blerja.
Por ky eshte terren i dikujt tjeter, eshte ekspertize e dikujt tjeter, me tutje nuk di gje as une se si vene punet, se si e cfare duhet.
Ta shkruaj kete koment me “inspiroi” pyetja e z. Halit Elshani (Belgjike), ai me kishte pyetur dic rreth permbajtjes se emailit tim te meparshem, e qe kishte te bente (si info) me botuesin elektronik te Prishtines, “Filozofia Urbane”.
————–
…me poshte i kopjova ca tituj, copy & paste nga faqja e publikuesit, por dhe librin “te cilin keshillohet te jeni mbi 18 vjec qe ta lexoni”, librin Anija e Dashurise thjesht sa ta keni idene se per cfare e kisha fjalen me larte
Anija e dashurisë
By Erion Selmani
View this Author’s Spotlight
eBook (PDF), 48 Pages
Anija e dashurisë
Price: $3.70
Një krijim mjaft romantik. Disa turista lundrojnë mespërmes Mesdheut në kërkim të dashurisë.Çfarë do të ndodhi me turistët? Shfletoni librin për më tepër. Mos e humbisni, është mjaft i këndshëm! Për shkak të disa fragmenteve me dashuri, këshillohet leximi vetëm për mosha mbi 18 vjeç. Me i lexuari nga Shqiperia virtuale. 8000 shkarkime nga interneti.