Shkruan Rrezart Kalaja
Njoftimi i kërcimit të gazetarit Idriz Morinës nga “Deputeti” Nuredin Lushtaku krijoj një shqetësim tek mediat vendase, por edhe tek popullata, ngase kërcënimi me jetë nga një deputet do te thotë një skandal politik për Kosovën. Sipas shtypit deputeti Nuredin Lushtaku ka bërë shkelje të së drejtës së njeriut, mbi etiken e gazetarisë. d.m.th të vras ty, mbyll gojën, të dhunoj mos reago, të vjedh mos kallëzo, të qes haraç baje, të ç’njerëzoj se jam i fortë e s’ke çka më bën etj.
Se pseudopatriotët si N.Lushtaku dhe soji i lushtakeve tjerë të thirrur në UÇK-se, me çka e injorojnë lavdinë dhe madhështinë e saj, se dita ditës po ju del boja atyre qe po thirren komandant pa qenë fare siç është këto ditë afera e komandanteve me lista te stërzgjatura të pa qenë. Këta ishin dhe mbeten fatkeqësi për Kosovën dhe shqiptarët. Një kërcenim i ngjashëm sikurse zotit Idriz Morinës ju bë edhe gazetares Jeta Xharrës nga Sami Lushtaku i burgosur për kriminalitet ndaj shqiptarëve e jo ndaj Serbisë siç pretendohet t’ja lënë një nder vetit.
Idriz Morina
Nuredin Lushtaku
“Depunteti” Nuredin Lushtaku kërcon z. Idriz Morinën gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Bota Sot” për fjalën e lirë!
Ma së miri këtë e tregon gjendja e Kosovës sot,ku e kane katandisur vendin në skamje dhe mjerim, kur për me pak se 1 vjet, me varfëri ua krijuan rrethanat shqiptarëve të ikën më shumë se 170 mijë shqiptarë nga Kosova, punë të cilen as antishqiptari akademiku serb, Çubrilloviçi nuk arriti ta realizoje me elaboratin e tij antishqiptar. Ne qoftëse këta, shqiptarët i kane sjellë në këtë gjendje, gjë që është e vërtetë, përse këta injorante të paturpshëm i akuzojnë gazetat dhe gazetarët, te cilët në interes të atdheut dhe shqiptarëve shumicë, ua çjerrin maskën atyre që i kanë vene, për t’u fshehur nga populli i vet. Lushtakët, Gecët, Thaçët dhe tjerët si këta, mos të harrojnë kurrë se shqiptarët i përçanë edhe në kohën e luftës bënë fraksione grupore nga e cila u demonstruar edhe në frontet e luftës kundër okupatorit serbo-sllav.
Po këta janë pseudokomandantë e llugave dhe kaçubave…qe në ato momente që amerikanët dhe NATO-ja i ndoqën kanibalët serbosllav nga Kosova, dolën këto egërsira nga llugat e kaçubat dhe ju vërsulen pasurisë së “Popullit dhe Shtetit” e shkatërruan deri në themele!!!
Shteti i shkret Kosova nuk kaloi hiqe ma mire me këto egërsira, “patriotike,” se sa me kanibalët dhe çetnikët e Serbisë që nuk i lanë gjë para shpirti këtij populli të shumëvuajtur. Po shihen rezultatet e punës, marifeteve dhe maskarallëqeve të këtyre kriminelëve antipopullor. Këto po i sheh e tërë bota edhe 15 vjet pas” çlirimit” populli po detyrohet me rroke kokën në dorë për një kafshore buke ma zi se ne kohën e kasapit te Ballkanit Millosheviqit, Rankoviqit etj !!!
Ky dhe të tjerët si ky mund ti krahasosh me ish okupatoret lirisht duke u mbështetur në fakte dhe argumente, që sot e 15 vjet po e terrorizojnë popullin dhe shtetin e Kosovës. Këta janë duke e rrezikuar edhe vete ekzistencën e shtetit me këtë avaz politik dhe kriminalitet që Kosovën, po e vdesin pa të rinj, pa popull, pa perspektivë, pa shpresa qe ma e boshatisen per ta lë veten te qetë!!!