Alma Lama shpjegon me një letër motivet e shkëputjes nga Vetvendosja; janë “politiko-fetare”

0
56

ResPublica.al6 korrik 2013

Në letrën e saj publike, me anë të së cilës deputetja e parlamentit të Kosovës, Alma Lama bënte publik dhe shpjegonte divorcin përfundimtar me lëvizjen e drejtuar nga Albin Kurti, thoshte se “pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që ka qenë pjesë e Vetëvendosjes, shumica e koncepteve dhe parimeve [të saj] janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mire; radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes”.

Në fund ajo nënvizon dhe një arsye, të cilën ajo ka ditë që e ka nxjerrë si shkak të përplasjes me Vetëvendosjen. Ajo shkruan: “Ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës përendimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.”

Për më shumë, ndiqni linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,90,115876

Re.Pu.