Akademia ‘refuzon’ Rexhep Qosen, pasi ka shkruar kundër kryeministrit

0
17

ResPublica.al, 26 qershor 2012

Para dy ditësh ka dalë lajmi, që thotë se në një veprimtari akademike me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë ftuar shumë vetë (mes të cilëve bien në sy emrat e Kristo Frashërit, Ismail Kadaresë, Arbën Xhaferrit, Francesco Altimari-t nga arbëreshët e Italisë, Pëllumb Xhufit, Arben Putos, Mihal Shmidt-it nga Gjermania, Tito Johalas-it nga arvanitasi t e Greqisë, e shumë të tjerë nga Kosova), por nuk është ftuar Rexhep Qosja. Fillimisht u mor si një informacion i dhënë në shkujdesje e sipër, e për rrjedhojë do të përgënjeshtrohej. Por jo. Informacioni ishte i saktë. Rexhep Qosja nuk është ftuar.

Në fakt, më shumë se sa fakti që nuk është ftuar Qosja, të bën përshtypje motivi pse nuk është ftuar. Na e thotë Arben Puto në një prononcim për Shqipin e sotëm (Puto nuk e justifikon këtë gjë; përkundrazi, e denoncon): “Qosja nuk ka marrë një ftesë, pasi ka njerëz në Akademi që mendojnë se prania e tij do të krijonte probleme me qeverinë; Qosja është shprehur kundër kryeministrit”.

Fiu! Hajde Akademi, hajde! Lind pyetja: A ia vlen të mbahet më këmbë me paratë e taksapaguesve një institucion i tillë? A nuk do të ishte më e udhës që pagat që u jepen akademikëve të tillë sklerotikë të shkojnë për meremetimin e reastaurimin e ndonjë shtëpie të vjetër në, fjala vjen, Berat?

M. Nano