Kulturë Nga ANILA ÇULI, 20 Mars 2013
TIRANE – Alma (Ajazi) Bossuet, (foto) është modelja e cila është vendosur prej pak vitesh në Paris ku së bashku me bashkëshortin e saj francez Benoit, kanë ndërtuar jetën aty. Ish Mis-Albania në 99’ në USA, u largua nga Shqipëria vetëm 10 vjeç, ku së bashku me familjen u vendos në Michigan, ku kreu shkollën e mesme dhe më pas universitetin në fushën e diplomacisë.
Jo vetëm kaq Alma është e angazhuar dhe me projekte rreth artit ku vlen të përmendet bashkpunimi me fotografin e njohur Francez Jean Marc Benzaquen. Në një intervistë ekskluzive Alma vjen në një rrëfim për shqiptarja.com mbi jetën e saj të re në Francë, punën e saj, zhvillimet në fushën e artit dhe të diplomacisë. Por jo vetëm kaq…nga Parisi shqiptarja rrëfen shqetësimet dhe problemet që prekin vendin e saj Shqipërinë dhe pse jo një ditë të japë kontributin e saj modest…
Alma, ju një shtetase Shqiptare dhe Amerikane jetoni në Paris prej pak vitesh por jetesa juaj më e madhe i takon Michiganit diçka më shumë si u vendosët fillimisht në SHBA ?
Vendosja ime në Amerikë, ishte merita, ambicja dhe sakrificat e babait tim Hysen. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt të vitit 1991, theu çadrën e izolimit të Shqipërisë. Babai im hyri tek Ambasada Egjyptjane në qeshor të vitin 1991, dhe më pas ai u vendos në Michigan, Amerikë.
Sigurisht në këtë rrugë ai u ndesh me plot sfida, si çdo shqiptar apo prindë që merr rrugën e kurbetit. Jam shumë mirënjohëse ndaj prindërve të mi, duke përgëzuar në të njëjtën kohë sakrificat e prindërve Shqiptarë brenda Shqipërisë po ashtu edhe në Diasporë.
Ju jeni një ndër artistet dhe modelet e njohura në Paris (nga të huajat) sa e vështirë ka qenë të depërtoni në botën e artit sidomos modelingut, në shtëpinë e artit në Paris?
Mbas çmimit të Miss Albania 99’ USA, mund të them që shërbyen si dritare për tu angazhuar në fushën e artit. Nuk do ishte e saktë të them që jam një nga artistet më të njohura këtu në Paris, por ka plot njerëz që kanë komentuar pozitivisht punën time, dhe me plot kureshtje, sidomos reklamën e Chicbook, fotografi bardhë e zi nga fotografi i njohur Francez Jean Marc Benzaquen, ku sjellin një aromë nostalgjie. Qëllimi im nuk ka qenë të merem me art këtu në Paris, por mund të them që ka qenë thjesht fat dhe rastësi që jam angazhuar në më shumë se 6 projekte artistike.
Jeni diplomuar në shkollat më të mira të huaja për diplomaci dhe shkenca politike me mesatare mjaft të lartë, duke qenë fituese e disa çmimeve si « National Deans List », që në këtë çmim hyjnë studentët më të mirë të Amerikës, çmimi International « Optimist aëard », dhe duke qenë një nga 100 personazhet e « Albanian Excellence 2012 », a e ushtroni këtë profesion?
Përsa i përket çmimeve, e kam thënë në disa intervista të tjera, dikush mund te fitoj shumë çmime në jetën e tij/saj, por nuk të bëjnë çmimet ‘njeri’, ose dikush të rëndësishëm. Ajo që e shkëlqen individin është sjellja, edukata, komunikimi me njerëzit dhe dashamirësia. Përsa i përket profesionit aktualisht unë punoj për një kompani Franceze, në fushën e financës.
Kam qenë e angazhuar në fushën e diplomacisë në Paris nga momenti kur mbarova një praktikë intensive në Ambasadën tonë Shqiptare në Paris, dhe më tej mu afrua mundësia për të qenë përkthyese në Conferencën e parë të raportit Dick Marty që u zhvillua në Paris më datën 13 dhjetor 2010. Shpresoj në të ardhmen të angazhohem akoma më shumë me diplomacinë, sepse këtu qëndron pasioni im dhe më shumë se 6 vjet studime në këtë fushë.
Si u ndjet kur të dhuruan «Çmimin Albanian Excellence 2012 » ?
Sinqerisht u preka. Znj. Flora Nikolla dhe stafi i saj, bënë një punë madhështore dhe tepër dinjitoze. Kënaqësia më a madhe ishte kur pashë personazhet e tjerë të « Albanian Excellence » që u ngritën në skenë, dhe kur mora si një dhuratë librin e « Albanian Excellence » me 100 personazhet Shqiptarë që jetojnë në Diasporë të cilët kanë prekur suksese të larta.
Kur i lexon këto faqe, të mbushura me plot histori, të afrojnë një frymëzim, dhe vërteton akoma më shumë sa të aftë janë Shqiptarët, që sado në Diasporë me pune, vullnet, dinjitet kanë arritur piksynimet e tyre, dhe kjo është për tu admiriruar dhe vlerësuar.
