AK: Berisha do burgoset për vrasjen e qytetarëve më 21 janar

0
37

TemA Online, 7 Shkurt 2013

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kuq e Zi, Myslim Pashaj, ka reaguar për lirimin e autorëve të vrasjes së katër qytetarëve shqiptarë më 21 janar të vitit 2011.

“Aleanca Kuq e Zi dënon me forcë lirimin nga çdo akuzë të përgjegjësve për vrasjet e 21 janarit 2011 ku 4 qytetarë shqiptarë u vranë në sytë në mes të bulevardit barbarisht nga armët e pushtetit të Sali Berishës.

Katër qytetarë shqiptarë u vranë nga armët e Gardës së Republikës me urdhër të shtetasit Sali Berisha dhe kriminelëve që kthyen armët kundër popullit të paarmatosur për të mbrojtur pseudodemokratin dhe regjimin e tij vrastar.

Sali Berisha i ka pasur dhe do t’i ketë përherë duart e lyera me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, të cilët prej 1997 po vriten nga armët që regjimi i këtij shtetasi nuk mundi ti kontrollonte, nga armët pushtetare që me 21 janar 2011 u drejtuan kundër popullit.

Ky shtetas vrastar që drejton qeverinë e Shqipërisë, por jo të shqiptarëve, duhet të përgjigjet për krimet e kryera ndaj popullit shqiptarë dhe do të përgjigjet shumë shpejt. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen dhe me 23 qershor me votën e tyre t’i hapin rrugën ndëshkimit të merituar vrasësit të shqiptarëve.

Sali Berisha nuk i ka mbyllur hesapet me shqiptarët, me largimin e tij nga qeveria ai do të përballet me gjyqin e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet maksimalisht për të gjitha krimet e kryera nga pushtetin i tij ndaj kombit shqiptarë”.

Sali Berisha është gardisti i fundit që do të duhet të paguaje shumë shtrenjtë çdo jetë shqiptarë të vrarë nga armët ogurzeza të pushtetit kriminel dhe vrastar që ai ka drejtuar dhe po drejton”.

Kambanat e krimit pushtetar ranë me 21 janar dhe planet ordinere për pafajësinë e autorëve u kuptuan qartë nga artikulimet e gardistit të fundit, Sali Berishës, por arma me e fortë e shqiptarëve do të jetë vota e 23 qershorit që do t’i shtrojë me tapet të kuq rrugën drejt qelive të burgut 313 diktatorit të fundit të Europës Juglindore”.