Ajet Nuro: Nënë Tereza do të përjetësohet në Montreal

0
38

Monumenti i Nënë Terezës, projekt i artistit BERNARD LEKGEGAJ

Në numrin e parafundit të gazetës “Shqiptari i Montrealit”, shqiptarëve të Montrealit iu bë e njohur nisma e një grupi shqiptarësh, të mbështetur edhe nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal, për ngritjen e një monumenti të Nënë Terezës në një shesh këtu në Montreal e në të njëjtën kohë krijimi i kushteve që edhe shqiptarët të kenë një kënd të tyrin këtu në metropolin e Kebekut, në Montreal.

Pas shumë muajsh pritjesh, më në fund lajmi i mirë e i shumë pritur erdhi: Minibashkia Sud Ouest pas pritjes pozitive që i bëri kërkesës së shqiptarëve, më në fund ka dhënë përgjigjen pozitive edhe zyrtartarishtë, shqiptarët e Montrealit mund të ngrenë statujën e Nënë Terezës në një shesh pranë metros Monk. Ky, nuk është një lajm i mirë vetëm për shqiptarët e Montrealit por edhe ata që jetojnë në qytete të tjera kanadeze.

Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal e themeluar para 11 vjetësh, ka patur shumë suksese në veprimtarinë e saj (që nuk do të thotë se gjithëçka ka kaluar si në vaj…) por nisma për ngritjen e statujës së bamirëses shqiptare këtu në Montreal dhe patja e një sheshi që shqiptarët mund t’a quajnë të tyre, është padyshim arritja më e madhe.

Një paraqitje kronologjike e kësaj nisme

Duhet thënë që ideatori i kësaj nisme është z. Taulant Dedja që e prezantoi idenë e tij në kryesinë e shoqatës së shqiptarëve këtu në Montreal pas shumë konsultimesh me intelektual dhe veprimtar të këtushëm. Pas vendimit të marr nga drejtuesit e shoqatës shqiptare këtu në Montreal, në datën 7 shkurt 2012, një delegacion i përbërë nga kryetari i shoqatës, Kujtim Ismaili, zonjusha Eleonora Maxhuni dhe zotërinjtë Taulant Dedja, Fatjon Luli dhe Besnik Bashi u takuan me kryetarin e minibashkisë Sud-Ouest z. Benoit Dorais dhe me znj. Huguette Roy, këshilltare.

Pasi ata i folën për Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal dhe veprimtarinë e saj, ata i paraqitën nismën e vendosjes së statujës së Nënë Terezës në një shesh në Montreal, nismë që u mirëprit nga drejtuesit e minibashkisë Sud-Ouest në Montreal.

Pas këtij hapi, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal shpalli më 31 mars 2012, konkursin për realizimin e veprës, monumentit të Nënë Terezës. Në konkurs morën pjesë shumë artistë nga të gjitha hapsirat dhe fitues u shpall Z.BERNARD LEKGEGAJ, Tiranë.

Me vendimin e minibashkisë Sud-Ouest, tani ngelet vetëm realizimi i veprës dhe deri në festën e madhe të flamurit, edhe shqiptarët do kenë një kënd që do u përkas atyre dhe vetëm atyre.Të mos harrojmë se një vepër e tillë kërkon edhe një angazhim financiar të paparë nga ana e shqiptarëve këtu. Le të urojmë që të gjithë do ndihmojnë në kurorëzimin e kësaj nisme madhështore.

Ajet Nuro
Montreal, Kanada, 27 qershor 2012

Më poshtë keni disa nga materialet e lidhura me këtë ngjarje.

N J O F T I M

Keshilli Drejtues i Bashkesise Shqipetare te Kuebekut ne Montreal Njofton si me poshte:
Me daten 20 Maj 2012 , Keshilli Drejtues i Bashkesise ne mbledhjen e organizuar per hapjen e ofertave per konkursin e organizuar nga Bashkesia per realizimin e vepres” Shtatorja e Nene Terezes “.
e cila do te vendoset ne nje nga sheshet e percaktuara nga Keshilli Bashkiak i Arrondissment du Sud -Ouest te Montrealit, pasi studioji te gjitha ofertat e paraqitura nga 5 artiste

1- HYTBI TARRELLI nga Toronto
2- ARBEN NACO me banim ne Athine,
3- PETRIT SPAHIU nga Montreali
4- FLUTURA dhe BESNIK HAXHILLARI nga Montreali
5- ERNARD LEKGEGAJ nga Tirana

si persa i perket kostos , punes dhe nivelit artistik me unanuimitet ;

V E N D O S I

Fituesi i konkursit shpallet artisti nga Tirana Z.BERNARD LEKGEGAJ

K E S H I L L I D R E J T U E S I B A S H K E S I S E

Montreal, me 20 Maj 2012

—————————————

N J O F T I M

Montreal me 26 /06/2012
Te dashur bashkatdhetare,

Bashkesia Shqipetare e Kebekut ne Montreal njofton se :¨
Sot morem njoftimin nga Bashkia e Sud-Ouest se kerkesa per vendosjen e statujes se Nene Terezes ne sheshin e Metrose Monk u aprovua. Statuja qe do te vendoset ne kete shesh do te inagurohet me rastin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise dhe do te perfaqesoje komunitetin tone ne Qytetin e Montrealit.

Me kete rast Bashkesia njofton dhe njekohesisht fton te gjithe anteater e komunitetit tone dhe ata kudo ne Kanada te kontribuojne ne realizimin e ketij projekti. Se shpejti do ju lajmerojme edhe per nr. Llogarise ku ju mund te kontribuoni per kete projekt.

Statuja do te realizohet nga skulptori Bernard Lekgegaj I cili u zgjodh me aprovim unanim nga Keshilli i Bashkesise.

Skulptori Lekgegaj ka realizuar shume vepra arti ne Shqiperi dhe se fundi do kete nderin te realizoje edhe statujen e Nene Terezes ne bronz ne Montreal.

Per c’do information lutemi kontaktoni me kryetarin e Bashkesise
Z. Kujtim Ismaili, tel.: 514 559 4344

KESHILLI I BASHKESISE
Marre nga http://tribunashqiptare.net/?p=7938