Ajet Shala mbyll vitin 2013 me tre botime

1
50

Gjin Musa

Ajet Shala është nji krijues Kosovar, qe punon dhe jeton ne Zvicër prej shume vitesh.
Para pak ditesh ne nji menyre simbolike po shume domethanese, Ajeti promovoi librin e tretë me poezi, pikerisht ne Kosovë, atje ku qendron shpirti dhe mendja e poetit dhe bamiresit Ajet Shala.

Aty ne mesin e krijueseve Kosovarë, ne mes shokesh dhe miqesh, ne mes te bashkemoshatareve te vet, ne mesin e letrareve dhe kritikeve Kosovarë, u shpalosen vlerat krijuese te poetit Ajet Shala.

Tre libra ne nji vite flasin qarte per punen me perkushtim te ketije krijuesi, çdo liber i tij terheq vemendjen e lexueseve.
Krijimet e Ajetit jane sa melankolike, te shkruar me nji mjeshteri do thoja te veçante artistikisht.

Ata qe ishin te pranishem ne pronovimin e botimeve te Ajetit folen me mjaft objektivitet, pa dashur qe te kalojne kufijtë e levdates, qe rendom perdoren levdatat vende e pa vende.
Interesimi per librin e Ajetit sa vjen dhe rritet! Po dikush do thote pse? Përgjigjia eshte e thjesht:: Ajeti jeton me çdo gje te Kosoves, me ajrin, barin, lulet dhe pemet, jeton me hadhet e popullit te vet, jeton prane varreve te luftetareve te Kosoves, di te hedhi ne vargje çdo gje te jetes se perditesheme, di te perjetesoje figurat e kombit, di te kujtoje çdo detaj te jetes se perditsheme.

E shkruara per poetin Ajet Shala tashma eshte ushqimi i dites, aty une nuk di te ngopem me thote ne nji bisedë telefonike Ajeti, kurse ushqimit te tavolines di ti them mjafte per kete vakt! Të resht në te shkruar nuk di kur do i them se u lodha! Po, po nuk di se do arrij t’i them vetes se u ngopa me poezinë, besoj qe kurre! Sepse çdo botim i imi me jep shpirt, me zgjat jeten, te shkruashe per popullin tand, kurre nuk ndjen lodhje.

Une zgjodha disa nga krijimet e poetit Ajet Shala, per t’i botuar teke “Fjala e Lirë”, te cilen e boton miku ime Arben Çokaj. Vertetë kjo gazete eshte tribuna e te vertetes.

TY, SHQIPËRI, TË KAM NËNË

Ty Shqipëri të kam Nënë je në damarët e mi nëpër vena
Yt bir jam e gjakun ta kam borxh, betohem në shqipen me dy krena.

Shqip ku flitet ka themele lashtësia ku babë e nënë thërret fëmija
Që kur foli njerëzia gjuhën shqip e bekoi dhe me të foli vetë Perëndia
Ishim mbretër në Ballkan në Adriatik gjer tej në detin Mesdhe
Pellazgët paraardhësit tanë 2500 vjet para se Krishti të vinte në jetë.
Është kënaqësi të jesh shqiptar e them me krenari e zemër zjarr
Rilind atdheu atëherë kur ribashkohet Shqipëria, si në kohën e lashtë.
Ismail Vlora kur pret një burrë e Baca Isa bie në gjunjë puth flamur.

Të kesh guxim e dashuri ndaj atdheut porosi prej Skënderbeut
Është një borxh që ne e duam Shqipërinë e bashkuar.

Ku i thonë bukë aty ku thonë ujë këmbë të huaj s’do pranojmë
Amanetin si thesar i shtrenjtë na e lanë etërit dhe stërgjyshërit tanë
Me marr trojet anembanë o për ndryshe me vdekur të tanë.

Na pret në radhë Ilirida, gjithë Malësia deri tek Molla e Kuqe
Është e jona Çamëria fustanella drithëron aty kur të marrim nuse
Nënë Shqipëri kështu të dua me një shtet, një komb, një flamur
Është një Zot që kaq të bukur ty të fali gjaku im të qoftë dhuruar.

TË FALEM, O TOKA MËMË!

Të nderoj, o toka mëmë
Që më dhe brumin e pastër
Për ty jap besën e rëndë
Për ty jap ajkën e fjalës.

Sfidoj natën, sfidoj luftën
Bëhem skllav për punë e nder
E shkrij djersën e shkrij trupin
Para flakës mbi fener.

Më djeg shkronja si qiriri
Derdhet syrit lot i mallit
Prushëron si gacë hiri
Para zjarrit te tymtari.

Po më pe një ditë, o tokë
Që të digjem pranë mbarimit
Plis të bardhë më vër në kokë
Që të shuaj mallëngjimin.

Jam sëmurë i gjymtuar
E fytyra ka marrë plagë
Përse vallë na kanë harruar
Pse na ndanë ca barbarë?

Si Kirurgë të Errësirës
Trupin dorën na gjymtuan
dhe u bënë Gjahtarë të Dritës
në pesë shtete na copëtuan.

Si t’i marr këmbët e duart?
T’I lëviz në pyje drurë?
Bash ku lindi fis i gjyshit
Mbi çetinë të ngrej flamurë.

Do luftoj krimin e egër
Qoftë i shtrenjtë çmim i luftës
Gjak i pastër që rrjedh dejesh
Do çurgojë përmes fushës.

Do të shkoj te Sofra Çame
Është bosh e nuk ka burra
Mungon kënga flamurtare
Mungon djepi me ninulla.

Diku ëngjëll, diku dreq
Qënka hasmi im përballë
Në një natë të zezë të vret
Me shami ditës të.. qan.

Jam I lodhur dhe i mpirë
Me ca fjalë që premtojnë
Me ca njerëz të pështirë
ndryshë bëjnë e ndryshe thonë

Ty të falem , tokë e shtrenjtë
Gjunjëulur fytyrëskuqur
Për ty malli fort më djeg
Lot I nxehtë ma njomka bukën.

JETËN BORXH IA KAM ATDHEUT

Brenda atdheut isha plot për tre dekada
Sa të jam gjallë malet e livadhet ia kam në gji
Mua më ka borç dy metra për varr me lule të freskëta
Ndërsa unë i kam dhe jetën e fëmijëve të mi.

1 COMMENT

Comments are closed.