Pak më parë u shprehët se nuk do të mund të ndiqnit një aktivitet të zhvilluar aty në Paris, pasi jeni mjaft e zënë cilat janë angazhimet tuaja akltuale?
Ishte nje aktivitet i mrekullueshëm i organizuar nga Rezart Jasa zhvilluar në sallën “Cortot”. Kam shumë respekt për Rezartin, sepse ai mbledh gjirin e kulturës dhe artit Shqiptar, duke e sjellë atë në skenat e Parisit për publikun Shqiptar dhe të huaj.
Janë artistë që unë personalisht i adhuroj, artist tepër të talentuar që shkëlqenjnë nëpër skenat ndërkombëtare, por nuk munda të shkoja pasi kisha obligime pune dhe po ashtu familjare.
Aktualisht jeni e martuar me një francez, diçka më shumë ?
« La vie as belle et l’amour est le miel » jeta është e bukur, dhe dashuria është mjalti, një nga shprehjet e Victor Hugos. Për mua personi që kam në krahë është jeta ime, nuk është nevoja të flas më tej rreth kësaj pyetje.
Ju kanë konsideruar shpeshherë si « ambasadoren » shqiptare të kulturës por, ju vetë a keni bërë përpjekje apo keni pasur ofertë për të qenë pse jo një ambasadore e vërtetë , duke pasur parasysh dhe shkollimin tuaj?
Falenderoj njerëzit dhe gazetaret për këtë vlerësim. Unë e dua Shqipërinë, sa do që jam larguar në moshën 10 vjeç nga gjiri i saj. Kur dikush ka të qëndisur në zemër dashurinë e pastër, mund të kontriboj shumë për vendin e tij, edhe nëse është larg.
Angazhimet e para nga mua në fushën e politikës ka qenë një letër drejtuar presidentit Bill Clinton për luftën në Kosovë, dhe angazhimet në shoqatat e Çamërisë në Amerikë, pasi kjo është një çështje që unë e kam fort në zemër.
Mos harrojmë, se çdo qytetar luan rolin e një ambasadori, që nga mënyra se si sillemi me njerezit në këtë shoqëri, dhe iniciativat që marrim si individë për të rindërtuar një shoqëri të fortë dhe të shëndoshë.
Deri tani nuk kam pasur ndonjë ofertë, por shpresojmë të në ardhmen të bëhet e mundur, për njerëz si unë, dhe shumë individë dhe studentë të tjerë që janë gati të kontribojnë. Politikës Shqiptare i nevojitet brezi i ri, sidomos njerëz që kane mbraruar fushën e shkenca politike. Ka ardhur koha që kjo Qeveri ti hapi portat brezit të ri.
Di që ju edhe shkruani poezi dhe prekni tema të ndryshme shoqërore?
Po e vërtetë, janë poezi dhe shkrime që janë të frymëzuar nga padrejtësitë e jetës, shumica prej tyre prekin gjenocidin e Çamërisë.
A jeni e kënaqur me sa keni arritur?
Njeriu gjithmonë kërkon më shumë, dhe ne kultivohemi nga dita në ditë. Mund të them që jam e kënaqur me veten, sepse për të kapur suksesin kam marrë gjithmonë shkallët, dhe jo ashensorin.
Cilët janë miqtë e tu aty?
Miku kryesor që luan rolin më të madh sigurisht është parteri im Benoit, por sigurisht jam e rethuar me pak miq, që kanë zënë vend në zemrën time, dhe të cilët janë njerëz të mrekullueshëm.
E keni menduar ç’mund të ishit bërë ndryshe, nëse nuk do të ishit kjo që jeni sot?
Mendoj që do isha e njëjta.
A ka probleme në Francë si komunitet çfarë ju shqetëson më shumë aty?
Si çdo shtet edhe Franca ndeshet me problemet e saj ekonomike, politike, dhe shoqërore. Një nga problemet kryesore që diskutohet në Francë janë statistikat e papunësisë që kanë arritur tek 8.8 përqind. Më tej, mua personalisht, më shqetëson shumë kur shikojë, njerëz apo emigrant që flejnë rrugëve të Parisit. Fytyrat e fëmijëve që dridhen nga të ftohtit, më dhimbset.
Një nga filozofitë e jetës time është që njeriut nuk i kushton asgjë të sillet mirë me dikë tjetër dhe të ndihmoj atë. Pra me aq sa kemi mundësi, mund të ndihmojmë të tjerët. Unë e ushtroj këtë ide në ditën e përditshme.
Jeni shpesh në kontakt me Shqipërinë?A e vizitoni shpesh dhe çfarë ju bën përshtypje kur vini këtu?
Për tu kultivuar akoma më shumë me situatën aktuale në Shqipëri, jam lexuese e regullt e shtypit Shqiptar çdo mëngjes. Jam në kontakte të shpeshta me Shqipërinë, pothuajse e vizitoj atë një herë në vite pasi kam pjesëtar të familjes në Tiranë dhe po ashtu në Sarandë.
