Akademi Përkujtimore kushtuar 4-vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova

0
56

NJOFTIM PËR OPINION

„Presidenti Rugova arriti që të formësoj natyren e vet politike, gjë që me kohë dëshmohej se fjala e tij prej individi kishte arritur të ket peshë të madhe në gjiun e popullit shqiptar në Kosovë, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi më vonë edhe te populli Shqiptar në tërë globin“ tha z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi gjatë fjalës së tij.

Akademi Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare „Nëna Terezë“ në Ängelholm, organizoi Akademi Përkujtimore kushtuar katër vjetorit të ndërrimit jetë të Presidentit historik dhe shpirtëror të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Akademinë të cilën e udhëhoqi moderatorja Miss Kosova 2007/08 zonjusha Yllka Berisha, ku pas himnit kombëtar dhe atij Dardan, e shpalli të hapur z. Enver Jashari anëtar i Kryesisë së LDD-së për Suedi.
Fjalën e rastit për Akademin përkujtimore e mbajti kryetari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi z. Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha:

Akademi Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova

„Pikërisht gjendja e një popullate totalisht e pa organizaur e popullit të Kosovë, pa strategji politike dhe udhëheqje intelektuale që askush nuk diti dhe nuk guxoj që të marr në dorë fatin e tyre para viteve 1989, Presidenti Rugova mori timonin në duartë e tij qysh me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhejtor 1989 në Prishtinë dhe gjendjen e pa organizuar tejet të tendosur e zhvendosi në gjendje të organizuar politike“.
„Presidenti Rugova arriti që të formësoj natyren e vet politike, gjë që me kohë dëshmohej se fjala e tij prej individi kishte arritur të ket peshë të madhe në gjiun e popullit shqiptar në Kosovë, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi më vonë edhe te populli Shqiptar në tërë globin“.
„Mëshira dhe bekimi i Zotit qoft mbi të gjitha figurat e ndritura të Kombit Shqiptar dhe miqt e popullit Shqiptar. I bekuar qoft shpirti i Presidenti Dr. Ibrahim Rugova” përfundoi fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi.

Akademi Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova

Akademisë Përkujtimore i kishin arritur telegrame përshëndetëse nga Akdemik Nexhat Daci kryetar i LDD-së, Adem Salihaj, nënkryetar i LDD-së, Fadil Geci, anëtar i Kryesisë së LDD-së dhe Zize Pepshi, kryetari e LDD-së Dega në Zvicër. Telegramet i lexuan Burbuqe Berisha, veprimtare dhe z. Rrahman Rrahmani, sekretar i LDD-së Dega në Suedi dhe kryetar i SHKSH „Nënë Tereza“në Ängelholm.
Për këtë Akademi regjisori dhe koreografi z. Ahmet Ahmeti, kishte përgaditur një pjesë teatrale e titulluar „Atë ditë kur vdekja ti puthi buzët“ kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Rolet i luajten: Endrit Berisha, Blerina Ahmeti, Arlinda Zejnullahu, Adelina Popova dhe Dafina Berisha.

Akademi Përkujtimore kushtuar Presidentit Rugova

Në librin e përshtypjeve për Presidentin Rugova, po japim disa përshtypjeve të fëmijëve 10 deri në 12 vjeçar.
Albenita Shkupolli shkruan: „I kam 10 vjet, të dua shumë Doktor Ibrahim Rugova President i parë i Kosovës.
Blerina Lyta: ”Jeni President historik i Kosovës”.
Njomza Peci: ”President Rugova, jeni përherë në zemrat tona”.
Marigona Kodra: ”Je Presidenti më i dashur i popullit tonë”.

Për nderë të kësaj Akademie ishte shtruar një koktej për të pranishmit dhe u nënshkruan në librin e zisë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, duke dhënë përshtypjet e tyre për Presidentin.

Komisioni për Informim:
Rrahman Rrahmani.