ResPublica.al, 10 shkurt 2013
Ju kujtohet Al Gore? Pas një dokumentari të suksesshëm mbi rreziqet e ndryshimit të klimës, ai sapo ka botuar një libër të titulluar: “E Ardhmja, 6 motorë të ndryshimit global“, ku flet për rrezikun që sjellin mediat e ndërkryera nga etja për fitime, ndotja globale, thyerja e privatësisë online, dhe mbi të gjitha degradimi i kapitalizmit. Poshtë kemi përkthyer disa pasazhe nga libri:
Kapitalizmi, sikurse demokracia, duhet të reformohet. Prioriteti për ata që janë dakord se kjo është rruga kyçe për të rivendosur dobinë e kapitalizmit si një mjet për të rimarrë kontrollin e fatit tonë, duhet të këmbëngulin që të ndërtohen mjete të mirëfillta, të plota e të sakta të matjes së vlerave. Të ashtuquajturat “externalities” që injorohen rregullisht në kontabilitetin standart të biznesit duhet të integrohen plotësisht në llogaritjet e tregut. Për shembull, nuk mund ët jetë më e pranueshme që të pretendohet se ndotja e dëmshme nuk ekziston, aty ku u interson disave për fitim dhe për të mos pasur humbje.
Mbështetja jonë e tanishme në produktin e brendshëm bruto (PBB), si busull në bazë të së cilës ne orientojmë zgjedhjet tona të politikës ekonomike duhet të rivlerësohet. Dizajni i PBB-së – dhe sistemet e kontabilitetit të biznesit që rrjedhin prej saj – është thellësisht me të meta dhe nuk mund të përdoret në mënyrë të sigurtë si një udhëzues për vendimet e politikave ekonomike. Për shembull, burimet natyrore duhet t’i nënshtrohen zhvlerësimit dhe shpërndarja e të ardhurave personale duhet të përfshihet në vlerësimin tonë nëse politikat ekonomike kanë prodhuar sukses apo dështim. Kapitalizmi kërkon pranimin e pabarazisë, natyrisht, por “hiper” nivelet e pabarazisë – të tilla si ato që po prodhohen mu tani – janë shkatërruese për të dy, për kapitalizmin dhe demokracinë.
Vlera e të mirave publike duhet gjithashtu të njihet plotësisht – e jo denigruar sistematikisht dhe sulmuar në baza ideologjike. Në një moshë kur mjetet robotike dhe transferimi i punës jashtë kanë eliminuar sistematikisht dhe me një ritëm të shpejtë mundësitë e punësimit privat, restaurimi i niveleve të shëndetshme të kërkesës makroekonomike është thelbësor për një rritje të qëndrueshme. Krijimi i të mirave publike – në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtjen e mjedisit, për shembull – është një nga mënyrat për të siguruar më shumë mundësi punësimi dhe mbështetur gjallërinë ekonomike në këtë epokë të Toka Inc.