Sa herë që arrij në aeroport, kam rrahje të forta në zemër, e cila është një ndjenjë gëzimi. Ditët e para takohem me pjesëtarët e familjes, që i kam fort në zemër, dhe pastaj e vërteta është që zhytem në mendime, kur shikoj që sa shumë vuajnë qytetarët shqiptarë në jetën e përditshme. Prekem shumë nga kjo situatë, dhe realiteti i hidhur.
Në intervistat tuaja ju shpreheni se keni një interes të jashtëzakonshëm për vendin tuaj Shqipërinë çfarë ju shqetëson më shumë?
Sfidat që po prekin Shqipërinë dhe qytetarët Shqiptarë janë të shumta, është një temë shumë e thellë dhe e gjatë për të kapur thelbin në këtë intervistë. Korrupsioni i cili është i dukur në çdo aspekt, po e plagos shumë rëndë shoqërinë Shqiptare, po e çon atë në një humnerë.Unë mund të them, që Shqipëria dhe njerëzit jetojnë në një Diktaturë, ku ideja e « Demokracis » shitet tek populli si një iluzion, një stragjedi për të fituar votat dhe pushtetin.
Polikanët kanë tendencën të harrojnë që kanë përgjësi morale ndaj popullit. Po marr një shembull të fundit ku kryeminstri i Bullgarisë zoti Borisov dha dorëheqje, ku më shumë se 25 persona përfunduan në spital gjatë protestave. Ai u shpreh që « Unë nuk do të marr pjesë në një qeveri, ku policia rreh njerëzit, çdo pikë gjaku e derdhur është turp ».
Këtë e konsideroj si shembullin më të lartë të qytetarisë dhe përgjegjësisë. Më fal kam dëshirë t’iu drejtojë vetëm një pyetje tepër të thjeshtë: Çfarë mund të presësh nga një qeveri që vret qytetarët e saj!? E konsideroj 21 janarin, një nga tragjeditë më të mëdha dhe një njollë e errët në faqet e historisë tonë.
Miqtë e tu të huaj janë në dijeni për 21 janarin ?
Sigurisht që po, pasi kjo tragjedi u diskutua shumë nëpër mediat e huaja. Me shprehjen të huajt, pse duhet të investoj unë në Shqipëri, kur shteti vret qytetarët e vet ? Pse drejtësia kaq e verbër dhe e korruptuar? Çfarë lloj sigurie kam unë për biznesin tim ku në Shqipëri flitet vetëm për korrupsion ? Pra është e thjeshtë, Shqipëria duhet të rregulloj politikën e brendshme, të luftoj korrupsionin, të fitoj besimin tek qytetarët, dhe të ringjalli një reputacion pozitiv për të huajt.
Jeni optimiste për të ardhmen e Shqipërisë?
Nuk kam dëshirë të flas bukur për realitetin politik në Shqipëri, pasi do ishte një arsyetim i gabuar, dhe nuk ma lejon ndërgjegja të flas bukur, kur realiteti më dhemb thellë në zemër. Jam e zhgënjyer nga politika Shqiptare. Por në të njëjtën kohë, shpresa vdes e fundit.
Shqipërinë e ka bekuar Zoti, i ka të gjitha potencialet për tu zhvilluar, ka ardhur koha që ajo të eci në rrugën e duhur. Nëqoftëse egziston dashuria për vendin, disiplina ndaj punës, përgjegjësitë që ke ndaj popullit, dhe një moral i fortë politike, janë disa element kryesorë për të ndërtuar Shqipërinë.
Çfarë mendon për politikanët tanë?
Përsa i përket politikanëve, në këtë jetë do vij momenti që të gjithë do gjykohemi nga historia për mirë ose për keq.
Më Kujtohen disa fjalë të mbajtura nga Hillary Clinton në Parlamentin Shqiptar, kur ajo u shpreh.
“Njerzit më bëjnë pyejten shpesh: Si mund të bashkëpunosh me Obamën, kur ju ishit kundërshtarë për zgjedhjet presidenciale në Amerikë”? Ajo u përgjigj: “Po është e vërtet, por ne kemi diçka shumë të fortë që na bashkon, dhe ajo është dashuria për Amerikën”.
Pra, dua që unë të theksoj, politikanët Shqipëtarë sa do që mund të kenë bindje të ndryshme politike, sa do që mund të kenë kundërshtarë, duhet të punojnë së bashku për të mirën dhe të ardhmen e Shqipërisë.
23 Qershorin si e sheh ?
E pres me aspiratë të lartë këtë datë, duke shpresuar që zgjedhjet të jenë të ndershme, pa manipulime, pa korrupsion dhe ku zëri i popullit të dëgjohet. Ndonjëherë populli harron që ka një fuqi tepër të madhe, populli shqiptar nuk duhet ta harroj këtë gjë datën 23 qershor.
Është ky momenti që Qeveria të rifitoj besimin e thyer tek qytetarët dhe të vërtetoj tek sytë e botës sa e aftë është të krijoj zgjedhje të ndershme dhe të lira.
Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)