Alma Lama: Duan ta marrin pushtetin me dhunë, pasi dështuan me vota

0
89

Zëri, 25 Janar 2015

Depututetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka komentuar incidentin e djeshëm që ndodhi në ndërtesën e Qeverisë, ku disa protestues kanë thuer dritaret e këtij objekti.

Lama duke iu referuar asaj që ndodhi dje, ka thënë se nuk është vështirë të shkatërrosh, por të ndërtosh.

Sipas saj, ata që sulmojnë instutucionet po e bëjnë për ta marrë pushtetin me dhunë, pasi kanë dështuar me vota.

Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e plotë të Lamës në Facebook:

Nuk eshte veshtire te shkaterrosh, por te ndertosh. Ata qe sulmojne institucionet me dhune, nuk mund ta ruajne as Trepcen, as Kosoven,

Ata qe sulmojne institucionet po e bejne per ta marre pushtetin me dhune, pasi kane deshtuar me vota.

Hipokrizia eshte me e madhe sepse nuk u protestua asnjehere ndaj atyre qe deshen ta cojne Trepcen ne falimentim, me date 2 shkurt.

Kuvendi votoi per ta ndalur falimentin dhe nderkohe per te gjetur zgjidhje.

Edhe shfrytezimi politik i nenave gjakovare eshte i turpshem!

Ps. Personat qe futen per te sulmuar apo fyer do te bllokohen dhe fshihen.